Shoqata e Iranianëve të Mërguar në Gjermani, e cila mbështet Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) i është drejtuar me një letër Kancelares së Gjermanisë, Dr. Angela Merkel, ku e nxit atë dhe anëtarët e Bundestagut gjerman që ta dënojnë fshehjen kriminale të fakteve nga regjimi iranian lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran. MEK ka shpallur se deri tani, përhapja e koronavirusit ua ka marrë jetën më shumë se 18,600 iranianëve. Mbështetësit e MEK i bëjnë thirrje gjithashtu qeverisë gjermane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme për ta ndihmuar popullin e Iranit.
Lajmet nga Irani tregojnë se zyrtarët e regjimit kanë ndjekur penalisht një tjetër mjek që kishte paralajmëruar për përhapjen e koronavirusit. Dr. Rahim Yousefpour nga qyteti Saqqez në provincën Kurdistan është thirrur nga autoritetet gjyqësore të regjimit. Ai është urdhëruar të paraqitej të dielën, më 5 prill 2020.
“Paralajmërova për Covid-19 një muaj më parë. Për këtë arsye, autoritetet më thirrën tetë herë. Më duhet të paraqitem në gjyq për faktin se kam thënë të vërtetën… Nëse nuk më shihni më, nuk do të jetë për shkak të infektimit me koronavirus apo ndonjë aksident rrugor,” tha ai në një video të publikuar online.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, zyrtarët e regjimit, në përpjekje për t’i fshehur përmasat e vërteta të kësaj krize, kanë arrestuar ata qytetarë e mjekë të cilët bëjnë paralajmërime apo thonë të vërtetën lidhur me këtë virus vdekjeprurës.
Në raportin e saj ditor e të rremë, Ministria e Shëndetësisë e regjimit paraqet vetëm numrin e viktimave që kanë vdekur në spitale dhe kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin. Me fjalë të tjera, ata që kanë vdekur jashtë spitaleve, sidomos në zonat rurale, dhe ata që nuk janë testuar nuk përfshihen në shifrat zyrtare. Për më tepër, për shumë nga viktimat, si shkak i vdekjes raportohet një sëmundje akute e frymëmarrjes, që është një pseudonim për Koronavirusin. Nga Qom vijnë raporte e fakte të tmerrshme, që tregojnë për disa mijëra vdekje. Këto raporte janë nën shqyrtim të mëtejshëm për të konfirmuar vërtetësinë e tyre.
Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit deklaroi gjendjen e emergjencës për provincat Azerbaixhani Lindor, Fars, Mazandaran, Isfahan, dhe Khorasan Razavi. Sot, ai ia dha këtë status edhe Teheranit. “Asnjë provincë nuk konsiderohet e paprekur për sa i përket shpërthimit të Koronavirusit,” tha ai. Mahmoud Nouri, zëvendës drejtori i trajtimit në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Yazd, foli për “një rritje në numrin e pacientëve në gjendje kritike ditët e fundit,” duke shtuar se “97 prej tyre janë në njësinë e kujdesit intensiv.” Drejtori i marrëdhënieve me publikun në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Tabriz-it pohoi gjithashtu se 90 anëtarë të stafit mjekësor nga Azerbaixhani Lindor janë infektuar me Koronavirus.
E megjithatë, Hassan Rouhani deklaroi paturpësisht: “Kemi provinca të paprekura nga virusi në jug të vendit ku nuk ka problem për hapjen e shkollave. Provincat Bushehr, Hormozgan, Sistan dhe Baluchestan … mund t’i fillojnë aktivitetet e tyre.” Rouhani caktoi 11 prillin si datën e fillimit për “bizneset” dhe “aktivitetet ekonomike” me rrezik të ulët. Ai tha: “Po përdorim një proces hap pas hapi për t’i rihapur shërbimet.” “Duke nisur nga java që vjen, zyrat do të fillojnë punën me 2/3 e punonjësve, ndërkohë që një e treta lejohet të rrijë në shtëpi.”
Kjo ndërkohë që, ditët e fundit, Ministri i Shëndetësisë, “Organizata e Shëndetit,” si dhe shumë zyrtarë të regjimit janë shprehur kundër rifillimit të veprimtarive administrative e financiare. Dje, Seyed Hassan Inanlou, zëvendës drejtori i trajtimit në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Alborz, paralajmëroi se, nëse njerëzit vazhdojnë me mënyrën e zakonshme të jetesës për shkaqe financiare, “Sëmundja do të shpërthejë, spitalet do të tejmbushen me pacientë, do ta humbasim kontrollin, dhe nuk do të mundemi ta menaxhojmë krizën.” Ai parashikoi se “një milion njerëz do të vdesin.”
“Ata gjejnë diçka nga diku dhe e publikojnë përmes mediave të huaja të cilat e amplifikojnë,” tha Rouhani duke iu referuar me nënkuptim zbulimeve të Rezistencës Iraniane.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se, “Regjimi është i tmerruar nga e vërteta. Vendimi kriminal i (Liderit Suprem të regjimit Ali) Khamenei dhe (Presidentit Hassan) Rouhani për t’i rikthyer njerëzit në punë do të rezultojë në viktima të panumërta. Urdhri i Rouhani-t për t’i rifilluar ‘aktivitetet ekonomike dhe bizneset’ vë në rrezik shëndetin e miliona iranianëve. Në kundërshtim me standardet e përcaktuara botërisht, në vend që t’i ofrojë popullit iranian mjetet minimale të jetesës duke përdorur fondet e entiteteve ekonomike të kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC, të cilat vjedhin nga populli, regjimi i mullahëve po i dërgon iranianët në altarin e Koronavirusit. Paaftësia, vjedhjet, dhe ndryshimet shumë të mëdha klasore nën teokracinë në pushtet e përkeqësojnë çdo ditë e më shumë shkallën e katastrofës.
PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME LAJMET E FUNDIT
Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 17,500 në 240 Qytete
Mediat shtetërore: Vetëm në Qom, 170 mjekë e infermierë janë infektuar, 37 kanë vdekur.
Maryam Rajavi lavdëron të gjithë mjekët dhe infermierët e përkushtuar, duke i quajtur ata simbole të krenarisë së kombit iranian.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli më 4 prill 2020 se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 240 qytete e ka tejkaluar shifrën 17,500 në Iran. Numri i viktimave në Teheran është 2170, Mazandaran 1,500, Khuzestan 840, Hamedan 440, Yazd 350, Zanjan 340, Fars 325, Kurdistan 320, Provinca Qendrore 280, Azerbaixhani Lindor 240, Khorasan Verior 225, Sistan e Baluchestan 190, Ilam 145, dhe Semnan 120.
“Ali Khamenei është shkaku i vdekjes së njerëzve në mesin e krizës së koronavirusit”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Javët e fundit, regjimi iranian ka nisur një fushatë propagande kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) për të mbuluar përmasat e krimeve të tij lidhur me fshehtësinë dhe neglizhencën që ka treguar ndaj shpërthimit të koronavirusit në vend.
Njësitë e Rezistencës vënë postera të liderit të rezistencës iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi.
"Ali Khamenei is the reason for people’s death amid coronavirus crisis": MEK Resistance Units
Maryam Rajavi: Sot, ndryshimi i regjimit në Iran është i domosdoshëm jo vetëm për lirinë dhe demokracinë në Iran, por gjithashtu për shëndetin e çdo individi në këtë vend dhe për mbrojtjen e shtëpive, qyteteve e fshatrave të tyre ndaj fatkeqësive natyrore.
Këshillet Popullore sigurojnë ndihma gjatë krizës së koronavirusit në Iran
Iranianët kanë krijuar shumë Këshille Popullore për të ndihmuar njëri-tjetrin përballë paaftësisë së regjimit gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran.
Popular Councils providing aid during Iran coronavirus crisis
Për shkak të neglizhencës së zyrtarëve të regjimit iranian, udhëtimet e pelegrinëve dhe udhëtarëve iranianë drejt Irakut, sidomos drejt qyteteve Najaf dhe Karbala, kanë vazhduar edhe pas shpërthimit të koronavirusit në Iran.
Që nga Lufta me Irakun në vitin 2002, regjimi iranian e ka shtuar praninë e tij dëmtuese në Irak përmes terrorizmit dhe ndërhyrjes në punët e brendshme të Irakut. Tani, regjimi i mullahëve është përcaktuar si përgjegjës për shpërthimin e koronavirusit në Irak, për shkak të mos-veprimit dhe fshehjes së fakteve nga ana e tij në Iran.
Në një intervistë me televizionin iraken Al-Iraqiya javën e shkuar, Dr. Adham Ismail, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në Irak, tha: “Po të mos ishte për shkak të [regjimit të] Iranit, askush nuk do të ishte infektuar me [korona]virusin në Irak.”
“Nëse Irani nuk do të kishte ngurruar në luftimin e koronavirusit, nëse nuk do të kishte ngurruar në marrëdhëniet e tij me Kinën dhe nëse nuk do t’i kishte zhvilluar zgjedhjet parlamentare, jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve, por edhe pelegrinazhin në qytetin Qom…. [regjimi] duhej të kishte vendosur masa strikte higjienike mbi pelegrinazhin, sëmundja nuk do të ishte përhapur. Kështu pra, Irani është shkaku që shumë vende janë infektuar [nga koronavirusi]; ai ka infektuar 17 vende. Po të mos ishte për shkak të Iranit, askush nuk do të ishte infektuar nga koronavirusi në Irak.”
Që nga shpërthimi i koronavirusit në Iran, regjimi fillimisht zgjodhi ta mohonte plotësisht ekzistencën e tij, dhe kur dolën në dritë provat, regjimi i mullahëve u detyrua ta pranonte këtë krizë por u përpoq ta paraqiste si jo shumë serioze. Që atëherë, regjimi ka ndjekur një fushatë kriminale të fshehjes së fakteve, paralelisht me mos-veprimin e tij. Ky qëndrim ka rezultuar në mbi 16,800 vdekje dhe e ka kthyer Iranin në një epiqendër të këtij virusi; sipas raporteve të publikuara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).
Regjimi vazhdon me veprimtaritë e tij terroriste në Irak
Lajmet nga Iraku tregojnë se, që nga eliminimi i komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC – QF), Qassem Soleimani, pasuesi i tij, Esmail Ghaani, ka shkuar në Irak për të koordinuar veprimtaritë e grupeve terroriste proksi të regjimit. Ka patur gjithashtu disa veprime provokative dhe sulme kundër forcave amerikane në Irak.
Regjimi vazhdon me veprimtaritë e tij malinje e terroriste në rajon, ndërkohë që, përmes apologjetëve të tij e gazetarëve që mbajnë anën e regjimit, fajëson sanksionet amerikane për numrin në rritje të vdekjeve nga koronavirusi në Iran. Ky fakt, së bashku me neglizhencën e vazhduar të regjimit dhe fshehjen e fakteve lidhur me krizën e koronavirusit në Iran, shtimin e masave represive, refuzimin e ndihmave nga jashtë (si ndihmat e ofruara nga SHBA dhe përjashtimi i organizatës Doctors Without Borders nga Irani), dhe fakti që nuk i liron të burgosurit por i vret ata, konfirmojnë se regjimit i nevojitet heqja e sanksioneve në mënyrë që t’i shtojë veprimtaritë e tij terroriste; dhe e përdor koronavirusin për të ushtruar presion mbi komunitetin ndërkombëtar që të marrë më shumë incentiva.
Organizata e Popullit Moxhahedin e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi të Premten, në3 Prill 2020, se numri i të vdekurve për Koronavirusin në 238 qytete në të gjithë Iranin i tejkalon 16.800. Numri i viktimave në Qom është 1.720, Isfahani 1585, Gilan 1,510, Khorasan Razavi 1300, Golestan 810, Khuzestan 720, Lorestan 473, Kermanshah 435, Hamadan 405, Azerbajxhani Perëndimor 375, Fars 285, Kurdistan 285, Qazvin 275, Provinca Qendrore 265 , Azerbajxhani Lindor 215, Kerman 200, Chaharmahal dhe Bakhtiari 60, dhe Khorasani i Jugut 40.
Ali Akbar Haghdoost, kreu i komitetit të epidemiologjisë Koronavirus, tha, “Këta persona nuk janë shifra e vërtetë për vdekjet. Disa mund të mos jenë testuar (për Koronavirus) dhe ishin regjistruar të vdekur për arsye të tjera. Ne e pranojmë se nuk kemi qenë në gjendje t’i regjistrojmë të gjitha këto vdekje. Ne nuk mund të jemi shumë të përcaktuar për shifrat. “Përveç fshehjes kriminale, paaftësia dhe vendimet kontradiktore nga drejtuesit e regjimit kanë përhapur virusin dhe shtojnë numrin e viktimave. Sot, në një letër të hapur drejtuar Hasan Rouhanit, Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit shkroi, “Kohët e fundit, pa njoftuar Forcën Kombëtare të Kundër-Koronavirusit, një letër u është dërguar të gjitha krahinave nga Zëvendës Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, praktikisht një udhëzues për rihapjen e të gjitha bizneseve dhe qendrave të biznesit dhe kundërshtimin e rolit dhe përgjegjësive të Komitetit. Ndërsa besoj me vendosmëri se unë dhe Ministri i Brendshëm dhe kolegët e tjerë po mundohemi të zvogëlojmë sa më shumë efektet epidemiologjike të Koronavirusit në ekonominë e dobët të vendit, çdo vendim arbitrar nga çdo institucion qeveritar, joqeveritar, kulturor, fetar dhe të tjera do të reagojë shpejt në sistemin shëndetësor të vendeve, dhe rrjedhimisht do të ndikojë edhe më tej në ekonomi. “Në një llogari tjetër, Alireza Zali, kreu i Task Force për Luftën kundër Koronavirusit në Teheran, tha se ne ende nuk kemi arritur qëndrueshmëri në kontrollin e përhapjes së virusit në Teheran. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, dhe zyrtarët duhet të marrin vendimet e duhura brenda kufijve të asaj strategjie. “Ndërsa Zarifi dhe diplomat-terroristë të tjerë të regjimit por edhe agjentë dhe mercenarë të regjimit jashtë shtetit fajësojnë sanksionet dhe mungesën e parave si arsye për zgjerimin e Koronavirusit; dje, Hassan Rouhani tha “Ne nuk kemi asnjë problem në muajt e ardhshëm. “Ne nuk do ta kemi problem të sigurojmë valutë të huaj deri në fund të vitit … Sot, ka rreth 4 milion ton mallra me rëndësi në doganat tona, të cilat po presin të hyjnë në vendin tonë në ditët e ardhshme.”Ndërkohë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Borna, një anëtar i Komisionit të Tregjeve të Parave dhe Kapitalit në Dhomën e Tregtisë në Teheran tha, “pagimi i taksave nga institucione të tilla si Astan Quds Razavi,” Selia Ekzekutive e Direktivës së Imam Khomeinit “dhe “Fondacioni për të Pagëzuarit” (Bonyad Mostazafan) është mënyra më e mirë për të kompensuar deficitin e qeverisë, për shkak të shpërthimit të Koronavirusit. “Vlen të përmendet se këto institucione janë plotësisht nën kontrollin e udhëheqësit suprem Ali Khamenei dhe janë të përjashtuar nga çdo kontroll dhe taksë.Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebook2Share to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore3
Shpërthimi i koronavirusit në Iran: Njerëzit detyrohen të rrezikojnë jetën për shkak të paaftësisë së regjimit iranian
Ndërkohë që autoritetet e regjimit iranian e shpenzojnë pasurinë e Iranit në Jemen, Siri, Irak, Liban, etj, për luftë e terrorizëm, iranianët nuk kanë çfarë të hanë gjatë shpërthimit të koronavirusit dhe detyrohen të dalin jashtë për të fituar para në vend që të rrinë të mbrojtur në shtëpi.
Iran coronavirus outbreak: People have to risk their lives due to the Iranian regime's incompetence
***
“Regjimi iranian do të përmbyset së bashku me koronavirusin”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Njësitë e Rezistencës të opozitës iraniane PMOI/MEK i vlerësojnë përpjekjet e mjekëve iranianë gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran. Ata e motivojnë gjithashtu popullin iranian duke kumtuar vitin e fundit të sundimit të mullahëve.
"The Iranian regime will be overthrown together with the coronavirus": MEK Resistance Units
***
Dr. Yousefpour nga Saqqez, në Iranin perëndimor, ekspozon fshehtësinë e qeverisë lidhur me përhapjen e koronavirusit
Më 3 prill, në rrjetet sociale qarkulloi një video e postuar nga Dr. Yousefpour nga Saqqez, në Iranin perëndimor. “Përshëndetje atyre që i refuzojnë postimet tona në hapësirën kibernetike duke thënë, ‘Është e pavërtetë dhe e rreme.’ Një muaj më parë, paralajmërova për COVID-19 dhe për shkak të paralajmërimit tim, më thirrën tetë herë gjatë periudhës së pushimeve [të Novruzit]. Dhe duhet të përballem me gjyqin për shkak se thashë të vërtetën. Nëse nuk do të jem gjallë nesër, nuk do të jetë për shkak të infektimit me COVID-19, apo ndonjë aksident, etj. Që ta dini jam plotësisht i shëndetshëm dhe nuk kam asnjë problem,” tha ai. Qeveria iraniane pati deklaruar se nuk ka patur asnjë informacion për mbërritjen e koronavirusit në vend. Megjithatë, “kulla e lartë e demokracisë,” sipas Presidentit Hassan Rouhani, jo vetëm që i ka shpërfillur paralajmërimet e mjekëve, por edhe i ka thirrur në gjyq ata.
Dr. Yousefpour from Saqqez, W Iran, reveals the government's secrecy over the coronavirus outbreak
***
“Do ta luftojmë edhe koronavirusin, edhe teokracinë që sundon Iranin”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Anëtarët e rrjetit të opozitës iraniane PMOI/MEK ekspozojnë politikat e korruptuara të regjimit iranian lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran. Ata vënë gjithashtu nëpër rrugë postera të liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi. Ata luajnë gjithashtu himnin kombëtar të ndaluar të Iranit.
Shkrimet e tyre përfshijnë:
Isfahan— “Kujtojmë mijëra viktimat e pafajshme të koronavirusit që është përhapur nga Lideri Suprem.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Viti i ri është viti i kryengritjeve & afrimit drejt fitores & lirisë.”
Golpayegan—Maryam Rajavi: “Lavdi 1500 martirëve të kryengritjes së nëntorit 2019, të cilët përgatitën terrenin për liri.”
Kermanshah— “Kujtojmë mjekët & infermierët e përkushtuar & viktimat e katastrofës së koronavirusit.”
Kermanshah— “Kujtojmë mijëra viktimat e pafajshme të përhapjes së koronavirusit nga Lideri Suprem.”
Urmia— “Viti i ri është viti i kryengritjeve dhe afrimit drejt fitores e lirisë.”
Behbahan— “Novruzi i këtij viti kumton mposhtjen e liderit suprem dhe ardhjen e pranverës së lirisë.”
Behbahan— “Lavdi 1500 martirëve të protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019, të cilët përgatitën terrenin për liri.”
Behbahan— “Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Gorgan— “Do të rezistojmë e do ta luftojmë edhe virusin, edhe teokracinë në pushtet.”
"We will fight the coronavirus and the ruling theocracy in Iran": MEK Resistance Units
Nga 21 shkurti e deri më sot, Organizata e Muxhahedinëve, MeK, në përputhje me detyrën e saj patriotike dhe në mënyrë që ta ndihmojë popullin iranian në luftën kundër koronavirusit, ka zbardhur të fshehtat e regjimit klerikal. Fshehtësia dhe gënjeshtrat kanë qenë shkaku kryesor i shpërthimit të koronavirusit në Iran. Shifrat e vërteta të viktimave në çdo provincë i janë komunikuar popullit në formën e buletineve të përditshme, https://al.ncr-iran.org/news/permbledhje-e-lajmeve-te-fundit-2-prill-2020/
Komisioni i Sigurisë dhe Antiterrorizmit në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar dokumente të marra nga shërbimet e emergjencës të vendit, që tregojnë se regjimi ka qenë në dijeni të mbërritjes së koronavirusit në vend që në janar, dhe se një numër i madh pacientësh të infektuar nga ky virus kanë qenë të shtruar në spitale në Teheran.
Këto dokumente tregojnë se që në janar, ambulancat kanë transportuar pacientë të infektuar nga koronavirusi, duke përfshirë punonjës iranianë të ambasadës kineze, të cilët vuanin nga ky virus. Megjithatë, për të paktën një muaj, regjimi nuk lejoi publikimin e lajmeve dhe masave të nevojshme. Këto zbulime kanë bërë që publiku dhe autoritetet ndërkombëtare ta mbajnë regjimin përgjegjës për fshehtësinë e tij. “Irani nuk u tregua i kujdesshëm lidhur me rrezikun e koronavirusit, zhvilloi zgjedhjet dhe nuk i pezulloi fluturimet drejt Kinës gjatë shpërthimit të sëmundjes,” tha për Al-Iraqiya TV Dr. Adham Ismail, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Irak më 29 mars. “Kështu që Irani shkaktoi përhapjen e koronavirusit në 17 shtete të tjera. Po të mos ishte për Iranin, askush nuk do të ishte infektuar në Irak.”
Për të parandaluar një kryengritje tjetër, e cila do të jetë shumë më e madhe sesa të mëparshmet, regjimi iranian do ta ndalojë fuqishëm publikimin e fakteve lidhur me koronavirusin në Iran, fakte që pasqyrojnë thellësinë e krimeve dhe korrupsionit të regjimit. Për këtë arsye, regjimi iranian nuk e toleron zbardhjen e fakteve nga opozita kryesore, dhe nën presionin e ekspozimeve e zbulimeve të bëra nga MeK, regjimi përpiqet dëshpërimisht të gjejë një rrugëdalje duke gënjyer për MeK-un. Kjo është një taktikë e njohur dhe e përhershme e regjimit në mënyrën se si ai konfrontohet me MeK-un në arenën politike dhe ndërkombëtare. Tani që MeK ka ekspozuar realitetin e tragjedisë së koronavirusit në Iran dhe rolin e regjimit në këtë gjë, regjimi po përpiqet në mënyrë qesharake ta përshkruajë MeK-un si shkakun e përhapjes së virusit në disa pjesë të Europës. Seksioni në gjuhën shqipe i faqes Pars Today, që publikohet nga regjimi, shkroi një gënjeshtër qesharake më 31 mars, duke thënë se 9 anëtarë të Muxhahedinëve të Popullit në Ashraf të Shqipërisë janë aktualisht të infektuar me koronavirus dhe një prej tyre ka vdekur.
Gjithashtu, Agjencia e Lajmeve e Radios dhe Televizionit të regjimit iranian shkroi më 4 mars një tjetër gënjeshtër qesharake të ngjashme, duke thënë se, pas infektimit të një numri anëtarësh të MeK në Kampin Ashraf në Shqipëri nga koronavirusi, ka patur raporte për rebelime e trazira në kamp. Në një tjetër shembull, Agjencia e Lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me kryegjyqtarin e regjimit Ibrahim Ra’isi, shkroi të njëjtat gjepura më 30 mars dhe tha se MeK mund ta shndërrojë zonën e Durrësit në Shqipëri, ku ndodhet kampi Ashraf, në një burim të përhapjes së koronavirusit në Europën Lindore.
Fakti është që diktatura që sundon Iranin ka kryer krimin më të madh duke e fshehur mbërritjen e koronavirusit në Iran për të paktën një muaj, në mënyrë që të zhvillonte zgjedhjet parlamentare më 22 shkurt dhe të përgatiste tubimet e përvjetorit të Revolucionit Iranian më 11 shkurt, duke shkaktuar kështu shpërthimin e virusit në Iran. Irani me viktimat e tij të panumërta u bë burimi i përhapjes së virusit në të gjitha vendet e rajonit.
Sipas raporteve nga spitale e varreza të ndryshme në Iran, Muxhahedinët raportojnë se deri më 2 prill, 16,100 njerëz kanë vdekur në 237 qytete të Iranit për shkak të infektimit me Koronavirus. Pas kthimit nga Irani, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit për Lindjen e Mesme tha se statistikat e vërteta të Iranit janë të paktën 5 herë më të larta sesa shifrat e shpallura nga regjimi. Gazeta franceze Le Monde shkroi në një raport mbi Iranin më 31 mars se shumë mjekë iranianë, të cilët kishin dashur të mbeteshin anonim, kishin thënë për Le Monde se statistikat e zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit iranian lidhur me viktimat e Koronavirusit në Iran janë të pavërteta.
Më 24 mars, në mënyrë që të fshihte faktet, regjimi dëboi organizatën Mjekët pa Kufij )Médecins Sans Frontières( që kishte shkuar në Iran për të krijuar një spital terreni në Isfahan, që është një nga qendrat e epidemisë së koronavirusit. Ky dëbim u bë një tjetër skandal për regjimin. Këtë herë, uebsitet e Ministrisë së Inteligjencës përdorën një justifikim edhe më të keq për ta mbuluar skandalin, duke shkruar se Dr. Bernard Kouchner, themeluesi i Médecins Sans Frontières dhe ish-ministër i jashtëm i Francës, ka folur në një mbledhje të Rezistencës Iraniane në Shqipëri korrikun e shkuar.
Numri i viktimave në Teheran është 2,080, Mazandaran 1,300, Khuzestan 690, Alborz 655, Ardabil 425, Yazd të paktën 320, Khorasan Verior 210, Sistan e Baluchestan 160, Semnan 110, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 110, Hormozgan 35, dhe Bushehr 32.
Vargu i gënjeshtrave të presidentit të regjimit Hassan Rouhani, ku përfshihet deklarata e djeshme se përhapja e koronavirusit ka nisur të tatëpjetën në të gjitha provincat, ishte aq absurd saqë sot iu desh të tërhiqej. Ndërkohë që këmbëngulte se monedha e vendit është në gjendje të mirë dhe se nuk do të ketë probleme gjatë këtij viti iranian, ai tha: “Koronavirusi nuk është një çështje për të cilën mund të themi me siguri se kur do të mbarojë. Mund të mbarojë brenda muajve të ardhshëm, ose mund të zgjasë edhe deri në fund të vitit.”
Një grup “ish ekzekutivësh të shëndetësisë dhe profesorësh të Shkollave Mjekësore e sistemit mjekësor,” i kanë shkruar Rouhani-t se numri i vdekjeve per capita në Iran është 15 herë më i lartë se ai në Kinë. “Si i inkurajoni njerëzit të rrinë në shtëpi ndërkohë që hapni bankat e zyrat? Çfarë duhet të bëjnë bizneset që merren me banka e zyra? Çfarë duhet të bëjnë punëtorët sezonalë e mëditës? Çfarë do t’u ndodhë njerëzve që nuk mbulohen nga asnjë sigurim apo mbështetje? Nga deklaratat kontradiktore të zyrtarëve, publiku e kupton që ju nuk e keni krizën nën kontroll. Shifrat lidhur me pacientët në rrezik të lartë, shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv, dhe me humbjen e anëtarëve të stafit mjekësor nuk tregojnë se jemi në kushte më të mira nga java e shkuar. Sipas raportit të CCH, tre ditë më parë, dje, dhe sot, kemi patur 2,000, 2,500, dhe 3,000 pacientë të rinj që kanë rezultuar pozitiv. A do të thotë kjo se situata është më e mirë?”
Ahmad Tavakoli, një anëtar i Këshillit të Ekspediencës, ka shkruar, “Presidenti (Hassan Rouhani) pretendon se numri i viktimave po ulet në të gjitha provincat, por shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetit, sidomos javën e fundit, tregojnë një rritje të paprecedent. Deklaratat e Rouhani-t se shtretërit në spitale e në njësitë e kujdesit intensiv janë bosh nuk pranohen nga publiku.” “Rouhani vazhdon të jetë në gjendjen shpirtërore të zgjedhjeve dhe është i ndjeshëm ndaj fjalëve të ish-rivalëve të tij,” shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, i zemëruar nga ekspozimi i djeshëm i fshehjes kriminale të fakteve nga regjimi (lidhur me shpërthimin e koronavirusit) dhe i numrit të vërtetë të vdekjeve, Rouhani tha, “Këta gënjeshtarë të përhershëm vazhdojnë t’i shpërndajnë këto gënjeshtra. Ata janë në një vend ku nuk kanë shtretër spitalesh për pacientët e tyre, dhe nuk guxojnë të dalin jashtë. Vazhdojnë të flasin e të gënjejnë përsëri.”
Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebook12Share to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore4
Iran, shpërthimi i koronavirusit në garnizonin e Birjand: Ushtarët arratisen dhe gjysma e garnizonit evakuohet
Lajmet nga Irani tregojnë se ushtarët dhe forcat e armatosura po i dezertojnë bazat e tyre mes përhapjes së koronavirusit. Kjo tregon paqëndrueshmërinë e regjimit, dhe se situata është jashtë kontrollit.
Mbrëmjen e së mërkurës, raportet nga Irani të publikuara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), treguan se ushtarët në bazat e ushtrisë në Urmia, në Iranin veri-perëndimor, kishin dezertuar bazën e tyre. Edhe ushtarët në Birjand të provincës së Khorasan-it jugor, në lindje të Iranit, janë arratisur nga baza e tyre.
Raportet nga Irani tregojnë se ditët e fundit, në garnizonin Parandak në Teheran, pas përhapjes së gjerë të koronavirusit, rreth 400 ushtarë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, dhe disa prej tyre kanë humbur jetën. Gjithashtu, pjesa më e madhe e personelit është larguar nga Baza Ajrore Nouzeh në Hamadan të Iranit perëndimor.
Raportet nga Irani tregojnë se shumë nga task forcat e IRGC-së po bëjnë kërkesa për t’u larguar nga bazat e tyre.