Monday’s Iran Mini Report – September 17, 2018

1313

SHBA mohon takimin e fshehtë me Iranin

Ambasada amerikane në Irak i ka mohuar raportet se një i dërguar presidencial amerikan dhe një komandant i lartë ushtarak iranian ishin takuar fshehtazi në Irak.

“Ambasada është në dijeni të raporteve të rreme mediatike që thonë se i Dërguari Special Presidencial Brett McGurk dhe një Gjeneral iranian janë takuar për të diskutuar formimin e një qeverie të re irakene. Këto raporte janë lajme të rreme. Nuk ka ndodhur asnjëherë një takim i tillë,” ka postuar Charles Cole, zëdhënësi i ambasadës amerikane, në llogarinë në Twitter të misionit diplomatik.

 

Një video e tmerrshme tregon një person të varur në vinç në Iran si ekzekutim publik

Mediat sociale iraniane kanë shpërndarë një video ku tregohet ekzekutimi brutal i një të riu që varej duke u ngritur pezull nga një vinç përpara syve të publikut.

Aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët kanë shpërndarë videon e incidentit, kanë thënë se ka ndodhur të premten në qytetin Marvdasht, në jug të Iranit.

Raportohet se i ekzekutuar ishte 26 vjeç, dhe ishte burgosur që në moshën 13 vjeçare.

 

Një i Burgosur në Zahedan Dënohet me Varje me Akuza për Drogë e Armë

Arafi Reigi, një i burgosur 32-vjeçar në Godinën 5 të Zahedanit, është varur herët mëngjesin e sotëm, më 15 shtator, 2018.

Reigi kishte qenë në burg për gjashtë vjet, i akuzuar për trafikim droge e përplasje me armë, dhe e kishte mohuar gjithmonë akuzën e dytë. Sipas një burimi konfidencial, Reigi ishte thirrur më 12 shtator, supozimisht për t’u transferuar në një qendër burgimi të Ministrisë së Inteligjencës. “Por,” thotë burimi, “ai u dërgua në një qeli të izoluar për të pritur ekzekutimin.”