Friday, September 20, 2024

SHBA Paralajmëron Iranin që të mos Sulmojë Amerikanët në Irak

SHBA ka paralajmëruar në mënyrë shumë të qartë Iranin që Regjimi dhe aleatët e tij të mos tentojnë të sulmojnë amerikanët në Irak apo në përgjithësi në Lindjen e Mesme.

Të martën më 11 shtator, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, nxori një  deklaratë që premtonte se SHBA do të “përgjigjej shpejt dhe vendosmërisht” ndaj vdekjes apo plagosjes së cilitdo amerikani në Irak si rezultat i veprimeve të Iranit apo aleatëve të tij, në vijim të sulmeve të ditëve të fundit mbi komplekset diplomatike amerikane.

Shtëpia e Bardhë shkruante: “Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë regjimin e Teheranit përgjegjës për çdo sulm që rezulton në plagosje të anëtarëve të personelit tonë apo në dëmtim të objekteve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Amerika do të përgjigjet shpejt dhe vendosmërisht në mbrojtje të jetëve amerikane.”

Është e rëndësishme të përmendet fakti se kjo është e vetmja mënyrë për t’u përballur me Regjimin Iranian. Ai nuk ka vepruar asnjëherë në përputhje me standartet botërore të diplomacisë e të mirësjelljes përmes politikës së dështuar paqësore të Perëndimit.