Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 23,100 në 251 Qytete në Mbarë Vendin

Iran, Tehran, Masih Daneshvari Hospital - Coronavirus outbreak9 prill 2020

Iran, Teheran, Spitali Masih Daneshvari – Shpërthimi i Koronavirusit

Maryam Rajavi: Edhe një herë Khamenei demonstroi rrugën pa krye në të cilën ndodhet regjimi klerikal, mospërfilljen e tij për jetët e njerëzve, dhe shqetësimin për ruajtjen e pushtetit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot, më 9 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 23,100 në 251 qytete të Iranit.

Numri i viktimave në Teheran është 3,050, Gilan 2,100, Khorasan Razavi 1,900, Isfahan 1,810, Khuzestan 1,000, Alborz 910, Kermanshah 670, Azerbaixhani Perëndimor 650, Hamedan të paktën 590, Lorestan 540, Kurdistan 390, Semnan 370, Kerman 365, Azerbaixhani Lindor 355, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 135, Chaharmahal dhe Bakhtiari 100, dhe Bushehr 80.

Burimet mjekësore në Karaj tregojnë se numri i vdekjeve vetëm në atë qytet është mbi 800, dhe viktimat për të cilat shkaku i vdekjes është shpallur një sëmundje akute e frymëmarrjes kanë qenë të gjitha të infektuara me Koronavirus. Sipas këtyre burimeve, numri i vdekjeve (nga Koronavirusi) në provincën Alborz është mbi 20 në ditë, dhe kur shtohen edhe ato për të cilat shkaku i vdekjes nuk specifikohet, numri arrin në të paktën 30.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Edhe një herë, Khamenei ka demonstruar rrugën pa krye ku ndodhet regjimi klerikal, dhe mospërfilljen e regjimit të tij për jetët e njerëzve. Ai e ka bërë të qartë se është i shqetësuar vetëm për ruajtjen e teokracisë në pushtet. Si gjithmonë, Khamenei është përpjekur ta largojë vëmendjen e njerëzve nga krimet e regjimit në katastrofën e Koronavirusit duke folur për armiq e teori konspirative. Kjo ndërëkohë që 80 milion iranianë jetojnë nën presionin dhe represionin e regjimit të mullahëve.

Lidhur me vrasjen e të burgosurve dhe kushtet e tmerrshme në burgjet e regjimit, sot Amnesty International shpalli se beson se 36 të burgosur janë vrarë nga forcat e sigurisë në burgjet iraniane. Duhet të kryhen menjëherë hetime të pavarura lidhur me vdekjet e të burgosurve iranianë. Personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 9 Prill 2020

April 9, 2020: Latest News9 prill 2020

Iran: mbi 30 të burgosur janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave në burgje për shkak të COVID-19

Raporte se forcat e sigurisë kanë përdorur plumba dhe gaz lotsjellës në burgje, dhe i kanë zhveshur e rrahur të burgosurit pas shtypjes së protestave. Adoleshenti i dënuar me ekzekutim duket se është rrahur për vdekje pas pjesëmarrjes në protestë.

Tahar Boumedra – Regjimi i Iranit po e Keqpërdor Koronavirusin për të Zbutur Sanksionet Ekzistuese

Në një artikull në Euroneës, Z. Tahar Boumedra, ish-Kreu i Zyrës së të Drejtave të Njeriut në Misionin e Ndihmës të Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI), foli rreth shpërthimit të koronavirusit në Iran dhe rreth fushatës kriminale të regjimit për t’ua marrë jetën njerëzve në përpjekje për t’i hequr sanksionet.

Një zyrtar i qytetit të Teheranit thotë se zyrtarët iranianë të shëndetësisë po e fshehin shkallën e vërtetë të krizës së COVID-19

— Nëse është nevoja duhet të jepni dorëheqjen por thoni të vërtetën për COVID19.
— Zyrtarët e shëndetit dhe Presidenti nuk po flasin hapur për epideminë dhe nuk po u përgjigjen pyetjeve të njerëzve.

Regjimi nuk do t’ia dijë për njerëzit e infektuar me koronavirus

Është një djalë i ri që ka rënë. Kemi një orë që telefonojmë 115-ën dhe 110-ën. Ka 20-30 minuta, dhe 115 thotë nuk ka të bëjë me ne, e 110 thotë të njëjtën gjë.

The regime doesn't care about coronavirus infected people

Maryam Rajavi: Sot, ndryshimi i regjimit në Iran është i domosdoshëm jo vetëm për lirinë dhe demokracinë në këtë vend, por edhe për shëndetin e çdo individi në Iran dhe për mbrojtjen e shtëpive, qyteteve e fshatrave të tyre kundër fatkeqësive natyrore

Iran: Paralajmërim për një Katastrofë të Madhe në Burgje

Thirrje për aksion urgjent për të liruar të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë

In the Iranian regime's prisons, prisoners are at risk of contracting the coronavirus due to the regime's criminal negligence.

Në burgjet e regjimit iranian, të burgosurit janë në rrezik infektimi me koronavirus për shkak të mospërfilljes kriminale të regjimit.

Pavarësisht pandemisë së Koronavirusit, regjimi çnjerëzor klerikal refuzon t’i lirojë të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.

“Ka vetëm një zgjidhje për koronavirusin & tiraninë. Përmbysja e mullahëve”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Rrjeti i PMOI/MEK brenda Iranit ekspozon paaftësinë e regjimit iranian gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran.
Ata vënë postera të liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi, nëpër qytete.
Shkruajnë gjithashtu graffiti nëpër mure:
Mashhad—Poster i Maryam Rajavi-t: “Ka vetëm një zgjidhje për koronavirusin, për varfërinë, për shtypjen dhe tiraninë. Kjo zgjidhje është përmbysja e diktaturës fetare të mullahëve në tërësinë e saj.”
Isfahan—Postera të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi dhe liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi: “Do të rezistojmë dhe do ta luftojmë virusin e teokracinë në pushtet. Ky është qëllimi i jetës sonë.”
Teheran—Poster i Massoud Rajavi-t: “I uroj kombit të madh të Iranit përmbysjen e regjimit, liri dhe lumturi.”
Teheran—Poster i Massoud Rajavi-t: “Protesta në çdo rrugë e shesh!”
Teheran—Poster i Massoud Rajavi-t: “Populli iranian ka zgjedhur ta përmbysë Khamenei-n.”
Teheran— “Lirojini të gjithë të burgosurit politikë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Rasht— “Khamenei, mullah i lig, ti je virusi i vërtetë”
Kerman— “Poshtë Khamenei dhe lavdi Rajavi-t”
Mehrshahr— “Lavdi Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit dhe poshtë Khamenei.”
Rafsanjan—Massoud Rajavi: “Objektet dhe pajisjet shëndetësore duhet të jenë në dispozicion të popullit.”
Qom— “Shpërthimi i Koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”

"There’s one solution for the coronavirus & tyranny. Overthrowing the mullahs": MEK Resistance Units

The Washington Times: Grupi disident pretendon se numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është mbi 20,000

Këshilli i mërguar Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) deklaroi të mërkurën se qeveria nuk ka qenë e sinqertë lidhur me numrin e vdekjeve, dhe thotë se ky numër është mbi 20,000 deri më sot, ndërsa të infektuarit janë mbi 500,000 nga 83 milion iranianë.

 

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 22,000 në 246 Qytete

Coronavirus outbreak in Iran

Ekspertët e regjimit e shohin në rritje kurbën e koronavirusit, por Rouhani këmbëngul t’i nxjerrë njerëzit në punë

Maryam Rajavi: Khamenei dhe Rouhani nuk duan t’ia dinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve; Ata kanë për qëllim vetëm ta shpëtojnë regjimin e tyre nga një kryengritje

Të mërkurën, më 8 prill 2020, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli se numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 22,000 në 246 qytete të Iranit.

Sot, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Hassan Rouhani, duke ripërsëritur gënjeshtrat e tij të mëparshme, e mbrojti paturpësisht planin e kabinetit të tij për t’i nxjerrë njerëzit sërish në punë. Ai tha: “Jemi ende në procesin e kontrollimit të përhapjes së virusit … Nuk jemi shumë në ankth. Spitalet tona dhe departamentet mjekësore janë në gatishmëri. Të gjitha spitalet kanë shtretër dhe ICU (njësi të kujdesit intensiv) bosh.”

Duke pranuar paaftësinë e regjimit, Rouhani shtoi: “T’u themi njerëzve të rrinë në shtëpi për shkak të kësaj sëmundjeje ngjitëse, do të ishte gjëja më e lehtë për qeverinë, por nuk është e mundur. Ka disa që janë punëtorë mëditës, nëse nuk punojnë një ditë, nuk marrin të ardhura, dhe nuk mund të sigurojnë jetesën… Çfarë duhet të bëjmë për ta? Çfarë duhet të bëjmë për njerëzit bizneset e të cilëve kanë qenë të mbyllura gjatë dy muajve të fundit, të cilëve u duhet të paguajnë fatura, borxhe e qira?… Më përpara, lufta jonë ishte të qëndronim në shtëpi, por tani është të vazhdojmë me veprimtaritë ekonomike. Nuk kemi zgjedhje tjetër.”

Kjo ndërkohë që, dje, Ministri i Shëndetësisë në kabinetin e Rouhani-t, duke folur në parlamentin e regjimit, tha se “Tani jemi në fazën e menaxhimit të shpërthimit të virusit” dhe ende nuk e kemi “kontrolluar dhe frenuar atë. Nuk duhet të kemi iluzione apo t’i llogarisim gjërat gabim.”

Lidhur me komentet e Rouhani-t sot, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) tha: Për Khamenei-n dhe Rouhani-n, jeta dhe mirëqenia e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë. Ata duan vetëm ta mbrojnë regjimin e tyre nga rreziku i një kryengritjeje. Vendimi për t’i nxjerrë njerëzit në punë është krim kundër njerëzimit dhe do të shkaktojë viktima të panumërta. Impakti vdekjeprurës i këtij vendimi nuk do të mbetet vetëm brenda kufijve të Iranit dhe do të sjellë rrezikun e një vale të re të shpërthimit të virusit në rajon e në vende të tjera.

Znj. Rajavi bëri thirrje për masa të efektshme ndërkombëtare dhe përsëriti se ekzistojnë shuma të mëdha parash që i përkasin popullit iranian, të cilat janë vjedhur nga institucione të ndryshme të korruptuara nën kontrollin e Khamenei-t dhe IRGC-së, para të cilat mund të mbulojnë shpenzimet e punëtorëve dhe rrogëtarëve deri sa të mbarojë kriza e Koronavirusit, dhe që duhet t’u hiqen nga duart mullahëve e të vihen në dispozicion të popullit iranian.

Iran: Regjimi i Mullahëve i Përgatit të Burgosurit Politikë për Masakër Gjatë Krizës së Koronavirusit

Iran, Evin prison in Tehran8 prill 2020

Iran, burgu Evin në Teheran

Pas një presioni shumë të madh shoqëror e ndërkombëtar, regjimi i Iranit ka vendosur t’i lirojë përkohësisht disa nga të burgosurit për shkak të koronavirusit. Bota e ka fajësuar regjimin për neglizhencën e tij dhe fshehjen e fakteve lidhur me shpërthimin e koronavirusit si dhe për ankthin e familjeve të të burgosurve nga përhapja e virusit në burgje.

Gjiithashtu, kryegjyqtari i regjimit shpalli se do të lirohen 90,000 të burgosur, por asnjë burim i pavarur nuk e ka konfirmuar lirimin e kaq shumë të burgosurve. Rebelimet javët e fundit në burgje të ndryshme të vendit treguan se kjo deklaratë e regjimit ishte thjesht një manovër, dhe asnjë i burgosur politik nuk do të lirohet.

Komuniteti ndërkombëtar, organizatat, aktivistët civilë e politikë kanë kërkuar herë pas here që regjimi t’i lirojë përkohësisht të burgosurit në mënyrë që ata të mos përballen me përhapjen e virusit vdekjeprurës në burgje. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, drejtësia e regjimit ka refuzuar t’i lirojë të burgosurit politikë, madje as me garancinë e një pagese të madhe. Përkundrazi, regjimi nuk ka lejuar krijimin e lehtësirave shëndetësore në burgje.

Kjo gjë ka shkaktuar kryengritje të shumta nëpër burgje, si në Abadan ku më 3 prill, rojat e burgut hapën zjarr mbi të burgosurit, gjë që rezultoi në 20 vdekje e rreth 100 plagosje.

Nga 27 deri më 29 mars, ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Saqqez, Tabriz dhe në burgun Adel Abad në Shiraz, ku rojat hynë në burg dhe sulmuan të burgosurit.

Më 4 prill, një dëshmitar nga Ahvaz tha: “Ky burg është si një grup magazinash. Në secilën magazinë ruhen 1000 të burgosur. Gjithsej këtu mbahen rreth 8000 të burgosur.”

Për t’i detyruar rojat t’i hapin dyert e burgut, të burgosurit u vunë zjarrin qelive, por rojat prapë nuk pranuan t’i hapnin dyert, dhe një i burgosur 25-vjeçar vdiq për shkak të zjarrit.

Më 30 mars, shtatë të burgosur, Mohammad Tamoli, Mohammad Lafteh, Mohammad Salamat, Ali Khafaji, Majid Zobeydi, Shahin Zoheyri dhe Seyedreza Khorassani (Maghinami), u qëlluan për vdekje nga forcat represive dhe rojat e burgut, dhe shumë të tjerë u plagosën. Regjimi është përpjekur ta fshehë këtë krim të tmerrshëm dhe ta parandalojë zbardhjen e tij.

Të martën më 31 mars, të burgosurit e burgut Sheyban në Ahvaz u rebeluan kundër regjimit nga frika e përhapjes së koronavirusit nëpër burgje. Forcat e IRGC-së dhe rojat speciale të burgut i sulmuan të burgosurit dhe për orë të tëra u dëgjuan të shtëna nga brenda objektit. Dëshmitarët thanë se, kur u errësua, në burg hynë ambulancat të cilat i transferuan të plagosurit, të shoqëruar nga ushtarakë.

Në një konferencë virtuale në Gjenevë të shtunën më 4 prill, zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, shprehu shqetësim për të burgosurit pas raporteve që tregojnë për trazira në burgje nga shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit.

“Siç e shihni, në Iran e në disa vende të tjera po shohim rebelime, të burgosurit që janë të frikësuar, që janë të shqetësuar nga humbja e madhe e kontaktit me familjarët, e kështu me radhë. Pra ka shumë, shumë probleme lidhur me këtë,” tha Colville.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës, i ka bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, dhe organeve të tjera përkatëse ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për ta detyruar regjimin ta bëjë publike vendndodhjen dhe gjendjen e të arrestuarve e të burgosurve të plagosur që janë zhdukur. Ajo u bëri thirrje gjithashtu familjarëve e miqve të të burgosurve që të kërkojnë informacion mbi gjendjen e tyre dhe të ngulin këmbë deri sa ata të lirohen pa kushte. Regjimi klerikal duhet t’i lirojë të gjithë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 20,400 në 245 Qytete

Coronavirus in Iran

Parlamenti i regjimit bllokon mocionin urgjent për një karantinim një mujor mbarëkombëtar

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të martën, më 7 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 245 qytete të Iranit është të paktën 20,400.

Ndërkohë, Parlamenti i regjimit ka bllokuar diskutimin e një mocioni urgjent me tre prioritete për një karantinim një mujor mbarëkombëtar në mënyrë që të parandalohet shtimi i vdekjeve. Mocioni, i nënshkruar nga 80 deputetë, kundërshtonte urdhrin e Hassan Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë (javën që vjen). U bllokua sepse “shkel kushtetutën.”

Abdolreza Rahmani Fazli, Ministri i Brendshëm në kabinetin e Rouhani-t, përsëriti gënjeshtrat e tij të zakonshme duke thënë në Parlament: “Nuk ka vend për shqetësim, nisur nga masat e marra për kontrollimin e Koronavirusit. Ka ekspertizë të mjaftueshme; kurba e përhapjes është në rënie në të gjithë vendin.”

Megjithatë, Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, duke folur në të njëjtën seancë, theksoi se “Nuk ka gjë më të keqe për ekonominë e vendit sesa vazhdimësia e përhapjes së koronavirusit.” Duke e shprehur në mënyrë indirekte kundërshtimin e tij (ndaj rihapjes së ekonomisë), ai theksoi, “Tani jemi në fazën e menaxhimit të shpërthimit të virusit dhe ende nuk e kemi “kontrolluar dhe frenuar virusin. Nuk duhet të kemi iluzione apo t’i llogarisim gjërat gabim.”

Namaki bëri thirrje për një mbledhje me dyer të mbyllura dhe pohoi për të parën herë se virusi ka hyrë në Qom e në Gilan në mënyrë të pavarur. Ai tha: “23 ekipe epidemiologësh po punojnë për të zbuluar se ku e ka patur origjinën sëmundja. Ajo që ka ndodhur në Gilan nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në Qom. I kemi hulumtuar të gjitha këto, dhe do të flasim për këtë gjë në një seancë me dyer të mbyllura …”

Në një deklaratë të publikuar më 27 mars, Rezistenca Iraniane zbardhi faktin se në fund të janarit, Koronavirusi ka qenë i pranishëm në Astara dhe Talesh (në Iranin veri-perëndimor). Në fillim të janarit, një numër i madh turistësh kinezë kishin shkuar në Astara dhe në zonën e lirë Bandar Anzali nga Republika e Azerbaixhanit.” Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në deklaratat e tij të datave 20 e 31 mars, si dhe 3 prill 2020, ka zbardhur dokumentat e shtrimit në spital të 11 pacientëve me Koronavirus në Teheran nga 25 janari deri më 7 shkurt 2020.

Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, tha në televizionin shtetëror: “Kemi patur 28% rritje në numrin e shtrimeve në spital në seksionet e zakonshme, dhe 15% rritje në njësinë e kujdesit intensiv gjatë tre ditëve të fundit, ndërkohë që kemi liruar më pak pacientë ditët e fundit… Kurba është ende në rritje… Popullsia e Teheranit është e madhe dhe e shumëllojshme…kapacitetet tona nuk mund ta përballojnë një volum të tillë.” Pas një mbledhjeje të këshillit të qytetit të Teheranit, Zali tha për Agjencinë shtetërore të Lajmeve Fars: “Teherani është ende një nga pikat kyçe të shpërthimit të koronavirusit, dhe nuk ka pothuajse asnjë zonë të paprekur në qytet për shkak të volumit të trafikut mes zonave brenda qytetit.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, tha se dëshpërimi dhe histeria e zyrtarëve përballë MEK-ut dhe Rezistencës Iraniane, teksa i afrohen fundit të regjimit të tyre, është plotësisht e qartë dhe e kuptueshme. Refuzimi nga ana e parlamentit për të diskutuar një “mocion urgjent për karantinimin e vendit” është një tjetër tregues i bashkëpunimit mes Khamenei-t, Rouhani-t, dhe zyrtarëve të tjerë në marrjen e vendimit kriminal për t’i nxjerrë përsëri në punë njerëzit, gjë që është, në të vërtetë, një kurth vdekjeje. Znj. Rajavi vuri në dukje se ky është një krim kundër njerëzimit, sidomos për shkak se shumica dërrmuese e ekspertëve të regjimit theksojnë se Koronavirusi nuk është frenuar ende dhe se po përhapet në shumë zona. Si rrjedhim, rikthimi në mënyrën e zakonshme të jetës e punës, do t’ua marrë jetën një numri të stërmadh njerëzish.

Grupi i të Drejtave Njerëzore: Në Mesin e Shpërthimit të Koronavirusit në Iran, të Burgosurit Janë më të Pambrojturit dhe Duhet të Lirohen Menjëherë

Iran Human Rights Monitor Monthly Report, March 2020Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) ka publikuar raportin mujor për muajin e marsit, në të cilin fokusohet tek shpërthimi i koronavirusit në Iran, veçanërisht nëpër burgjet iraniane.

Duke iu referuar rebelimeve të vazhdueshme nëpër burgjet e Iranit, Iran HRM shkruan: “Shumë të burgosur në burgje të ndryshme të Iranit janë infektuar me këtë sëmundje. Gjashtë të burgosur kanë humbur tashmë jetën në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ku mungon edhe higjiena më minimale. Të burgosurit që vuajnë nga koronavirusi nuk veçohen nga të tjerët në këtë burg.”

Sipas Iran HRM, muaji i marsit ka qenë i tëri nën hijen e shpërthimit të koronavirusit. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit shpalli të hënën se koronavirusi ua ka marrë jetën tashmë më shumë se 19,500 iranianëve në mbarë vendin.

Të burgosurit në Iran kanë qenë veçanërisht të pambrojtur nga kjo përhapje e virusit. Ata nuk kanë mundur t’i shmangen virusit, pasi kur ai hyn në një burg, është e sigurtë që do të përhapet mes të burgosurve në kushtet e rënda jo higjienike ku ata mbijetojnë.

Regjimi iranian pati thënë në shkurt se të burgosurve do t’u jepej liridalje për shkak të krizës shëndetësore. Kryegjyqtari i regjimit, Ebrahim Raisi, pati thënë gjithashtu se nuk do të pranoheshin të burgosur të rinj në provincën e Teheranit. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur – ka patur një numër të burgosurish të rinj që janë pranuar.

Edhe në këtë situatë, të burgosurit politikë po diskriminohen dhe është shpallur se atyre nuk do t’u jepet liridalje.

Gjatë muajit mars, një numër të burgosurish nisën greva urie për shkak të vazhdimësisë së mbajtjes në burg dhe kushteve të fëlliqura ku ata mbahen. Më pas vijuan rebelimet dhe një numër të burgosurish mundën të arratiseshin. Ata donin thjesht të mbroheshin nga Koronavirusi.

“Qindra të burgosur nisën greva urie, duke u kërkuar autoriteteve që t’i dezinfektonin rregullisht burgjet, t’u jepnin maska e dezinfektues duarsh të burgosurve, t’i karantinonin ata që dyshohet se janë të infektuar dhe t’i jepnin liridalje sa më shumë të burgosurve që të jetë e mundur,” lexon raporti.

Irani: 19 vjeç i burgosur i vrarë nën tortura nga regjimi në Miandoab

Danial Zeinolabedini, killed under torture by regime authorities in Miandoab, western Iran4/3/2020

Danial Zeinolabedini, i vrarë nën tortura nga autoritetet e regjimit në Miandoab, Irani perëndimor

Raportimi nga PMOI / MEK

Irani, 3 Prill 2020  Burgu I të miturve Danial Zeinolabedini, 19 vjeç, u torturua për vdekje nga rojet e burgut në Miandoab, Irani perëndimor. Trupi i tij i pajetë iu dorëzua familjes së tij të enjten, 2 prill. Zeinolabedini kontaktoi familjen e tij në 1 të mëngjesit me orën lokale, por të martën, 31 mars, ai u transferua nga burgu Mahabad, Irani perëndimor, dhe tha se ai ishte transferuar në atë burg dhe se ishte rrahur për vdekje. Ai po i lypte familjes së tij që të vinte dhe ta shpëtonte.

Pas një trazire në burgun Mahabad të Dielën në 29 Mars, Zeinolabedini dhe një numër i të burgosurve të tjerë u transferuan në burg të veçantë nën pretekstin e përfshirjes në nisjen e revoltave dhe protestave. Pasi pësoi një rrahje të rëndë nga autoritetet e burgut Mahabad, Zeinolabedini u internua në Miandoab dhe u dhunua edhe një herë nën tortura. Familja e tij u kontaktua të enjten, 2 prill dhe u informua për vdekjen e tij. Shenjat e rrahjeve dhe të torturave shihen qartë në trupin e pajetë të Zeinolabedinit.

Irani: Të paktën shtatë të burgosur të vrarë nga forcat e sigurisë në Ahvaz

Inmates killed by the regime’s security forces in Sepidar Prison of Avaz, southwest Iran4/3/2020Iran, 3 Prill 2020 – Të paktën shtatë të burgosur u vranë nga forcat e sigurisë së regjimit në burgun Sepidar të Ahvaz në Iranin jugperëndimor, tregojnë raportet. Autoritetet po mbajnë një heshtje mbi statistikat aktuale të të vrarëve dhe të plagosurve nga forcat e tyre.

Të hënën pasdite me orën lokale, 30 Mars, të burgosurit e burgut Sepidar në Ahvaz filluan një revoltë. Videoja e postuar në platformat e mediave sociale tregonte se tymi po ngrihej nga burgu i Sepidarit që mund të shihej nga larg. Raportet lokale tregojnë se familjarët e të burgosurve të mbajtur në burgun e Sepidarit u mblodhën jashtë objektit duke shprehur shqetësime për të dashurit e tyre.

Revoltat në këtë burg u nisën pasi të burgosurit po protestonin për mungesë të nevojave higjienike dhe refuzimit të autoriteteve që të paktën të japin leje të përkohshme për të burgosurit gjatë shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit. Forcat e sigurisë në burg u përgjigjën duke hapur zjarr dhe duke përdorur gaz lotsjellës kundër të burgosurve protestues. Emrat dhe gjenialitetet e një numri të këtyre të burgosurve të vrarë në 30 Mars janë si më poshtë:

  1. Shahin Zoheiri, nga qyteti i Khramshahr, në jug-perëndim të Iranit
  2. Mohammad Rashg, nga qyteti i Ahvaz, Irani jugperëndimor
  3. Ali Khaffaji
  4. Majid Zobeidi, nga qyteti i Ahvaz, Irani jugperëndimor
  5. Mohammad Tamouli Tarafi, 25 vjeç, nga qyteti i Bestan, në jug-perëndim të Iranit. Ai ishte vendosur pas hekurave përsëri në vitin 2018 dhe po vuante një mandat shtatë vjeçar.
  6. Seyed Reza Khorsani (Moqinami), 38 vjeç, i martuar dhe nga qyteti i Dasht-e Azadegan afër Susangerd, në jugperëndim të Iranit
  7. Mohammad Salamat, nga qyteti i Ahvaz, Irani jugperëndimor
  8. Mohammad Tamouli from Best, southwest Iran

Mohammad Tamouli nga Best, Irani jugperëndimor

Majid Zobeidi, from the city of Ahvaz, southwest Iran

Majid Zobeidi, nga qyteti i Ahvaz, Irani jugperëndimor

Shahin Zoheiri, from the city of Khorramshahr, southwest IranShahin Zoheiri, nga qyteti i Khramshahr, në jug-perëndim të Iranit

Seyed Reza Khorsani (Moqinami), 38, married and from the city of Dasht-e Azadegan near Susangerd, southwest Iran

Seyed Reza Khorsani (Moqinami), 38, i martuar dhe nga qyteti i Dasht-e Azadegan afër Susangerd, në jugperëndim të Iranit

Presidentja e opozitës iraniane Marjam Raxhavi, kreu i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shprehu shqetësime të mëdha për situatën e dy burgjeve në Ahvaz, në jugperëndimin e Iranit.

“Me shqetësim të madh për situatën në burgjet Shaiban dhe Sepidar të Ahvaz, unë kërkoj që të dërgohet një mision ndërkombëtar për grumbullimin e fakteve për të vizituar këto dy burgje dhe të hetojë për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve dhe për kushtet e të sëmurëve,” tha. Zonja Raxhavi ” Unë kërkoj nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesi Special i KB për situatën e të drejtave të njeriut në Iran që të detyrojnë regjimin të njoftojë vendndodhjet dhe kushtet e të arrestuarve dhe të burgosurve të plagosur që janë zhdukur. Unë u bëj thirrje familjeve, të afërmve dhe miqve të të burgosurve që të ndjekin kushtet e robërve dhe të mos heqin dorë derisa të lirohen pa kushte. Regjimi klerik duhet të çlirojë të gjithë ata dhe kjo është mënyra e vetme për t’i shpëtuar ata nga koronavirusi. “

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 19,500 në 242 Qytete

Over 19,500 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sources6 prill 202

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të hënën, më 6 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka arritur shifrën tronditëse 19,500 në 242 qytete të Iranit.

Urdhrat kriminale të Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë kanë ndezur konflikte mes grupimeve rivale të regjimit.

Sot, Ahmad Moradi, një deputet i parlamentit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr: “Kur lexova fjalët e presidentit që e quante Hormozgan-in provincë të paprekur nga virusi, më erdhën në mendje dy hipoteza, njëra se i kishin dhënë informacion të gabuar, dhe e dyta se i ka thënë ato fjalë me qëllim e pa kujdes. Mendoj se mundësia e dytë është më afër së vërtetës … Vendimi dhe argumenti i presidentit janë të gabuara njëqind për qind.”

Parvaneh Salahshouri, një tjetër deputete në parlamentin e regjimit, tha për të përditshmen shtetërore Arman: “Në parlament ndamë 200 milion dollarë për Forcat Quds brenda një dite. Pa dyshim që, në situatën që ndodhemi, mbrojtja e shëndetit të njerëzve është më e rëndësishme se çështjet e tjera.”

E përditshmja shtetërore Jahan Sanat shkroi: “Sot vendi është në prag të rrënimit, dhe pas koronavirusit vijnë trazirat shoqërore. Përparësia kryesore e sistemit duhet të jetë shpëtimi i jetëve të miliona njerëzve dhe pastaj shpëtimi i ekonomisë.”

Në një situatë të tillë, Rouhani shpalli se për tre milion familjet që përbëjnë “sektorët e varfër … Kemi menduar katër paketa ndihme nga 200,000 në 600,000 toman [ekuivalente me $12 deri në $36].”

Kjo paketë e turpshme ndihme po reklamohet ndërkohë që Parviz Fattah, kreu i Fondacionit Mostazafan (Abased), ka thënë në televizionin shtetëror se Qassem Soleimani ka marrë fonde nga fondacioni i tij për t’i paguar 1,500 në muaj anëtarët e grupit Fatemiyoun, që është një grup afgan proksi i regjimit, në Siri.

Duke komentuar lidhur me këtë vendim, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Shuma e vogël e parave që ofrohet nga Khamenei dhe Rouhani për të mbuluar nevojat e stërmëdha të shkaktuara nga Koronavirusi për tre milion familje të varfra nuk është as sa paga e një dite që u jepet mercenarëve irakenë e afganë të forcave terroriste Quds. Ky gjest ofendues pasqyron frikën e regjimit nga një kryengritje e mundshme. Khamenei dhe Rouhani i kanë lënë miliona iranianë pa mbrojtje përballë shpërthimit të Koronavirusit, ndërkohë që pasuria e vendit që kontrollohet nga IRGC dhe entitetet e lidhura me të, Fondacioni Mostazafan, Qendra për Ekzekutimin e Urdhrit të Khomeini-t, Komiteti i Ndihmave i Khomeini-t, Fondacioni i Martirëve, Fondi Astan-e Quds Razavi, si dhe organizata të tjera të mëdha ekonomike mund të mjaftojë për t’ua paguar rrogat punëtorëve, punonjësve të zyrave, si dhe për të paguar të papunët, në mënyrë që ata të mund të karantinohen.

Znj. Rajavi shtoi se pasuria e popullit, e cila është rrëmbyer nga mullahët e korruptuar, duhet t’i vihet menjëherë në dispozicion popullit iranian.

Anëtari i Task Forcës Iraniane për Koronavirusin: Llogaritet që 500,000 Njerëz në Iran Janë Infektuar me Koronavirus

Coronavirus-Iran,Tehran, Masih Daneshvari Hospital6 prill 2020

Koronavirusi-Iran,Teheran, Spitali Masih Daneshvari

Të hënën më 6 prill, Hamid Souri, një anëtar i task forcës kombëtare të Iranit për Koronavirusin, në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve të regjimit iranian, IRNA, tha se mbi gjysëm milioni njerëz në Iran janë infektuar nga Koronavirusi.

“Llogaritja fillestare ishte se nga 30 deri në 60 përqind e popullsisë do të infektohej me këtë sëmundje… Llogaritjet aktuale tregojnë se rreth 500,000 njerëz në vend janë infektuar me koronavirus,” tha Souri, duke shtuar: “por kjo nuk është një shifër e saktë sepse nuk janë identifikuar ende pacientët me simptoma më të buta.”

Ky anëtar i task forcës kombëtare të Iranit për Koronavirusin flet për gjysëm milioni infektime, ndërkohë që shifra zyrtare e regjimit iranian është 60,500. Shifra zyrtare e regjimit iranian për numrin e vdekjeve është 3739. Shumë burime të pavarura e kanë kundërshtuar këtë shifër.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 6 prill 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 19,500 njerëzve në 242 qytete të Iranit.

Në kundërshtim me gënjeshtrat e presidentit të regjimit Hassan Rouhani, Souri e përshkroi situatën në Iran si “shqetësuese”, dhe paralajmëroi se kurba e koronavirusit të ri në provincat Teheran, Khorasan Razavi, Azerbaixhani Perëndimor, Bushehr, Khuzestan, Kermanshah, dhe Semnan është në rritje.

“Kurba e koronavirusit nuk është sheshuar në asnjë nga 31 provincat e vendit”, tha Souri për agjencinë zyrtare të lajmeve.