Sunday, February 5, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 13,600 në 232 Qytete

Iran: Coronavirus outbreak, March 2020Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Komëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

29 Mars 2020

Facebook16TëitterPrintEmailPinterestMore6

Iran: Shpërthimi i Koronavirusit, Mars 2020

Hassan Rouhani tërhiqet me nxitim nga deklaratat e tij të mëparshme,

“Virusi mund të zgjasë për një apo dy vite dhe siguria është prioriteti ynë”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli këtë mbasdite, më 29 mars 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka shkuar në 13,600 në 232 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Ardabil ka arritur në 235, në Teheran 1800, më Qom 1480, në Khuzestan 610, në Lorestan 360, në Zanjan 220, dhe në Kohgiluyeh e në Boyer Ahmad 90.

Ndërkohë që Koronavirusi po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish si rezultat i fshehjes së fakteve, gënjeshtrave e paaftësisë së regjimit klerikal, sot, Hassan Rouhani shpalli paturpësisht se, “Siguria është një parim për ne. Të gjitha forcat e armatosura, rojat e kufirit, dhe policia janë të mobilizuara; Po të sabotohej siguria, do të ishte absolutisht jashtë çdo diskutimi.”

Rouhani, i cili më parë kishte thënë se kriza do të mbaronte në fillim të prillit, tha sot: “Ky virus ka hyrë, dhe mund të vazhdojë edhe për një apo dy vite të tjera, por duhet t’i bëjmë të tolerueshme kushtet në shoqëri.”

Rouhani pretendoi gjithashtu se, “Në disa provinca, e kemi kaluar pikën kulmore dhe jemi në rënie.” Ndërkohë që Rouhani flet për rënie, në uebsitin e tij citohen një grup ekspertësh që janë takuar me të, të cilët thonë se: “Është ende shumë herët për të thënë se në çfarë faze jemi dhe nëse e kemi arritur kulmin e sëmundjes apo jemi duke e stabilizuar atë… duhet të presim deri sa të mbarojnë udhëtimet e Noëruz-it.”

Sipas mediave shtetërore, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Golestan ka thënë se, që nga mesi i shkurtit, 284 infermierë, 43 doktorë dhe një total prej 350 anëtarësh të stafit mjekësor janë diagnostikuar me sëmundje akute të frymëmarrjes, që dyshohet të jetë shkaktuar nga koronavirusi.

Punonjësit e spitalit Baghiatallah në Teheran thonë se 20 deri në 30 njerëz vdesin çdo ditë. Në Qom, një mjek tha se ka mijëra njerëz të infektuar dhe se situata po përkeqësohet nga dita në ditë. Në Zanjan, mjekët thonë se të paktën pesë njerëz vdesin çdo ditë për shkak të koronavirusit vetëm në spitalin Vali Asr, por doktorët dhe stafi mjekësor kanë urdhër të mos i japin statistikat e vërteta, përndryshe hiqen nga puna.

Brenda regjimit ka kaos. Mahmoud Sadeghi, anëtar i parlamentit, tha, “Në vend kemi dy qeveri, madje nuk ka qeveri fare. Jemi në gjendjen e rrezikshme të mungesës së një qeverie.” Ai vuri në dukje se mënyra e trajtimit të organizatës Medecins Sans Frontieres “është shenjë e rrëmujës në administrimin e vendit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

29 mars 2020