12 shtator 2018 – Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka përshëndetur njerëzit që po bëjnë greva në qytetet e provincave perëndimore të Iranit.
Ajo përshëndeti gjithashtu të gjithë popullin e Kurdistanit iranian që është ngritur në protestë ndaj sulmeve me raketa dhe ekzekutimeve kriminale të ditëve të fundit. Ajo i bëri thirrje përsëri Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që t’i ndalojë krimet e regjimit iranian kundër njerëzimit.