Thursday, March 28, 2024

Sanksionet e Naftës Kanë Filluar që Tani ta Dëmtojnë Regjimin Iranian

Prodhimi iranian i naftës krudo ra përsëri në gusht, kryesisht falë kërcënimit të sanksioneve amerikane mbi industrinë e tij të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në nëntor, ndërsa Energy Information Administration raporton se pakësimi i naftës iraniane mund të çojë në një rritje të madhe në çmimet e naftës.

Eksportet ditore të naftës së Iranit ranë në 3.52 milion fuçi në ditë (f/d) në gusht, një zbritje masive prej 200,000 f/d krahasuar me korrikun. Prodhimi iranian i naftës ka rënë me një shifër prej 310,000 f/d që nga prilli, falë vendimit të Donald Trump për ta nxjerrë SHBA-në nga pakti bërthamor iranian në maj dhe për të rivendosur sanksionet mbi Iranin.

Raundi i parë i sanksioneve, i cili hyri në fuqi në fillim të gushtit, kishte në shënjestër aftësinë e Iranit për të përdorur dollarin amerikan si dhe industrinë e tij të eksportit, por raundi i dytë, që do të fillojë në nëntor, do të ketë në shënjestër industrinë iraniane të naftës dhe Bankën Qendrore.

Administrata Trump u betua se do t’i çonte në zero eksportet iraniane të naftës përpara fillimit të sanksioneve dhe është mbështetur fuqimisht në aleatët e saj në Europë dhe Azi për t’i bindur që t’i ndërpresin lidhjet me Iranin.

Është e rëndësishme të përmendet se industria e naftës përbën pjesën më të madhe në GDP-në iraniane, por është gjithashtu e rëndësishme të kujtohet se paratë e fituara nuk shkojnë për popullin iranian, por shpenzohen për represion brenda vendit dhe për veprimtaritë terroriste të Regjimit. Këto sanksione po dëmtojnë mullahët, jo popullin.