Iran- Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 16,100 në 237 Qytete

817

Iran: Coronavirus Fatalities2 prill 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli më 2 prill 2020 se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka arritur në mbi 16,100 në 237 qytete të Iranit.

Numri i viktimave në Teheran është 2,080, Mazandaran 1,300, Khuzestan 690, Alborz 655, Ardabil 425, Yazd të paktën 320, Khorasan Verior 210, Sistan e Baluchestan 160, Semnan 110, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 110, Hormozgan 35, dhe Bushehr 32.

Vargu i gënjeshtrave të presidentit të regjimit Hassan Rouhani, ku përfshihet deklarata e djeshme se përhapja e koronavirusit ka nisur të tatëpjetën në të gjitha provincat, ishte aq absurd saqë sot iu desh të tërhiqej. Ndërkohë që këmbëngulte se monedha e vendit është në gjendje të mirë dhe se nuk do të ketë probleme gjatë këtij viti iranian, ai tha: “Koronavirusi nuk është një çështje për të cilën mund të themi me siguri se kur do të mbarojë. Mund të mbarojë brenda muajve të ardhshëm, ose mund të zgjasë edhe deri në fund të vitit.”

Një grup “ish ekzekutivësh të shëndetësisë dhe profesorësh të Shkollave Mjekësore e sistemit mjekësor,” i kanë shkruar Rouhani-t se numri i vdekjeve per capita në Iran është 15 herë më i lartë se ai në Kinë. “Si i inkurajoni njerëzit të rrinë në shtëpi ndërkohë që hapni bankat e zyrat? Çfarë duhet të bëjnë bizneset që merren me banka e zyra? Çfarë duhet të bëjnë punëtorët sezonalë e mëditës? Çfarë do t’u ndodhë njerëzve që nuk mbulohen nga asnjë sigurim apo mbështetje? Nga deklaratat kontradiktore të zyrtarëve, publiku e kupton që ju nuk e keni krizën nën kontroll. Shifrat lidhur me pacientët në rrezik të lartë, shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv, dhe me humbjen e anëtarëve të stafit mjekësor nuk tregojnë se jemi në kushte më të mira nga java e shkuar. Sipas raportit të CCH, tre ditë më parë, dje, dhe sot, kemi patur 2,000, 2,500, dhe 3,000 pacientë të rinj që kanë rezultuar pozitiv. A do të thotë kjo se situata është më e mirë?”

Ahmad Tavakoli, një anëtar i Këshillit të Ekspediencës, ka shkruar, “Presidenti (Hassan Rouhani) pretendon se numri i viktimave po ulet në të gjitha provincat, por shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetit, sidomos javën e fundit, tregojnë një rritje të paprecedent. Deklaratat e Rouhani-t se shtretërit në spitale e në njësitë e kujdesit intensiv janë bosh nuk pranohen nga publiku.” “Rouhani vazhdon të jetë në gjendjen shpirtërore të zgjedhjeve dhe është i ndjeshëm ndaj fjalëve të ish-rivalëve të tij,” shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, i zemëruar nga ekspozimi i djeshëm i fshehjes kriminale të fakteve nga regjimi (lidhur me shpërthimin e koronavirusit) dhe i numrit të vërtetë të vdekjeve, Rouhani tha, “Këta gënjeshtarë të përhershëm vazhdojnë t’i shpërndajnë këto gënjeshtra. Ata janë në një vend ku nuk kanë shtretër spitalesh për pacientët e tyre, dhe nuk guxojnë të dalin jashtë. Vazhdojnë të flasin e të gënjejnë përsëri.”

https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/statement-human-rights/iran-coronavirus-death-toll-surges-to-16100-in-237-cities/