Iran: Një punonjëse dhe një klient me maska në një bankë në Teheran, për shkak të shpërthimit të koronavirusit — mars 2020
Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 15,500 në 237 Qytete
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 1 prill 2020, se numri i viktimave të Koronavirusit ka arritur në mbi 15,500 në 237 qytete të Iranit.
Shpërthimi i Koronavirusit në Iran
Numri i viktimave në Azerbaixhanin Lindor është 200, Alborz 620, Isfahan 1560, Chaharmahal dhe Bakhtiari 50, Khorasan Razavi 1205, Khuzestan 660, Fars 260, Qazvin 260, Qom 1650, Kurdistan 260, Kerman 180, Kermanshah 415, Golestan 750, Gilan 1460, Lorestan 420, Provinca Qendrore 250, dhe Hamadan 315. Kjo është përveç numrit të vdekjeve në provincat e tjera.
***
Maryam Rajavi: Ajo që e ka bërë vendin tonë jashtëzakonisht të brishtë përballë sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore është një diktaturë brutale e plaçkitëse që nuk ngurron të kryejë çfarëdo krimi të imagjinueshëm vetëm për ta ruajtur sundimin e saj të turpshëm.
***
Të burgosurit ngrenë krye në burgun Sheyban në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor
Të burgosurit e burgut Sheyban në qytetin Ahvaz, i cili ndodhet në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, bënë një kryengritje të martën, më 31 mars. Në 5 pasdite sipas orës lokale u dëgjuan zhurma të shtënash dhe gazi lotsjellës nga brenda burgut. Regjimi i mullahëve dërgoi njësi të shumta sigurie për ta rrethuar burgun Sheyban me rradhë të shumta forcash të ndryshme, në një përpjekje të dëshpëruar për ta kontrolluar situatën dhe për të parandaluar daljen e informacionit në botën e jashtme. Banorët vendas raportojnë se i kanë dëgjuar të burgosurit tek bërtisnin e protestonin ndaj autoriteteve të burgut.