Zbulimet e Muxhahedinëve të Popullit dhe lajmet e rreme të regjimit iranian kundër Muxhahedinëve në Shqipëri lidhur me Koronavirusin

925

Over 16,100 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sourcesNga 21 shkurti e deri më sot, Organizata e Muxhahedinëve, MeK, në përputhje me detyrën e saj patriotike dhe në mënyrë që ta ndihmojë popullin iranian në luftën kundër koronavirusit, ka zbardhur të fshehtat e regjimit klerikal. Fshehtësia dhe gënjeshtrat kanë qenë shkaku kryesor i shpërthimit të koronavirusit në Iran. Shifrat e vërteta të viktimave në çdo provincë i janë komunikuar popullit në formën e buletineve të përditshme, https://al.ncr-iran.org/news/permbledhje-e-lajmeve-te-fundit-2-prill-2020/

https://al.ncr-iran.org/news/human-rights/iran-vdekjet-nga-koronavirusi-arrijne-ne-14700-ne-237-qytete/

https://al.ncr-iran.org/news/iran-numri-i-vdekjeve-nga-koronavirusi-shkon-ne-mbi-13600-ne-232-qytete/

Komisioni i Sigurisë dhe Antiterrorizmit në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar dokumente të marra nga shërbimet e emergjencës të vendit, që tregojnë se regjimi ka qenë në dijeni të mbërritjes së koronavirusit në vend që në janar, dhe se një numër i madh pacientësh të infektuar nga ky virus kanë qenë të shtruar në spitale në Teheran.
Këto dokumente tregojnë se që në janar, ambulancat kanë transportuar pacientë të infektuar nga koronavirusi, duke përfshirë punonjës iranianë të ambasadës kineze, ​​të cilët vuanin nga ky virus. Megjithatë, për të paktën një muaj, regjimi nuk lejoi publikimin e lajmeve dhe masave të nevojshme. Këto zbulime kanë bërë që publiku dhe autoritetet ndërkombëtare ta mbajnë regjimin përgjegjës për fshehtësinë e tij. “Irani nuk u tregua i kujdesshëm lidhur me rrezikun e koronavirusit, zhvilloi zgjedhjet dhe nuk i pezulloi fluturimet drejt Kinës gjatë shpërthimit të sëmundjes,” tha për Al-Iraqiya TV Dr. Adham Ismail, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Irak më 29 mars. “Kështu që Irani shkaktoi përhapjen e koronavirusit në 17 shtete të tjera. Po të mos ishte për Iranin, askush nuk do të ishte infektuar në Irak.”
Për të parandaluar një kryengritje tjetër, e cila do të jetë shumë më e madhe sesa të mëparshmet, regjimi iranian do ta ndalojë fuqishëm publikimin e fakteve lidhur me koronavirusin në Iran, fakte që pasqyrojnë thellësinë e krimeve dhe korrupsionit të regjimit. Për këtë arsye, regjimi iranian nuk e toleron zbardhjen e fakteve nga opozita kryesore, dhe nën presionin e ekspozimeve e zbulimeve të bëra nga MeK, regjimi përpiqet dëshpërimisht të gjejë një rrugëdalje duke gënjyer për MeK-un. Kjo është një taktikë e njohur dhe e përhershme e regjimit në mënyrën se si ai konfrontohet me MeK-un në arenën politike dhe ndërkombëtare. Tani që MeK ka ekspozuar realitetin e tragjedisë së koronavirusit në Iran dhe rolin e regjimit në këtë gjë, regjimi po përpiqet në mënyrë qesharake ta përshkruajë MeK-un si shkakun e përhapjes së virusit në disa pjesë të Europës. Seksioni në gjuhën shqipe i faqes Pars Today, që publikohet nga regjimi, shkroi një gënjeshtër qesharake më 31 mars, duke thënë se 9 anëtarë të Muxhahedinëve të Popullit në Ashraf të Shqipërisë janë aktualisht të infektuar me koronavirus dhe një prej tyre ka vdekur.
Gjithashtu, Agjencia e Lajmeve e Radios dhe Televizionit të regjimit iranian shkroi më 4 mars një tjetër gënjeshtër qesharake të ngjashme, duke thënë se, pas infektimit të një numri anëtarësh të MeK në Kampin Ashraf në Shqipëri nga koronavirusi, ka patur raporte për rebelime e trazira në kamp. Në një tjetër shembull, Agjencia e Lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me kryegjyqtarin e regjimit Ibrahim Ra’isi, shkroi të njëjtat gjepura më 30 mars dhe tha se MeK mund ta shndërrojë zonën e Durrësit në Shqipëri, ku ndodhet kampi Ashraf, në një burim të përhapjes së koronavirusit në Europën Lindore.
Fakti është që diktatura që sundon Iranin ka kryer krimin më të madh duke e fshehur mbërritjen e koronavirusit në Iran për të paktën një muaj, në mënyrë që të zhvillonte zgjedhjet parlamentare më 22 shkurt dhe të përgatiste tubimet e përvjetorit të Revolucionit Iranian më 11 shkurt, duke shkaktuar kështu shpërthimin e virusit në Iran. Irani me viktimat e tij të panumërta u bë burimi i përhapjes së virusit në të gjitha vendet e rajonit.
Sipas raporteve nga spitale e varreza të ndryshme në Iran, Muxhahedinët raportojnë se deri më 2 prill, 16,100 njerëz kanë vdekur në 237 qytete të Iranit për shkak të infektimit me Koronavirus. Pas kthimit nga Irani, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit për Lindjen e Mesme tha se statistikat e vërteta të Iranit janë të paktën 5 herë më të larta sesa shifrat e shpallura nga regjimi. Gazeta franceze Le Monde shkroi në një raport mbi Iranin më 31 mars se shumë mjekë iranianë, të cilët kishin dashur të mbeteshin anonim, kishin thënë për Le Monde se statistikat e zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit iranian lidhur me viktimat e Koronavirusit në Iran janë të pavërteta.
Më 24 mars, në mënyrë që të fshihte faktet, regjimi dëboi organizatën Mjekët pa Kufij )Médecins Sans Frontières( që kishte shkuar në Iran për të krijuar një spital terreni në Isfahan, që është një nga qendrat e epidemisë së koronavirusit. Ky dëbim u bë një tjetër skandal për regjimin. Këtë herë, uebsitet e Ministrisë së Inteligjencës përdorën një justifikim edhe më të keq për ta mbuluar skandalin, duke shkruar se Dr. Bernard Kouchner, themeluesi i Médecins Sans Frontières dhe ish-ministër i jashtëm i Francës, ka folur në një mbledhje të Rezistencës Iraniane në Shqipëri korrikun e shkuar.