Friday, July 26, 2024

Shpërthimi i Koronavirusit në Iran: Regjimi i Arreston e Keqtrajton Anëtarët e Stafit Mjekësor Pavarësisht Përpjekjeve të Tyre të Palodhura

Iran: Coronavirus outbreak, April, 20206 prill 2020

Lajmet nga Irani tregojnë se zyrtarët e regjimit kanë ndjekur penalisht një tjetër mjek që kishte paralajmëruar për përhapjen e koronavirusit. Dr. Rahim Yousefpour nga qyteti Saqqez në provincën Kurdistan është thirrur nga autoritetet gjyqësore të regjimit. Ai është urdhëruar të paraqitej të dielën, më 5 prill 2020.

“Paralajmërova për Covid-19 një muaj më parë. Për këtë arsye, autoritetet më thirrën tetë herë. Më duhet të paraqitem në gjyq për faktin se kam thënë të vërtetën… Nëse nuk më shihni më, nuk do të jetë për shkak të infektimit me koronavirus apo ndonjë aksident rrugor,” tha ai në një video të publikuar online.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, zyrtarët e regjimit, në përpjekje për t’i fshehur përmasat e vërteta të kësaj krize, kanë arrestuar ata qytetarë e mjekë të cilët bëjnë paralajmërime apo thonë të vërtetën lidhur me këtë virus vdekjeprurës.