Friday, January 27, 2023

Zëvendës-Presidenti i Iranit: Sanksionet Amerikane Kundër Nesh Janë “Shumë të Efektshme”

Zëvendës-presidenti i parë i Iranit, Es’haq Jahangiri, pranoi të martën më 11 shtator, se sanksionet amerikane kundër Iranit kanë qenë “shumë të efektshme”.

Gjatë një fjalimi në Teheran, Jahangiri tha që Irani po përjeton “një situatë të vështirë e delikate”, por nuk pranoi që vendi po përballet më një “situatë pa rrugëdalje” në këtë moment, sipas Agjensisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA).

Duke shpjeguar se sa të efektshme kanë qenë sanksionet, ai tha: “SHBA na ka shpallur luftë ekonomike. Ndërkohë, ata po bëjnë një luftë politike dhe mediatike në mënyrë që të ndikojnë mbi opinionin publik në Iran.”

Këto komente janë të ngjashme me ato të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, javën e shkuar, ku ai i tha Asemblesë së Ekspertëve Iranianë se SHBA po bënte një luftë ekonomike dhe psikologjike kundër Iranit.

Ky është një ndryshim i madh krahasuar me komentet e mëpërparshme të regjimit iranian mbi sanksionet, ku shumë zyrtarë të nivelit të lartë e mohonin faktin se sanksionet ishin duke patur efekt mbi Iranin. Gjithsesi, krizat ekonomike që kanë pllakosur Iranin (papunësia e lartë, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i monedhës) janë përkeqësuar të gjitha që kur u rivendosën sanksionet dhe mullahëve nuk u ka mbetur pothuajse asnjë asnjë vend ku të fusin kokën për të shpëtuar.