Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion i gjerë i organizatave dhe grupeve demokratike iraniane, dhe personaliteteve të shquara. Ai është themeluar në vitin 1981 në Teheran, Iran, me iniciativën e Massoud Rajavi, udhëheqësi i Rezistencës Iraniane.
PARLIAMENT NË MËRGIM
KKRI-ja është një parlament në mërgim pluralist dhe gjithëpërfshirës që përbëhet nga shumë se 500 anëtarë, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe fetare si: kurdët, balukët, armenët, çifutët dhe zoroastrianët, që përfaqësojnë një spektër të gjerë të prirjeve politike në Iran. KKRI-ja synon krijimin e një republikë laike dhe demokratike në Iran bazuar në ndarjen e fesë nga shteti. Gratë përbëjnë 50 për qind të anëtarëve të Këshillit. Janë pesë organizata të përfaqësuara nga KKRI-ja, duke përfshirë Organizatën Popullore të Moxhahedinëve të Iranit (PMOI / MEK) grupi më i madh i rezistencës në Iran. Të gjithë anëtarët e Këshillit kanë një votë. Të gjitha vendimet miratohen me një shumicë të thjeshtë.
QEVERIA E PËRKOHSHME –GJASHTË MUJORE
25 komitetet e Këshillit formojnë bazën për një qeveri koalicioni të përkohshme pasi të jenë rrëzuar mullahët. Kryetari i çdo komiteti është një figurë e shquar politike që është ekspert në këtë fushë. Qeveria e përkohshme do të jetë në pushtet vetëm për gjashtë muaj dhe përgjegjësia e saj kryesore është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për Asamblenë kombëtare legjislative dhe kushtetuese, si dhe transferimi i pushtetit te përfaqësuesit e popullit iranian.
PRESIDENTE E ZGJEDHUR
MaryamRajavi është Presidentja e zgjedhur e KKRI-së për periudhën e tranzicionit. Detyra e saj është mbikëqyrja e transferimit paqësor të pushtetit te populli iranian pas rrëzimit të regjimit.
FRONTI KOMBËTAR I SOLIDARITETIT
Në nëntor të vitit 2002, KKRI-ja miratoi një plan për të formuar Frontin Kombëtar të Solidaritetit për të përmbysur diktaturën fetare në Iran. Fronti do të përshijë të gjithë iranianët që marrin pjesë në fushata për ndryshimin e regjimit dhe krijimin e një republike laike. Znj. Rajavi e përkufizoi frontin si “një reflektim i thellë demokratik i të gjithë popullit iranian, pavarësisht ideologjisë, fesë apo përkatësisë etnike që tejkalon të gjitha interesat partiake dhe politike.” Ajo tha se Fronti “shpreh vendosmërinë e palëkundur të popullit iranian për të përmbysur regjimin çnjerëzor të mullahëve.”
Platforma:
TË DREJTAT E NJERIUT
KKRI-ja është e përkushtuar ndaj heqjes së dënimit me vdekje dhe i përmbahet Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe konventave përkatëse, që përfshirë lirinë e shoqërimit, lirinë e mendimit dhe të shprehjes, e mediave, partive politike, sindikatave, këshillave, feve dhe besimeve, lirinë e profesionit, dhe parandalimin i çfarëdo shkeljeje të të drejtave dhe lirive individuale dhe shoqërore.
GRATË
KKRI-ja njeh “të drejtën e grave për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në të gjitha zgjedhjet, si dhe të drejtën e votës në të gjitha referendumet,” “të drejtën për punësim dhe në zgjedhjen e lirë të profesionit, si dhe të drejtën për të pasur mundësi punësimi në presidencë apo gjykatë” , “të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen dhe të mbuluarit” “të drejtën për të përdorur, pa diskriminim, të gjitha burimet mësimore, edukative, sportive dhe artistike; të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha garat atletike dhe aktivitetet artistike.”
EKONOMIA
Këshilli pranon kapitalizmin kombëtar dhe ekonominë e tregut, pronën private dhe investimet. Ai thekson nevojën për të shfrytëzuar të gjitha arritjet e fundit shkencore dhe teknologjike dhe i konsideron marrëdhëniet me botën e industrializuar si të nevojshme për të rindërtuar ekonominë e Iranit.
LIRIA FETARE
KKRI-ja beson në ndarjen e fesë nga shteti. Në bazë të ratifikimeve të tij, “të gjitha format e diskriminimit ndaj përkrahësve të feve të ndryshme dhe në gëzimin e të drejtave të tyre individuale dhe sociale janë të ndaluara. Asnjë qytetar nuk duhet të gëzojë privilegje apo të jetë subjekt i ndonjë privimi për sa i përket zgjedhjeve, votimit, punësimit, arsimit, të emëruarit gjyqtar, ose lidhur me të drejta të tjera individuale dhe fetare për shkak të besimit, apo mos besimit në një fe ose sekt të caktuar.”
PAKICAT KOMBËTARE
KKRI-ja njeh të drejtat e të gjitha pakicave etnike dhe kombëtare. Ai ka miratuar një plan për autonominë e Kurdistanit iranian, duke specifikuar se “administrata e të gjitha çështjeve të rajonit autonom të Kurdistanit,” me përjashtim të atyre që lidhen me politikën e jashtme, mbrojtjen kombëtare, sigurinë kombëtare, tregtinë e jashtme dhe doganat, “që janë pjesë e juridiksionit të institucioneve të pavarura. ”
MARDHËNIET NDËRKOMBËTARE
Politika e jashtme e Këshillit është bazuar në pavarësinë, respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, konventat dhe traktatet ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. KKRI-ja mbështet procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe është e angazhuar ndaj ruajtjes dhe mbrojtjes së paqes dhe qetësisë në rajon dhe dënon çdo agresion dhe ekspansionizëm. Këshilli kundërshton përhapjen e bombave bërthamore dhe prodhimin e armëve për shkatërrim masiv dhe raketave balistike.