Përhapja e Koronavirusit në Irak: Një Tjetër Suvenir i Regjimit Iranian, Përveç Terrorizmit dhe Kaosit

856

4 prill 2020

Due to the negligence of the Iranian regime officials, the journey of Iranian pilgrims and travelers to Iraq, especially to the cities of Najaf and Karbala, continued even after the outbreak of coronavirus in Iran.

Për shkak të neglizhencës së zyrtarëve të regjimit iranian, udhëtimet e pelegrinëve dhe udhëtarëve iranianë drejt Irakut, sidomos drejt qyteteve Najaf dhe Karbala, kanë vazhduar edhe pas shpërthimit të koronavirusit në Iran.

Që nga Lufta me Irakun në vitin 2002, regjimi iranian e ka shtuar praninë e tij dëmtuese në Irak përmes terrorizmit dhe ndërhyrjes në punët e brendshme të Irakut. Tani, regjimi i mullahëve është përcaktuar si përgjegjës për shpërthimin e koronavirusit në Irak, për shkak të mos-veprimit dhe fshehjes së fakteve nga ana e tij në Iran.

Në një intervistë me televizionin iraken Al-Iraqiya javën e shkuar, Dr. Adham Ismail, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në Irak, tha: “Po të mos ishte për shkak të [regjimit të] Iranit, askush nuk do të ishte infektuar me [korona]virusin në Irak.”

“Nëse Irani nuk do të kishte ngurruar në luftimin e koronavirusit, nëse nuk do të kishte ngurruar në marrëdhëniet e tij me Kinën dhe nëse nuk do t’i kishte zhvilluar zgjedhjet parlamentare, jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve, por edhe pelegrinazhin në qytetin Qom…. [regjimi] duhej të kishte vendosur masa strikte higjienike mbi pelegrinazhin, sëmundja nuk do të ishte përhapur. Kështu pra, Irani është shkaku që shumë vende janë infektuar [nga koronavirusi]; ai ka infektuar 17 vende. Po të mos ishte për shkak të Iranit, askush nuk do të ishte infektuar nga koronavirusi në Irak.”

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Iran, regjimi fillimisht zgjodhi ta mohonte plotësisht ekzistencën e tij, dhe kur dolën në dritë provat, regjimi i mullahëve u detyrua ta pranonte këtë krizë por u përpoq ta paraqiste si jo shumë serioze. Që atëherë, regjimi ka ndjekur një fushatë kriminale të fshehjes së fakteve, paralelisht me mos-veprimin e tij. Ky qëndrim ka rezultuar në mbi 16,800 vdekje dhe e ka kthyer Iranin në një epiqendër të këtij virusi; sipas raporteve të publikuara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

Regjimi vazhdon me veprimtaritë e tij terroriste në Irak

Lajmet nga Iraku tregojnë se, që nga eliminimi i komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC – QF)Qassem Soleimani, pasuesi i tij, Esmail Ghaani, ka shkuar në Irak për të koordinuar veprimtaritë e grupeve terroriste proksi të regjimit. Ka patur gjithashtu disa veprime provokative dhe sulme kundër forcave amerikane në Irak.

Regjimi vazhdon me veprimtaritë e tij malinje e terroriste në rajon, ndërkohë që, përmes apologjetëve të tij e gazetarëve që mbajnë anën e regjimit, fajëson sanksionet amerikane për numrin në rritje të vdekjeve nga koronavirusi në Iran. Ky fakt, së bashku me neglizhencën e vazhduar të regjimit dhe fshehjen e fakteve lidhur me krizën e koronavirusit në Iran, shtimin e masave represive, refuzimin e ndihmave nga jashtë (si ndihmat e ofruara nga SHBA dhe përjashtimi i organizatës Doctors Without Borders nga Irani), dhe fakti që nuk i liron të burgosurit por i vret ata, konfirmojnë se regjimit i nevojitet heqja e sanksioneve në mënyrë që t’i shtojë veprimtaritë e tij terroriste; dhe e përdor koronavirusin për të ushtruar presion mbi komunitetin ndërkombëtar që të marrë më shumë incentiva.