Saturday, July 27, 2024

Parlamentarë Britanikë nga të Dyja Partitë Mbështesin Fort Protestat e Iranit

Dhoma e Komunave, të martën, më 21 janar; Parlamentarë nga të dyja partitë dhe Anëtarë të Dhomës së Lordëve diskutuan politikën e ardhshme të Britanisë ndaj Iranit, pas protestave të fundit në atë vend.

Folësit nga të dyja partitë theksuan se valët e protestave popullore në mbarë Iranin që nga dhjetori 2017, me thirrje kundër regjimit, Liderit Suprem Ali Khamenei, dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), demonstrojnë refuzimin e publikut ndaj regjimit në pushtet dhe një kërkesë mbarëkombëtare për ndryshim regjimi dhe për të themeluar një Iran të lirë e demokratik.
Parlamentarët britanikë mbështetën fuqishëm protestat e Iranit të cilat vazhdojnë në mbarë vendin pavarësisht përgjigjes brutale të regjimit, përmes së cilës IRGC dhe Forcat e Sigurisë kanë vrarë të paktën 1,500 protestues, arrestuar 12,000 dhe plagosur 4,000.
Në një mesazh me video në këtë konferencë, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Ju falenderoj që e mbështetni kryengritjen e popullit të Iranit duke e nxitur qeverinë tuaj për të ndërmarrë një politikë decizive kundër regjimit iranian dhe për ta njohur të drejtën e popullit iranian për rezistencë. Kryengritja e Iranit nuk do të ndalet. Beteja e popullit të Iranit, njësive të rezistencës, dhe e të rinjve të rebeluar do të vazhdojë për t’i dhënë fund fashizmit fetar.”