Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka përshëndetur njerëzit që po bëjnë greva në Urmia, Kermanshah, Sanandaj, Mahabad, Saqqez, Baneh, Marivan, Oshnavieh, Paveh, Piranshahr, Sardasht, Bukan, Naghadeh, Javanrood, Kamyaran, Sarpol-e Zahab, Qasr-e Shirin, dhe Ghorveh. Ajo përshëndeti gjithashtu të gjithë popullin e Kurdistanit iranian që është ngritur në protestë ndaj sulmeve me raketa dhe ekzekutimeve kriminale të ditëve të fundit.
Ajo i bëri thirrje përsëri Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që t’i ndalojë krimet e regjimit iranian kundër njerëzimit.
Të mërkurën, më 12 shtator, tregtarët e Pazareve dhe pronarët e dyqaneve në qytete të ndryshme të provincave perëndimore të Iranit (Kurdistan, Kermanshah dhe Azerbaixhani Perëndimor) dolën në grevë për të protestuar ekzekutimet e tre aktivistëve kurdë dhe sulmet me raketa mbi zyrat qendrore të Partisë Demokratike të Kurdistanit dhe Partisë Demokratike Kurde të Iranit.
Më 8 shtator 2018, Znj. Rajavi i bëri thirrje popullit iranian të ngrihet e të protestojë në Kurdistan dhe në të gjithë vendin. Ajo deklaroi, “Regjimi anti-njerëzor i mullahëve është i vendosur me çdo kusht ta shtojë atmosferën e terrorit dhe shtypjes për të shuar kryengritjen e popullit iranian përmes shtypjes, ekzekutimeve, bombardimeve dhe sulmeve me raketa. Por do ta marrë këtë dëshirë me vete në varr.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
12 Shtator, 2018