Iranianët e Mërguar, Mbështetës të MEK në Gjermani, Nxisin Kancelaren Gjermane që të Mbajë Anën e Popullit Iranian në Situatën e Shpërthimit të Koronavirusit

760

Association of Exiled Iranian Societies in Germany6 prill 2020

Shoqata e Iranianëve të Mërguar në Gjermani

Shoqata e Iranianëve të Mërguar në Gjermani, e cila mbështet Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) i është drejtuar me një letër Kancelares së Gjermanisë, Dr. Angela Merkel, ku e nxit atë dhe anëtarët e Bundestagut gjerman që ta dënojnë fshehjen kriminale të fakteve nga regjimi iranian lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran. MEK ka shpallur se deri tani, përhapja e koronavirusit ua ka marrë jetën më shumë se 18,600 iranianëve. Mbështetësit e MEK i bëjnë thirrje gjithashtu qeverisë gjermane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme për ta ndihmuar popullin e Iranit.