Sali Berisha flet në Samitin për Lirinë e Iranit: Fushata demonizuese e regjimit iranian kundër MEK tregon se mullahët iranianë janë më të dobët se kurrë  

3901

 

Mesazh nga ish-presidenti i Shqipërisë dhe ish-kryeministri  Sali Berisha

E nderuar Zonja President Rajavi

Të nderuar zyrtarë të lartë, qeveritarë dhe parlamentarë, kongresmenë, senatorë, miq të shquar të Rezistencës Iraniane.

Luftëtare të lirisë pjesëmarrës në Free Iran Global Summit.

Zonja dhe zoterinj,

Është një nder dhe privilegj i veçantë për mua të përshëndes Zonjën Presidente Ranjavi dhe të gjithë drejtuesit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, anëtarët dhe mbështetësit e lëvizjes tuaj të fuqishme për Iranin e Lirë, të gjithë ata që marrin pjesë në këtë ngjarje nga dhjetëra vende të botës dhe t’i uroj Samitit Global të “Iranit të Lirë” sukses të plote në punimet e tij.

Të dashur miq, viti 2020 është njëri prej viteve më të vështira për njerëzimin, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19, nga e cila vuajtën deri sot 14 milionë njerëz dhe afro 600 mijë humbën jetën.

Por ky vit, më i rëndë se për të gjithë të tjerët ka qenë për bashkatdhetarët tuaj në Iran, të cilët u përballën krahas pandemisë të pakontrolluar, dhe me shtypjen e egër, diktaturën teokratike të mullahëve me vrasjet, torturat, burgosjet e qindra dhe mijëra anetarëve dhe mbështetësve të lëvizjes tuaj nga ky regjim barbar.

Por me gjithë këto mendoj se ky samit e gjen rezistencën tuaj si e vetmja shpresë reale për çlirimin e kombit tuaj më të fortë dhe më afër në realizimin e qëllimit të saj madhor, Irani i lirë.

Kryengritja e nëntorit të vitit 2019, në të cilën ranë për t’u bërë të pavdekshëm 1500 bijë dhe bija, martirë të lirisë së kombit tuaj, tronditi thellë themelet e regjimit të mullahëve.

Ndëshkimi i merituar i kryeterroristit të Lindjes së Mesme, gjeneralit famëzi Qasem Suleimani i dha një goditje fatale mburojës së jashtme të regjimit obskurantist të tyre.

Rezoluta e fundit e Kongresit të SHBA dhe rezoluta e paraqitur nga qeveria e SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB ka ngritur në një nivel të ri ndërkombëtar dënimin për regjimin diktatorial të Iranit dhe mbështetjen nderkombëtare për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit dhe planin e Zonjës Presidente Ranjavi për një Iran të lirë, demokratik, sekular dhe jo-nuklear.

Po kështu, seria e akteve të fuqishme të sabotimit të kohëve të  fundit në objekte nevralgjike për mullahët, dëshmojnë se sot regjimi i mullahëve është më i dobët se kurrë dhe se ai po shkon drejt fundit që diktaturat meritojnë.

Për të gjitha këto, besimi i kombit tuaj te Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Zonja Presidente Ranjavi dhe tmerri i regjimit nga lëvizja juaj e lirisë, janë më të mëdha se asnjëherë më parë.

Unë ndjehem krenar që mbështes lëvizjen tuaj dhe që Shqipëria është sot dheu i juaj i dytë, dhe kam vlerësuar dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Tirana, por prerja e plotë e lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve mendoj se do të ishte përgjigjia më e merituar ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër jush, që jetoni këtu në besën e kombit shqiptar, është e domosdoshme.

Duke përfunduar, shpresoj dhe uroj që në një të ardhme të afërt ky Samit të mblidhet në Teheran, kryeqytetin e Iranit të lirë. Suksese!

Sali Brisha, former Albanian prime minister---