Sanksionet Amerikane mbi Regjimin Iranian Fillojnë të Kenë Efekt

724

 

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli më herët këtë vit se Shtetet e Bashkuara do të dilnin nga pakti bërthamor i Iranit i vitit 2015. Në të njëjtën kohë, ai shpalli se sanksionet do të rivendoseshin. Departamenti amerikan i Shtetit më pas shpalli se priste që të gjitha vendet t’i çonin në zero importet e naftës iraniane deri përpara nëntorit.

Fillimisht, Departamenti i Shtetit tha se nuk do të bënte përjashtime. Megjithatë, më pas nxori një deklaratë ku thoshte se disa vende do të shqyrtoheshin në mënyrë individuale.

Eksportet e naftës krudo kanë filluar të bien që tani, por nuk do të jenë vetëm këto eksporte që do të ndikohen. Tregjet e produkteve të kondensuara e të rafinuara do të përballen gjithashtu me pengesa. Sanksionet amerikane mbi naftën do të hyjnë në fuqi në fillim të nëntorit dhe ekonomia e këtij vendi anëtar të OPEC do të vihet nën presion.

Regjimi Iranian mbështetet fuqimisht në eksportet e naftës dhe produkteve të kondensuara dhe importon gjithashtu një sasi të konsiderueshme  produktesh gazi dhe benzine. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin në vitin 2011, nuk kishin ndikuar mbi produktet e tjera të naftës dhe në ato të kondensuara. Vetëm në naftën krudo. Këtë herë, sanksionet dytësore janë zgjeruar.

Sipas Thesarit të Shteteve të Bashkuara, sanksionet dytësore përfshijnë blerjen e produkteve të naftës, të cilat i përkufizon si produkte që përftohen nga procesimi i “naftës krudo, gazit natyror, dhe përbërjeve të tjera të hidrokarbureve”.

Shumica e eksporteve të lëndëve djegëse të Iranit shkojnë për në Fujairah dhe në Singapor dhe ekspertët thonë se qarkullimi i lëndës djegëse ka mundësi që të ngadalësohet. Sipas burimeve të brendshme, shitjet e lëndës djegëse në Fujairah kanë rënë me rreth një të pestën vitin e shkuar.

Nga ana tjetër, eksportet e LPG-së së vendit kishin arritur nivelin më të lartë në dy vite muajin e shkuar. Nga pothuajse 600,000 mt, shumica shkonte për në Kinë. Tanzania dhe Kenja më përpara blinin LPG nga Irani, por për shkak të kërcënimit të sanksioneve, nuk e importojnë më.

Kenja ka importuar rregullisht LPG nga Irani që nga fillimi i vitit 2016 por të dhënat dhe ekspertët tregojnë se importet ndaluan në korrik. Kjo do të thotë se gjithëçka varet nga sa LPG importon Kina nga Irani.