Tuesday, March 19, 2024

Publikohet “1000 Yje,” një libër për rolin e Grave Iraniane në Lëvizjen e Rezistencës.

 

Në korrik të këtij viti, në Shqipëri është botuar libri me titull “1000 Yje” nga Znj. Diana Çuli. Ky libër flet për rolin e grave iraniane në Lëvizjen e Rezistencës. Libri është botuar nga shtëpia botuese Toena dhe është shpërndarë në librari të qyteteve të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Libri ‘1000 Yje” përbëhet nga 15 kapituj. Znj. Çuli nisi ta shkruante këtë libër pasi mësoi për rolin udhëheqës të grave në Rezistencën Iraniane për herë të parë në tubimin e madh në 2015-ën në Berlin.  Më pas, ajo studioi situatën politike në Iran dhe rolin e grave në diktaturat e monarkisë dhe të mullahëve. Me një penë të bukur dhe elokuente, ajo shkruan për vuajtjet e grave iraniane dhe për Rezistencën Iraniane përmes vrojtimeve të saj të drejtpërdrejta.

Në pjesë të ndryshme të këtij libri, Diana Çuli rrëfen për betejën e grave iraniane për liri dhe demokraci në Iran, dhe flet për rolin e grave tek Muxhahedinët nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t, Presidentes së zgjedhur të Rezistencës Iraniane, si dhe ndan mendimet e aspiratat e saj.

Znj. Diana Çuli lindi më 13 prill 1951 në Tiranë. Ajo u diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1973. Në 1990-ën, ajo u bë presidente e Forumit të Pavarur të Gruas, ndërsa në vitin 2004, u bë presidente e Federatës Shqiptare të Grave. Që në 2006-ën, ajo ka përfaqësuar Parlamentin Shqiptar në Asemblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe është aktiviste për të drejtat e gruas në Shqipëri.

Në 1970-ën, Diana Çuli publikoi librin e saj të parë, “Ndërgjegjja.” Ajo ka botuar shumë vepra letrare, duke përfshirë tetë libra, romane, dhe skenare.

Znj. Diana Çuli është njohur me Rezistencën Iraniane dhe Muxhahedinët, të cilët kanë ardhur në Shqipëri që në 2014-ën.  Nisur nga njohuritë e saj lidhur me Muxhahedinët dhe Rezistencën Iraniane, ajo e mbështet fort lëvizjen e udhëhequr nga Znj. Maryam Rajavi. Ajo ka marrë pjesë në shumë seminare të Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në vendet europiane dhe në Shqipëri.