Monday’s Iran Mini Report – September 17, 2018

SHBA mohon takimin e fshehtë me Iranin

Ambasada amerikane në Irak i ka mohuar raportet se një i dërguar presidencial amerikan dhe një komandant i lartë ushtarak iranian ishin takuar fshehtazi në Irak.

OKB Gjenevë, 30-Vjetori i Masakrës së Vitit 1988 në Iran

 

E premte, 14 shtator 2018. 30 vjet pas masakrës së 30000 të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988, u mbajt një konferencë në zyrat qendrore europiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Kjo konferencë ishte sponsorizuar nga Organizatat e mëposhtme Jo-Qeveritare:

Sanksionet Amerikane mbi Regjimin Iranian Fillojnë të Kenë Efekt

 

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli më herët këtë vit se Shtetet e Bashkuara do të dilnin nga pakti bërthamor i Iranit i vitit 2015. Në të njëjtën kohë, ai shpalli se sanksionet do të rivendoseshin. Departamenti amerikan i Shtetit më pas shpalli se priste që të gjitha vendet t’i çonin në zero importet e naftës iraniane deri përpara nëntorit.

Zëvendës-Presidenti i Iranit: Sanksionet Amerikane Kundër Nesh Janë “Shumë të Efektshme”

Zëvendës-presidenti i parë i Iranit, Es’haq Jahangiri, pranoi të martën më 11 shtator, se sanksionet amerikane kundër Iranit kanë qenë “shumë të efektshme”.

SHBA Paralajmëron Iranin që të mos Sulmojë Amerikanët në Irak

SHBA ka paralajmëruar në mënyrë shumë të qartë Iranin që Regjimi dhe aleatët e tij të mos tentojnë të sulmojnë amerikanët në Irak apo në përgjithësi në Lindjen e Mesme.

Sanksionet e Naftës Kanë Filluar që Tani ta Dëmtojnë Regjimin Iranian

Prodhimi iranian i naftës krudo ra përsëri në gusht, kryesisht falë kërcënimit të sanksioneve amerikane mbi industrinë e tij të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në nëntor, ndërsa Energy Information Administration raporton se pakësimi i naftës iraniane mund të çojë në një rritje të madhe në çmimet e naftës.

Mbyllen Mbi 1,000 Llogari të Regjimit Iranian në Mediat Sociale

 Facebook, Twitter, dhe YouTube kanë bllokuar shumë llogari dhe kanale të lidhura me regjimin iranian pak javë më parë. Google bllokoi tridhjetë e nëntë kanale të lidhura me organizatën kombëtare televizive të Iranit (IRIB) në YouTube, dhe Facebook mbylli 562 faqe që besohej se i përkisnin regjimit iranian.

Grevat Pushtojnë Provincat Perëndimore të Iranit

12 shtator 2018 – Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka përshëndetur njerëzit që po bëjnë greva  në qytetet e provincave perëndimore të Iranit.

Vendimi për Valën e Re të Komploteve Terroriste në Europë Është Marrë në Nivelet më të Larta në Teheran, Sipas një Zbulimi të Ri

 Në një konferencë për shtyp në Londër sot, zyra përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Mbretërinë e Bashkuar ka ekspozuar detaje lidhur me përfshirjen e zyrtarëve të lartë dhe institucioneve të regjimit në komplotet terroriste në territorin europian, me zinxhirin e komandës në këto komplote dhe me procesin e vendim-marrjes së tyre.

Iran: Grevat Pushtojnë Provincat Perëndimore

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka përshëndetur njerëzit që po bëjnë greva  në Urmia, Kermanshah, Sanandaj, Mahabad, Saqqez, Baneh, Marivan, Oshnavieh, Paveh, Piranshahr, Sardasht, Bukan, Naghadeh, Javanrood, Kamyaran, Sarpol-e Zahab, Qasr-e Shirin, dhe Ghorveh. Ajo përshëndeti gjithashtu të gjithë popullin e Kurdistanit iranian që është ngritur në protestë ndaj sulmeve me raketa dhe ekzekutimeve kriminale të ditëve të fundit.