Friday’s Iran Mini Report – September 21, 2018

Protestat e Iranit Marrin Mbështetje në New York

‘Protestat e Iranit marrin mbështetje në New York’ është një event që do të organizohet nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikanë (OIAC).

Me Rënien Përfundimtare të Mullahëve, MEK Dëshiron të Themelojë më në Fund një Demokraci

 

Todd Wood ka qenë kohët e fundit në Shqipëri, ku ka eksploruarluftëtarët iranianë për lirisiç i quan ai. Vrojtimet e tij janë interesante dhe informative. Më poshtë vijon teksti i plotë i artikullit që ka shkruar ai, ndërkohë që synon të shkruajë më shumë rreth zbulimeve të tij.

Pohimet De Facto të Zyrtarëve të Regjimit Iranian: Programet e Al-Jazeera English dhe Channel 4 Kundër PMOI-së Janë Planifikuar nga Regjimi

 

Pas një fushate të ndryrë disa-javore kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) nga agjentët e mercenarët e regjimit klerikal që operojnë nën maskën e reporterëve të britanikut Channel 4 dhe Al-Jazeera English, Ministri i Jashtëm i regjimit, Javad Zarif,

Regjimi Iranian Është Shteti Kryesor Sponsorizues i Terrorizmit në Botë: Raportet Amerikane të Vendeve mbi Terrorizmin 2017

 

Raportet e Vendeve mbi Terrorizmin 2017 dorëzohen në përputhje me Titullin 22 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, Seksioni 2656f (“Akti”), sipas të cilit i kërkohet Departamentit të Shtetit që t’i dorëzojë Kongresit një raport vjetor të plotë e të hollësishëm mbi terrorizmin për ato vende dhe grupe që plotësojnë kriteret e Aktit.

Franca Nuk Do Të Emërojë Një Ambasador Të Ri Në Teheran Pas Komplotit Me Bombë Në Paris

 

PARIS (Reuters) – Franca nuk do të emërojë një ambasador të ri në Teheran pa marrë informacion nga Irani për sa i përket një komploti të parandaluar për të bombarduar një tubim të opozitës iraniane në Paris qershorin e shkuar, thanë zyrtarët francezë të mërkurën.

Kompanitë Ajrore Europiane Anullojnë Fluturimet për në Iran

 

Brenda një periudhe tre-javore, British Airways, Air France, dhe kompania hollandeze KLM do t’i anullojnë fluturimet e tyre për në Teheran,

Pompeo: Shumë Vende po Largohen nga Irani për të Shmangur Sanksionet

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter më 16 shtator se “shumë vende po marrin masa për t’u larguar nga Irani” për t’iu shmangur “rregullave të reja” që do të zbatoheshin ndaj “kujtdo që dëshiron të përfshihet në veprimtari ekonomike me regjimin në Iran” në vijim të raundit të dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit më 4 nëntor.

Regjimi Iranian Vazhdon me Ekzekutimet

Regjimi Iranian njihet për shtypjen ndaj popullit të Iranit dhe për mospërfilljen e hapur ndaj të drejtave të njeriut.

SHBA Paralajmëron se Sanksionet e Ardhshme mbi Iranin do të Godasin Rëndë

 

Më 4 nëntor, sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin do të hyjnë plotësisht në fuqi. Administrata Trump ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të mëdha për vendet që bëjnë biznes me Iranin (përveç rasteve të bërjes së lëshimeve) pas këtij afati.

Protestat në Iran Vazhdojnë të Shtohen

Kryengritja e vazhdueshme iraniane e mori shkëndijën e parë pasi ekonomia e këtij vendi të Lindjes së Mesme filloi të merrte tatëpjetën vitin e shkuar. Aktivistët filluan protestat e tyre anti-regjim në dhjetor 2017, ndërkohë që populli iranian ishte shtyrë drejt greminës nga rritja e çmimeve, rënia e rialit, dhe një plan buxheti që u hiqte ndihmën të varfërve e rriste shpenzimet per ushtrine.