Maryam Rajavi: Dënimet me Burgim të Gjatë për Aktivistët Politikë, Shembull i Qartë i Brutalitetit të Regjimit

Maryam Rajavi: Long prison sentences for political activists, prime example of regime’s brutality

Maryam Rajavi: Dënimet me burgim të gjatë për aktivistët politikë, shembull i qartë i brutalitetit të regjimit

Thirrje OHCHR-së dhe Raportuesit Special të OKB-së që të veprojnë urgjentisht për t’i liruar këta të burgosur

Drejtësia kriminale e regjimit në Mashhad e ka dënuar brutalisht Z. Hashem Khastar, mësues liri-dashës dhe aktivist, me 16 vite burg dhe dy vite internim të brendshëm. Tre aktivistë të tjerë, Z. Mohammad Hossein Sepehri, Z. Mohammad Nourizad, dhe Znj. Fatemeh Sepehri, kanë marrë gjithashtu dënime të rënda me burg dhe internim. Ata kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka dënuar edhe njëherë këto verdikte kriminale, sidomos në një kohë kur të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Ajo theksoi se ky është një shembull i qartë i brutalitetit të Liderit Suprem dhe Kryegjyqtarit të tij, Ebrahim Raisi. Znj. Rajavi i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dhe Raportuesit Special të OKB-së mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran që të ndërhyjnë për lirimin e këtyre të burgosurve që rrezikojnë të humbin jetën për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në burgje. Znj. Rajavi shtoi se këta të burgosur nuk kanë kryer asnjë shkelje përveçse kanë shprehur opinionin e tyre. Hashem Khastar është një mësues që po ndëshkohet për atë që thotë e që shkruan.

Znj. Rajavi i ka dënuar fuqishëm edhe ndëshkimet e para kundër këtyre të burgosurve politikë më 4 shkurt 2020, dhe i ka përshkruar këto burgime të gjata si një tjetër përqasje represive e çnjerëzore nga ana e tiranisë fetare e cila duhet të përmbyset në tërësinë e saj.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

1 prill 2020

Pyetje & Përgjigje me Ali Safavi-n lidhur me Shkakun e Përhapjes së Koronavirusit në Iran

Q&A - Ali Safavi from NCRI foreign affairs committee on the cause of the coronavirus spread in Iran

Shkruar nga Dr. Ali Safavi

1 prill 2020

Ali Safavi nga Komiteti i Punëve të Jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit:

Regjimi iranian po përpiqet ta mashtrojë komunitetin botëror dhe ta bëjë të besojë që sanksionet ndërkombëtare janë shkaku i përmasave shkatërrimtare të përhapjes së koronavirusit në Iran. Nuk ka gjë më të pavërtetë se kjo. Mullahët, dhe vetëm mullahët, e kanë fajin për përhapjen e shpejtë të virusit jo vetëm në të gjitha provincat e Iranit, por edhe në të paktën 17 shtete të tjera.
Fakti është që regjimi ka qenë në dijeni të pranisë së koronavirusit të paktën që nga 28 janari. Këto janë dokumentat nga Organizata Kombëtare e Emergjencave që tregojnë se nëntë pacientë, duke përfshirë tre nëpunës iranianë të ambasadës kineze në Teheran, janë dërguar në spitalin Massieh Daneshvar e në spitale të tjera të kryeqytetit nga 28 janari deri më 5 shkurt. Të gjithë kanë qenë të diagnostikuar me koronavirus.
Megjithatë, regjimi ia fshehu këtë lajm popullit të Iranit dhe pjesës tjetër të botës për të paktën 19 ditë, në mënyrë që të siguronte pjesëmarrjen e njerëzve në përvjetorin e marrjes së pushtetit nga mullahët më 11 shkurt, dhe në zgjedhjet e rreme parlamentare të 21 shkurtit.
Mullahët nuk bënë asgjë për ta karantinuar qytetin Qom, epiqendrën e virusit, ku studionin qindra studentë kinezë të rekrutuar për teologji.
Regjimi nuk i ndali as fluturimet e Mahan Air të IRGC-së drejt Kinës e nga Kina deri në fund të marsit, dhe refuzoi ndihmat ndërkombëtare, nuk e lejoi organizatën Médecins Sans Frontieres të krijonte një spital në Isfahan.
Dhe shumë nga pajisjet e materialet shëndetësore të dërguara në Iran përfunduan në tregun e zi me çmime 10 herë më të larta se çmimi real.
Kështu që fajtori në të gjithë këtë katastrofë është regjimi i Iranit dhe askush tjetër.

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 2 Prill 2020

Iran: An employee and client, with masks at a bank, in Tehran because the outbreak of coronavirus - March 2020

Iran: Një punonjëse dhe një klient me maska në një bankë në Teheran, për shkak të shpërthimit të koronavirusit — mars 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 15,500 në 237 Qytete

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 1 prill 2020, se numri i viktimave të Koronavirusit ka arritur në mbi 15,500 në 237 qytete të Iranit.

Coronavirus Outbreak in Iran

Shpërthimi i Koronavirusit në Iran

Numri i viktimave në Azerbaixhanin Lindor është 200, Alborz 620, Isfahan 1560, Chaharmahal dhe Bakhtiari 50, Khorasan Razavi 1205, Khuzestan 660, Fars 260, Qazvin 260, Qom 1650, Kurdistan 260, Kerman 180, Kermanshah 415, Golestan 750, Gilan 1460, Lorestan 420, Provinca Qendrore 250, dhe Hamadan 315. Kjo është përveç numrit të vdekjeve në provincat e tjera.

Lexo më shumë

***

Maryam Rajavi: Ajo që e ka bërë vendin tonë jashtëzakonisht të brishtë përballë sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore është një diktaturë brutale e plaçkitëse që nuk ngurron të kryejë çfarëdo krimi të imagjinueshëm vetëm për ta ruajtur sundimin e saj të turpshëm.

***

Të burgosurit ngrenë krye në burgun Sheyban në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor

Të burgosurit e burgut Sheyban në qytetin Ahvaz, i cili ndodhet në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, bënë një kryengritje të martën, më 31 mars. Në 5 pasdite sipas orës lokale u dëgjuan zhurma të shtënash dhe gazi lotsjellës nga brenda burgut. Regjimi i mullahëve dërgoi njësi të shumta sigurie për ta rrethuar burgun Sheyban me rradhë të shumta forcash të ndryshme, në një përpjekje të dëshpëruar për ta kontrolluar situatën dhe për të parandaluar daljen e informacionit në botën e jashtme. Banorët vendas raportojnë se i kanë dëgjuar të burgosurit tek bërtisnin e protestonin ndaj autoriteteve të burgut.

تصاویری دیگری از زندان شیبان اهواز، ۱۲فروردین۹۹

زندان شیبان اهواز - حمله به جمع خانواده هاى زندانيان در جاده اهواز شوشتر-۱۲فروردین

 

 

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 1 Prill 2020

April 1, 2020: Latest News

Video- Lajme rreth koronavirusit në Iran

Drejtori i Spitalit të Ardabil (Khomeini): “Numri i shpallur për rastet me koronavirus është vetëm një pjesëz e së vërtetës”

Iran coronavirus outbreak Head of Ardabil Hospital depict how the Iranian re

***

Kryengritjet në burgjet e Iranit mes shpërthimit të koronavirusit

Iran’s prison riots amid coronavirus outbreak

***

Këshillet Popullore shpërndajnë dezinfektues në mungesë të ndihmave nga qeveria

Iran coronavirus news: Popular Councils distribute sanitizers in absence of governmental help

***

Vullnetarët bëjnë maska dhe rroba mbrojtëse për spitalet në Isfahan

Iran coronavirus news: Volunteers make mask and protective clothes for Hospitals of Isfahan

***

Iran: Një Mësues Dënohet me 16 Vite Burg Sepse i Ka Kërkuar Khamenei-t ta Lërë Postin

31 Mars 2020

FacebookTëitterPrintEmailPinterestMore10

Hashem_Khastar

Hashem_Khastar_përfaqësues_i_Shoqatës_së_Mësuesve_liridashës_Iranianë

Hashem Khastar, përfaqësuesi i Shoqatës së Mësuesve Iranianë në provincën Khorassan Razavi, është dënuar nga një gjykatë në qytetin veri-lindor Mashhad me 16 vite burg dhe internim dy-vjeçar për veprimtaritë e tij politike.
Një tjetër mësues, Mohammad-Hossein Sepehri, motra e tij Fatemeh Sepehri dhe Mohammad Nourizad janë dënuar gjithashtu me burgim të gjatë për faktin se i kanë kërkuar Ali Khamenei-t, liderit suprem të mullahëve, ta lërë postin.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-sëMaryam Rajavi, i ka përshkruar këto verdikte brutale, sidomos në një kohë kur të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë për shkak të infektimit me koronavirus, si shembuj të qartë të mizorisë së liderit suprem fetar dhe kryegjyqtarit të tij. Ajo i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe Raportuesit Special të OKB-së për Iranin që të ndërhyjnë për të kërkuar lirimin e këtyre të burgosurve, jetët e të cilëve janë në rrezik.

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi Arrijnë në 14,700 në 237 Qytete

Iran’s coronavirus outbreak is expanding through the country - March 2020Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 31 mars 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 237 qytete të Iranit ka arritur në mbi 14,700. Numri i viktimave në Isfahan është 1500, Ilam 135, Teheran 1900, Khorasan Razavi 1120, Khuzestan 635, Zanjan 280, Fars 240, Kurdistan 240, Kerman 180, Kermanshah 400, Golestan 705, Mazandaran 1060, Provinca Qendrore 230, dhe Hamadan 300.

Rastet e reja të infektimeve me Koronavirus në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit iranian, janë 3111, ndërsa numri i vdekjeve është shpallur si 141. Ndërkohë, Rouhani i përshkruan këto shifra të reja si inkurajuese duke thënë, “Numri i njerëzve të shtruar në spitale ka rënë dhe situata në 23 provinca është e mirë, dhe kushtet janë të pranueshme.”

Mbrëmë në televizionin kombëtar të regjimit u transmetua një takim mes Rouhani-t dhe një grupi mjekësh, ku njëri prej tyre reagoi ndaj komentit të Rouhani-t se e gjithë bota është kapur në befasi, duke thënë, “Unë kërkoj që të flitet me prova. Nuk mund ta drejtojmë vendin me hamendje e supozime. Si lektor universiteti, them se nuk i kemi përdorur shumë potenciale të vendit. Z. President, e gjithë bota është kapur në befasi, por ne jemi kapur në befasi me duart e lidhura.” Një mjek tjetër i tha Rouhani-t, “Në shumë pjesë të vendit, duke përfshirë Teheranin, nuk e kemi arritur akoma kulmin. Është e domosdoshme që të mbajmë një gjendje izolimi dhe karantine për tre-katër javë. Virusi SARS pati disa kulme; kështu që ky virus mund të qëndrojë për një apo dy vite.”

Znj. Maryam Rajavi tha se regjimi klerikal nuk ka patur asnjë pengesë apo ndalim për blerjen apo importimin e ilaçeve e pajisjeve mjekësore, por në vend që të shqetësohen për jetët e njerëzve, ata shqetësohen vetëm për sanksionet e vëna mbi paratë e tyre.

Rezistenca iraniane ka këmbëngulur për shumë vite se dhënia e ushqimeve dhe ilaçeve, dhe dhënia e pagave të vonuara të infermierëve, punëtorëve, dhe mësuesve duhet të mbikëqyret dhe kontrollohet nga Kombet e Bashkuara sepse Khamenei do t’i përdorte këto para në Irak, Siri, Jemen, dhe Liban për ambiciet e tij terroriste e reaksionare, dhe mbi të gjitha, për të mbushur xhepat e Gardës Revolucionare të regjimit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

31 mars 2020

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 31 mars 2020

March 31, 2020: Latest News31 Mars 2020

AddThis Sharing Buttons

Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebookShare to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 14,200 në 236 Qytete

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK), shpalli të hënën, më 30 mars 2020, se 14,200 njerëz kanë humbur jetën për shkak të Koronavirusit në 236 qytete të Iranit.

he Peoples Mojahedin Organization of Iran announced on Monday, March 30, 2020, that 14,200 people have lost their lives to Coronavirus in 236 cities across Iran.

Numri i viktimave në provincën Ardabil është 400, në Alborz 600, në Chaharmahal dhe Bakhtiari 38, në Khorasan Razavi 1120, në Khorasan-in Verior 190, në Zanjan 250, në Gilan 1370, dhe në Yazd 305. Këto numra janë përveç shifrave të provincave të tjera.

Lexo më shumë

***

Maryam Rajavi: Përkujtojmë mjekët dhe infermierët që kanë humbur jetën duke u kujdesur për pacientët me Koronavirus

Ata rrezikojnë jetën ndërkohë që të drejtat e tyre bazë janë shkelur për vite të tëra nën sundimin e mullahëve. Të gjithë ne ndihemi borxhli ndaj këtyre grave e burrave vetëmohues.

***

PËRDITËSIMI: 8:30 AM CET

“E vetmja zgjidhje ndaj koronavirusit është përmbysja e diktaturës së mullahëve”: rrjeti i PMOI/MEK

Rrjeti i PMOI/MEK brenda Iranit ka shpërndarë sllogane kundër regjimit iranian dhe politikave të tij të korruptuara gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran.

Ata shkruajnë:
Teheran—Poster i Maryam Rajavi-t: “E vetmja zgjidhje ndaj koronavirusit është përmbysja e diktaturës së mullahëve.”
Teheran—Poster i Massoud Rajavi-t: “Kujtojmë mijëra jetët e pafajshme të humbura për shkak të përhapjes së koronavirusit nga Lideri Suprem”
Teheran— “Maryam Rajavi: do të ndërtojmë një shtet, sundimi i të cilit nuk është superior ndaj vullnetit të popullit.”
Teheran— “Viti i ri do të jetë viti i fitores dhe lirisë”
Teheran— “Maryam Rajavi: Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Andimeshk— “Poshtë Khamenei dhe Lavdi Massoud Rajavi-t”
Aleshtar— “Maryam Rajavi: Mullahët mbjellin farën e pasivitetit dhe mungesës së shpresës. Duhet të rebelohemi kundër saj”
Arak— “Maryam Rajavi: Mullahët mbjellin farën e pasivitetit dhe mungesës së shpresës. Duhet të rebelohemi kundër saj”

"The sole solution to the coronavirus is overthrowing the mullahs’ dictatorship": PMOI/MEK network

***

PËRDITËSIMI: 8:00 AM CET

“Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër përbindëshit Khamenei”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Anëtarët e rrjetit të opozitës iraniane PMOI/MEK thonë se do të luftojnë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër Khamenei-t, në mënyrë që Irani t’i heqë qafe të dy.

Ata shkruajnë:
Shiraz— “Lideri i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi: Zoti i bekoftë viktimat e koronavirusit të mullahëve.”
Shiraz— “Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër përbindëshit Khamenei.”
Teheran— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran— “Poshtë Khamenei”
Karaj— “Duhet ta marrim fatin tonë nga mullahët”
Brujerd— “E vetmja zgjidhje për ta mposhtur koronavirusin është përmbysja e regjimit.”
Behbahan— “Khamenei, Rouhani, ju jeni koronavirusi ynë”
Andimeshk— “Mullahët s’duan t’ia dinë për Iranin dhe populli iranian nuk i do ata. Poshtë virusi Khamenei.”
Isfahan— “Populli iranian nuk do t’i dorëzohet regjimit që ka përhapur koronavirusin.”

"We’ll fight both the coronavirus and Khamenei the monster": MEK Resistance Units

***

Fox News, Eric Shawn: ‘Fshehja e fakteve për koronavirusin’ nga regjimi iranian

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thotë se Teherani nuk po tregon të vërtetën lidhur me COVID-19.

E kanë ditur shumë kohë më përpara se t’ia thoshin publikut dhe nr. i të vdekurve është tashmë mbi 13,600 dhe po shtohet.

 

 

PËRDITËSIMI: 3:00 PM CET

Rebelime në burgje kundër sjelljes kriminale të regjimit në katastrofën e koronavirusit, përleshje, dhe arratisje masive të të burgosruve

Rebelimet në burgjet e Hamedan, Mahabad dhe të Teheranit të Madh pas kryengritjeve në burgjet e Saqqez, Tabriz, Aligudarz, Khorramabad

Drejtësia nxjerr urdhër për masa të rënda  

Rebelime në burgjet e Iranit- Burgu i Mahabad: Të shtunën mbrëma, më 28 mars 2020, të burgosurit në Burgun Qendror të Mahabad ngritën krye dhe u arratisën në protestë kundër keqmenaxhimit nga ana e mullahëve lidhur me shpërthimin e koronavirusit. Forcat shtypëse qëlluan mbi të burgosurit, duke vrarë e plagosur disa prej tyre, ndërkohë që disa pjesë të burgut morën flakë. U dëgjuan deri vonë zhurmat e të shtënave dhe sirenave. Ali Akbar Grossi, prokurori famëkeq i regjimit në Azerbaixhanin Perëndimor, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e kryengritjeve në burgjet e tjera të provincës, tha, “Falë vigjilencës së rojave të burgut, dhe faktit që të burgosurit nuk iu bashkuan të arratisurve, qetësia u rikthye shumë shpejt.” “Të burgosurit i kanë të gjitha kushtet që u nevojiten,” këmbënguli ai.

Iran news in brief, March 31, 2020

Lexo më shumë

***

Maryam Rajavi: I bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, dhe Raportueses Speciale të OKB-së mbi Dhunën Ndaj Grave që ta detyrojnë regjimin klerikal t’i lirojë gratë e burgosura që janë në grevë urie në Burgun Qendror të Urmia-s

Iran: Kryengritje në Burgun Sepidar në Ahvaz, në Protestë kundër Përqasjes Kriminale të Regjimit ndaj Katastrofës së Koronavirusit

Iran: Riot in Sepidar prison in Ahvaz31 Mars 2020

AddThis Sharing Buttons

Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebookShare to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore

Iran: Kryengritje në burgun Sepidar në Ahvaz

Kryengritje të njëpasnjëshme në burgje të ndryshme

Sonte, më 30 mars, të burgosurit në Burgun e Ahvaz tentuan të arratiseshin nga frika e koronavirusit. Rojat hapën zjarr mbi të burgosurit. Disa pjesë të burgut morën flakë.

“Disa të burgosur në dy blloqet e burgut Sepidar në Ahvaz po përpiqeshin të shkaktonin trazira duke djegur kosha plehrash,” tha Haidar Abbaszadeh, shefi i policisë së provincës Khuzestan, i cili ishte dërguar në vendngjarje për të  vepruar kundër të burgosurve. “Për fat të mirë, me ardhjen në kohë të forcave të sigurisë e policisë, situata në burg u rikthye shpejt nën kontroll,” tha ai.

Mbrëmë u rebeluan të burgosurit në burgun Adelabad në Shiraz. Më përpara kishin ngritur krye të burgosurit në burgjet e Hamadan, Mahabad, Teheranit të Madh, Saqqez, Tabriz, Aligudarz, dhe Khorramabad. Dhjetëra të burgosur kanë mundur të arratisen. Këto kryengritje nga të burgosurit janë në protestë kundër refuzimit nga regjimi klerikal për t’i liruar ata, në kulmin e shpërthimit të koronavirusit. Kjo politikë kriminale është njësoj si t’i varrosësh të gjallë të burgosurit.

Të hënën, më 30 mars 2020, Kazem Mousavi, prokurori famëkeq i regjimit në provincën Fars, pohoi: “Kemi parë trazira në dy godina të burgut Adelabad në Shiraz që në orën 10:00 të pasdites (sipas orës lokale), dje. Të burgosurit në këto godina u përpoqën të thyenin gardhet e kamerat e sigurisë. Në këto dy seksione, të burgosurve … nuk u plotësohet asnjë nevojë.

Ahvaz, Iran: burgu Sepidar

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka paralajmëruar sërish për një katastrofë të madhe dhe krime kundër njerëzimit në burgjet e Iranit. Ajo ka bërë thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Këshilli i Sigurisë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, dhe Bashkimi Europian për të siguruar lirimin e të gjithë të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë, për t’ua shpëtuar jetën.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

30 mars 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 13,600 në 232 Qytete

Iran: Coronavirus outbreak, March 2020Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Komëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

29 Mars 2020

Facebook16TëitterPrintEmailPinterestMore6

Iran: Shpërthimi i Koronavirusit, Mars 2020

Hassan Rouhani tërhiqet me nxitim nga deklaratat e tij të mëparshme,

“Virusi mund të zgjasë për një apo dy vite dhe siguria është prioriteti ynë”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli këtë mbasdite, më 29 mars 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka shkuar në 13,600 në 232 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Ardabil ka arritur në 235, në Teheran 1800, më Qom 1480, në Khuzestan 610, në Lorestan 360, në Zanjan 220, dhe në Kohgiluyeh e në Boyer Ahmad 90.

Ndërkohë që Koronavirusi po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish si rezultat i fshehjes së fakteve, gënjeshtrave e paaftësisë së regjimit klerikal, sot, Hassan Rouhani shpalli paturpësisht se, “Siguria është një parim për ne. Të gjitha forcat e armatosura, rojat e kufirit, dhe policia janë të mobilizuara; Po të sabotohej siguria, do të ishte absolutisht jashtë çdo diskutimi.”

Rouhani, i cili më parë kishte thënë se kriza do të mbaronte në fillim të prillit, tha sot: “Ky virus ka hyrë, dhe mund të vazhdojë edhe për një apo dy vite të tjera, por duhet t’i bëjmë të tolerueshme kushtet në shoqëri.”

Rouhani pretendoi gjithashtu se, “Në disa provinca, e kemi kaluar pikën kulmore dhe jemi në rënie.” Ndërkohë që Rouhani flet për rënie, në uebsitin e tij citohen një grup ekspertësh që janë takuar me të, të cilët thonë se: “Është ende shumë herët për të thënë se në çfarë faze jemi dhe nëse e kemi arritur kulmin e sëmundjes apo jemi duke e stabilizuar atë… duhet të presim deri sa të mbarojnë udhëtimet e Noëruz-it.”

Sipas mediave shtetërore, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Golestan ka thënë se, që nga mesi i shkurtit, 284 infermierë, 43 doktorë dhe një total prej 350 anëtarësh të stafit mjekësor janë diagnostikuar me sëmundje akute të frymëmarrjes, që dyshohet të jetë shkaktuar nga koronavirusi.

Punonjësit e spitalit Baghiatallah në Teheran thonë se 20 deri në 30 njerëz vdesin çdo ditë. Në Qom, një mjek tha se ka mijëra njerëz të infektuar dhe se situata po përkeqësohet nga dita në ditë. Në Zanjan, mjekët thonë se të paktën pesë njerëz vdesin çdo ditë për shkak të koronavirusit vetëm në spitalin Vali Asr, por doktorët dhe stafi mjekësor kanë urdhër të mos i japin statistikat e vërteta, përndryshe hiqen nga puna.

Brenda regjimit ka kaos. Mahmoud Sadeghi, anëtar i parlamentit, tha, “Në vend kemi dy qeveri, madje nuk ka qeveri fare. Jemi në gjendjen e rrezikshme të mungesës së një qeverie.” Ai vuri në dukje se mënyra e trajtimit të organizatës Medecins Sans Frontieres “është shenjë e rrëmujës në administrimin e vendit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

29 mars 2020

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 28 Mars 2020

March 28, 2020: Latest News

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi

Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sources-13000

Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK – 13000

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 28 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 13,000 njerëzve në 231 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Alborz është 520, në Gilan 1300, në Mazandaran 1030, në Hamadan 290, në Semnan 90, në Khorasan Razavi 1070, në Khorasan-in Jugor 33, dhe në Hormozgan 20. Këto shifra janë përveç shifrave në provincat e tjera.

Një OJQ Australiane Nxit OKB-në t’i Bëjë Presion Regjimit Iranian për t’i Liruar të Gjithë të Burgosurit Mes Përhapjes së Koronavirusit

Australian Supporters of Democracy in Iran's Letter to UN High Commissioner for Human Rights

Mbështetësit Australianë të Demokracisë në Iran, në një letër drejtuar Michelle Bachelet, Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), duke shprehur solidaritet me viktimat e koronavirusit në Iran, numri i të cilave sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shkuar në mbi 12,400, e nxisin OKB-në që t’i bëjë presion regjimit iranian për t’i liruar të gjithë të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë, ndërkohë që sëmundja vazhdon të përhapet nëpër Iran për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga regjimi.

Populli iranian kërkon më shumë sanksione mbi Iranin nga Perëndimi dhe SHBA gjatë krizës së koronavirusit në Iran

Një shofer taksie në internet:

Iran: Rebelim në Burgun e Saqqez, të Burgosurit Arratisen

Iran - Saqqez Prison

Iran – Burgu i Saqqez

Të premten më 27 mars 2020, të burgosurit në burgun e Saqqez në Kurdistan u ngritën në protestë kundër refuzimit të mullahëve për t’i liruar ata në mes të përhapjes së koronavirusit. Një numër i madh të burgosurish mundën të arratiseshin pas përleshjeve me forcat e IRGC-së dhe rojat e burgut.

Agjencia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, ka raportuar se janë arratisur 80 të burgosur. Forcat represive janë shpërndarë nëpër qytet për t’i kapur të arratisurit. Regjimi është detyruar të dërgojë në Saqqez forca nga qytetet fqinje për ta kontrolluar situatën.

Maryam Rajavi: Regjimit duhet t’i bëhet presion me anë të protestave dhe trysnisë ndërkombëtare në mënyrë që t’i vërë burimet mjekësore që janë aktualisht nën monopolin e IRGC-së në dispozicion të mjekëve, spitaleve dhe publikut

Iran: Kryengritje dhe Zjarre në Burgun e Hamedan, të Burgosurit Arratisen

Iran: Riot in Hamedan prison28 Mars 2020

Iran: Kryengritje në burgun e Hamedan

Të shtunën më 28 mars 2020, të burgosurit e burgut Alvand në Hamedan protestuan kundër refuzimit nga regjimi për t’i liruar, në situatën e përhapjes së Koronavirusit, dhe disa prej tyre mundën të arratiseshin. IRGC dhe rojat e burgut hapën zjarr mbi të burgosurit. Disa pjesë të burgut morën flakë gjatë përplasjeve mes forcave represive dhe të burgosurve.

Dje, pas rebelimeve në burgjet e Khorramabad dhe Aligudarz, të burgosurit në burgun e Saqqez u revoltuan gjithashtu, dhe një numër i madh prej tyre ia dolën të arratiseshin. Situata e të burgosurve po përkeqësohet. Shumë prej tyre kanë vdekur nga Koronavirusi në Urmia, në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafouyeh), dhe në Ghezel Hesar.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka paralajmëruar sërish për një katastrofë të madhe dhe një krim kundër njerëzimit në burgjet iraniane. Për të parandaluar një numër të madh vdekjesh, ajo bëri thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit, Këshilli i të Drejtave Njerëzore, Komisionerja e Lartë për të Drejtat Njerëzore, dhe nga Bashkimi Europian që të marrin masa për të siguruar lirimin e të gjithë të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
28 mars 2020