Tuesday, March 19, 2024

Gjenerali James Jones, Këshilltari i parë për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Barack Obama dhe ish-Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, në një event online të Rezistencës Iraniane

Nuk ka dyshim që Irani është mbështetësi numër një i terrorizmit në shumë anë të botës. Nuk ka dyshim që qëllimi i tij final është të ndërtojë armë bërthamore. Ky regjim e ka identifikuar veten si armiku i popullit.

Navid Afkari u ekzekutua pavarësisht protestave globale. Kanë komplotuar për të vrarë një ambasador amerikan. Nuk ka asnjë dyshim se çfarë është dhe çfarë ka qenë Irani gjatë dekadave të fundit. Pyetja është, çfarë duhet të bëjmë lidhur me këtë?

Marrëveshja aktuale e ekzekutuar në Uashington do ta trondiste Teheranin sepse rrethi i shteteve që janë në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me atë që po bën Irani po zgjerohet me hapa të mëdhenj.

Duhet të ketë më shumë izolim të liderëve të Iranit. Ata nuk duhet të mirëpriten në vendet që mbështesin lirinë dhe demokracinë. Duhet ta mbështesim popullin iranian. Duhet ta mbështesim NCRI-në dhe popullin e Iranit. Janë ata që do ta rrëzojnë regjimin. Ata do të hapin një epokë të re në historinë e Iranit.

E vlerësoj thellësisht udhëheqjen e zonjës Rajavi dhe planin e saj xhefersonian me dhjetë pika.

Gen James Jones, the first National Security Advisor to President Barack Obama and the former Supre