Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 28 Mars 2020

March 28, 2020: Latest News

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi

Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sources-13000

Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK – 13000

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 28 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 13,000 njerëzve në 231 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Alborz është 520, në Gilan 1300, në Mazandaran 1030, në Hamadan 290, në Semnan 90, në Khorasan Razavi 1070, në Khorasan-in Jugor 33, dhe në Hormozgan 20. Këto shifra janë përveç shifrave në provincat e tjera.

Një OJQ Australiane Nxit OKB-në t’i Bëjë Presion Regjimit Iranian për t’i Liruar të Gjithë të Burgosurit Mes Përhapjes së Koronavirusit

Australian Supporters of Democracy in Iran's Letter to UN High Commissioner for Human Rights

Mbështetësit Australianë të Demokracisë në Iran, në një letër drejtuar Michelle Bachelet, Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), duke shprehur solidaritet me viktimat e koronavirusit në Iran, numri i të cilave sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shkuar në mbi 12,400, e nxisin OKB-në që t’i bëjë presion regjimit iranian për t’i liruar të gjithë të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë, ndërkohë që sëmundja vazhdon të përhapet nëpër Iran për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga regjimi.

Populli iranian kërkon më shumë sanksione mbi Iranin nga Perëndimi dhe SHBA gjatë krizës së koronavirusit në Iran

Një shofer taksie në internet:

Iran: Rebelim në Burgun e Saqqez, të Burgosurit Arratisen

Iran - Saqqez Prison

Iran – Burgu i Saqqez

Të premten më 27 mars 2020, të burgosurit në burgun e Saqqez në Kurdistan u ngritën në protestë kundër refuzimit të mullahëve për t’i liruar ata në mes të përhapjes së koronavirusit. Një numër i madh të burgosurish mundën të arratiseshin pas përleshjeve me forcat e IRGC-së dhe rojat e burgut.

Agjencia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, ka raportuar se janë arratisur 80 të burgosur. Forcat represive janë shpërndarë nëpër qytet për t’i kapur të arratisurit. Regjimi është detyruar të dërgojë në Saqqez forca nga qytetet fqinje për ta kontrolluar situatën.

Maryam Rajavi: Regjimit duhet t’i bëhet presion me anë të protestave dhe trysnisë ndërkombëtare në mënyrë që t’i vërë burimet mjekësore që janë aktualisht nën monopolin e IRGC-së në dispozicion të mjekëve, spitaleve dhe publikut

Iran: Kryengritje dhe Zjarre në Burgun e Hamedan, të Burgosurit Arratisen

Iran: Riot in Hamedan prison28 Mars 2020

Iran: Kryengritje në burgun e Hamedan

Të shtunën më 28 mars 2020, të burgosurit e burgut Alvand në Hamedan protestuan kundër refuzimit nga regjimi për t’i liruar, në situatën e përhapjes së Koronavirusit, dhe disa prej tyre mundën të arratiseshin. IRGC dhe rojat e burgut hapën zjarr mbi të burgosurit. Disa pjesë të burgut morën flakë gjatë përplasjeve mes forcave represive dhe të burgosurve.

Dje, pas rebelimeve në burgjet e Khorramabad dhe Aligudarz, të burgosurit në burgun e Saqqez u revoltuan gjithashtu, dhe një numër i madh prej tyre ia dolën të arratiseshin. Situata e të burgosurve po përkeqësohet. Shumë prej tyre kanë vdekur nga Koronavirusi në Urmia, në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafouyeh), dhe në Ghezel Hesar.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka paralajmëruar sërish për një katastrofë të madhe dhe një krim kundër njerëzimit në burgjet iraniane. Për të parandaluar një numër të madh vdekjesh, ajo bëri thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit, Këshilli i të Drejtave Njerëzore, Komisionerja e Lartë për të Drejtat Njerëzore, dhe nga Bashkimi Europian që të marrin masa për të siguruar lirimin e të gjithë të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
28 mars 2020

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi, 27 Mars 2020, 6:00 PM CET

Iran coronavirus update27 Mars 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 27 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën më shumë se 12,400 njerëzve në 228 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Sistan dhe Baluchestan është 140, në Khuzestan është 580, në Isfahan 1,400, në Lorestan 250, në Khorasan Razavi 1030, në Kermanshah 370, në Mazandaran 980, në Yazd 265, në Bushehr 25, dhe në Kohkiloieh e Boierahmad është 50. Këto numra janë përveç shifrave në provincat e tjera.

SHBA Vë Sanksione mbi Rrjetin Terrorist të IRGC-së të Regjimit Iranian në Irak

U.S. Treasury Department27 Mars 2020

Departamenti Amerikan i Thesarit

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara (OFAC), në një deklaratë të enjten, shpalli se ka etiketuar 20 kompani frontale, zyrtarë të lartë, e bashkëpunëtorë biznesi në Iran e Irak, të cilët i mbështesin ose veprojnë në emër të Forcave Qods të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian. Sipas kësaj deklarate, këto kompani e individë janë marrë gjithashtu me “transferimin e ndihmave vdekjeprurëse për militantët terroristë të mbështetur nga Irani në Irak, të tillë si Kata’ib Hizballah (KH) dhe Asa’ib Ahl al-Haq (AAH).”

“Mes veprimtarish të tjera malinje, këto entitete dhe individë kanë kryer apo mbështetur akte si: kontrabandë përmes portit iraken Umm Qasr; pastrim parash përmes kompanive frontale irakene; shitje të naftës iraniane regjimit të Sirisë; kontrabandim armësh në Irak e Jemen; promovim të propagandës në Irak në interes të IRGC-QF dhe militantëve të saj terroristë; kërcënim të politikanëve irakenë; dhe përdorim të fondeve e donacioneve publike të bëra në drejtim të një institucioni supozimisht fetar për të shtuar buxhetin e IRGC-QF. Militantët terroristë të mbështetur nga regjimi iranian, si KH dhe AAH, kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj forcave amerikane dhe të Koalicionit në Irak,” lexon deklarata.

“Irani përdor një rrjet kompanish frontale për të financuar grupe terroriste në rajon, duke ia shteruar burimet popullit iranian dhe duke u dhënë prioritet proksive terroristë në vend të nevojave bazë të popullit të vet,” tha Sekretari i Thesarit, Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara bëjnë përjashtime të gjera dhe japin autorizime për ndihma humanitare, duke përfshirë lëndët e para bujqësore, ushqimet, ilaçet, dhe pajisjet mjekësore për ta ndihmuar popullin e Iranit në luftën ndaj koronavirusit.”

Më 16 tetor 2019, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), në një raport ekskluziv, ekspozoi rolin e Qendrës së Rindërtimit të Tempujve të Shenjtë, të regjimit iranian, dhe rolin e saj si një organizatë frontale e Forcave Quds në implementimin e planeve terroriste të regjimit iranian në Irak e Siri.

Qassem Soleimani i ka bërë personalisht emërimet e fundit në Qendrën e Rindërtimit të Tempujve të Shenjtë më 12 korrik 2019. Mes tyre ishte ngritja në detyrë e Gjeneralit të IRGC-së, Hassan Polarak, nga kryetar i Qendrës së Rindërtimit në këshilltar special të zyrës komanduese të Forcave Quds. Pas kësaj, Polarak-ut iu dha gjithashtu detyra e mbikëqyrjes së veprimtarive të Qendrës. Në të njëjtin dekret, Soleimani e caktoi Polarak-un si autoritetin për përmirësimin e ceremonive të Arbaeen dhe për shmangien e sanksioneve. Soleimani caktoi Mohammad Jalal Maab si kreun ekzekutiv të Qendrës së Rindërtimit, pas ngritjes në detyrë të Hassan Polarak,” shton NCRI.

Departamenti amerikan i Thesarit e ka përfshirë këtë organizatë frontale në serinë e tij më të re të etiketimeve:

“Organizata e Rindërtimit të Tempujve të Shenjtë në Irak (ROHSI) është një organizatë e kontrolluar nga IRGC-QF, me bazë në Iran dhe Irak, lidershipi i të cilës është emëruar nga Komandanti i eliminuar i IRGC-QF, Qassem Soleimani. Edhe pse është supozimisht një institucion fetar, ROHSI i ka transferuar miliona dollarë Kompanisë irakene Bahjat al Kawthar për Ndërtim dhe Tregti Ltd, e cila njihet edhe si Kompania Kosar, dhe është një tjetër entitet me bazë në Irak nën kontrollin e IRGC-QF-së. Kompania Kosar ka shërbyer si bazë për veprimtaritë e inteligjencës iraniane në Irak, duke përfshirë transportimin e armëve dhe municioneve drejt grupeve militante terroriste të mbështetura nga Irani,” lexon deklarata e Departamentit të Thesarit.

“OFAC ka etiketuar gjithashtu Mohammad Jalal Maab, kreun aktual të ROHSI, i cili është emëruar në këtë pozicion nga vetë ish-Komandanti i IRGC-QF, Soleimani. Jalal Maab ka zëvendësuar Hassan Pelarak, një oficer i IRGC-QF dhe bashkë-pronar i Kompanisë Kosar, i cili është zgjedhur nga Soleimani për të shërbyer si asistenti i tij special në një komitet të drejtuar nga IRGC-QF, komitet që fokusohet në veprimtari të lidhura me evazionin e sanksioneve. Pelarak ka punuar gjithashtu me zyrtarë të IRGC-QF për të transferuar raketa, eksplozivë, dhe armë të vogla në Jemen, duke intensifikuar konfliktin në Jemen e duke përkeqësuar një nga katastrofat më të mëdha njerëzore të botës,” shton Departamenti i Thesarit.

 

Iran: Kryengritje në Burgun e Saqqez, të Burgosurit Arratisen

Iran - Saqqez PrisonShkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

27 Mars 2020

Iran – Burgu Saqqez

Të premten, më 27 mars 2020, të burgosurit në Burgun Saqqez në Kurdistan ngritën krye në protestë kundër refuzimit nga ana e mullahëve për t’i liruar ata për shkak të përhapjes së koronavirusit. Një numër i madh të burgosurish ia dolën të arratiseshin pas përplasjeve me forcat e IRGC-së dhe rojat e burgut.

Agjencia e Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, ka raportuar se  janë arratisur 80 të burgosur. Forcat represive janë shpërndarë nëpër qytet për t’i kapur sërish të arratisurit. Regjimi është detyruar të dërgojë në Saqqez forca nga qytetet fqinje për ta kontrolluar situatën.

Të enjten, më 26 mars 2020, ngritën krye edhe të burgosurit në seksionet 7 dhe 9 të burgut të Tabriz-it, të cilët ishin të ekspozuar ndaj Koronavirusit. Rojat hapën zjarr brutalisht mbi të burgosurit e pambrojtur, duke plagosur të paktën shtatë prej tyre. Të burgosurit i çarmatosën rojat dhe u përleshën me ta. Disa të burgosur ia dolën të arratiseshin.

Më përpara ka patur kryengritje nga të burgosurit edhe në Burgun Qendror të Aligudarz dhe në burgun e Khorramabad ku disa kanë mundur të arratisen. Shumë të burgosur janë vrarë apo lënduar pasi forcat represive hapën zjarr mbi ta. Në kundërshtim me propagandën e tij, dhe ndërkohë që Koronavirusi është përhapur shumë nëpër burgje, regjimi i mullahëve jo vetëm që refuzon t’i lirojë të burgosurit, qoftë edhe përkohësisht, por vazhdon gjithashtu të shtojë të burgosur të rinj pa i karantinuar ata. Deri tani, disa të burgosur të infektuar kanë vdekur në Burgun Qendror të Teheranit të Madh (Fashafouyeh), në Urmia e në burgje të tjera.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka paralajmëruar sërish për një katastrofë të madhe njerëzore në burgjet mesjetare të regjimit dhe ka bërë thirrje për aksion të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar lirimin e qindra mijëra të burgosurve, sidomos atyre politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

27 mars 2020

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 27 mars 2020

Iran: Coronavirus outbreak, March 2020Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit

27 Mars 2020

Iran: Shpërthimi i Koronavirusit, Mars 2020

PËRMBAJTJA E KËSAJ FAQEJE DO TË PËRDITËSOHET ME LAJMET MË TË FUNDIT

PËRDITËSIMI: 9:30 AM CET

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 11,900 në 224 Qytete

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 26 mars 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 11,900 në 224 qytete të Iranit.

Iran- COVID-19 outbreak crisis - March 2020

Iran- Kriza e përhapjes së COVID-19 — Mars 2020

Numri i viktimave në Teheran është 1,650, Golestan 670, Khuzestan 540, Kordestan 225, Kermanshah 340, Yazd 230, Ardabil 185, dhe në Khorasan-in Jugor 12. Këto shifra duhet t’u shtohen numrave në provincat e tjera.

***

PËRDITËSIMI: 9:00 AM CET

Kriza e koronavirusit në Iran: Rrjeti i MEK: “Ndihmat mjekësore duhet të shpërndahen në popull”

Njësitë e Rezistencës të MEK i kanë intensifikuar veprimtaritë e tyre gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran duke ekspozuar korrupsionin dhe keqmenaxhimin e regjimi gjatë kësaj krize. Ata kanë vendosur gjithashtu foto të liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe të Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi në vende publike.
Ata shkruajnë:
Isfahan— “Massoud Rajavi: Ndihmat mjekësore duhet të shpërndahen në popull.”
Isfahan— “Zot shpëtoje popullin iranian nga koronavirusi i mullahëve.”
Isfahan— “Uniteti kombëtar është elementi kyç për ta luftuar regjimin dhe koronavirusin.”
Isfahan— “Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Isfahan— “Ali Khamenei dhe IRGC janë përgjegjës për përhapjen e koronavirusit. Drejtojani zemërimin tuaj regjimit.”
Isfahan— “Maryam Rajavi: Lavdi mjekëve e infermierëve që rrezikojnë jetën për të trajtuar pacientët me koronavirus.”
Isfahan— “Shprehja e urrejtjes për regjimin, protestat, dhe grevat duhet të zgjerohen sa më shumë të jetë e mundur.”
Mashhad— “Ky Vit i Ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores.”

***

 

“Ali Khamenei është arsyeja e vdekjes së njerëzve”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Njësitë e Rezistencës të MEK kanë shkruar nëpër mure mesazhe kundër regjimit iranian, duke e fajësuar regjimin për vrasjen e iranianëve përmes koronavirusit.

Ata shkruajnë:

Lorestan— “Ky vit i ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores. / Poshtë Khamenei”

Hamadan— “Poshtë Khamenei”

Andimeshk— “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”

Andimeshk— “Khamenei, mullah i lig, je ti virusi i vërtetë” / “Ali Khamenei është arsyeja e vdekjes së njerëzve” / “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”

Andimeshk— “Do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”

Kashan— Banderola e postera të shkruar me dorë në vende të ndryshme: “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për fajin e regjimit iranian & mullahëve.”

Amol— “Ky vit i ri pers është viti i afrimit të lirisë dhe fitores.”

“Viti i ri pers është viti i afrimit drejt lirisë”: Njësitë e MEK në Iran

Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK në Iran vazhdojnë veprimtaritë e tyre kundër regjimit iranian dhe koronavirusit. Ata vazhdojnë ekspozimin e korrupsionit të regjimit në Iran gjatë krizës së koronavirusit, që ka rezultuar në vdekjen e 10,900 viktimave. Ata kumtojnë gjithashtu fitoren përfundimtare dhe lirinë e Iranit në një të ardhme të afërt.

***

Njësitë e Rezistencës të MEK vendosin postera të Maryam Rajavi-t dhe Massoud Rajavi-t në Isfahan

Anëtarët e rrjetit të grupit opozitar iranian PMOI/MEK kanë vënë postera të Massoud Rajavi-t dhe Maryam Rajavi-t në Isfahan, një nga qytetet më të mëdha të Iranit. Në këto postera shkruhet: “Populli iranian nuk do t’i dorëzohet regjimit që ka përhapur koronavirusin.”

Dy gra të burgosura vdesin në burgun Qarchak për shkak të Covid-19

Shumica e të burgosurve në burgun Evin dhe në burgun e grave Qarchak mbeten në kushte të tmerrshme higjienike pas përhapjes së koronavirusit në burgje. Atyre nuk u jepen leje të përkoshme.

Ato pak të burgosura politike që ia kanë dalë të marrin leje të përkohshme kanë raportuar se kushtet në burgun e grave Qarchak, në godinën e grave të burgut Evin dhe në burgun Kachauii në Karaj janë edhe më keq se më parë.

Lexo më shumë

***

Kryengritje në Burgun e Tabriz-it: Rojat Hapin Zjarr, Plagosin të Burgosurit

Iran: Riot in Tabriz prison27 Mars 2020

Iran: Kryengritje në burgun e Tabriz-it

Znj. Rajavi bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të liruar të burgosurit në mënyrë që të parandalohet një katastrofë e madhe njerëzore

Këtë mbasdite, më 26 mars, të burgosurit e godinave 4 dhe 5 të burgut të Tabriz-it, të cilët janë të ekspozuar ndaj koronavirusit, bënë një kryengritje. Në kundërshtim me propagandën e tij dhe ndërkohë që epidemia e koronavirusit është përhapur shumë nëpër burgje, regjimi i mullahëve jo vetëm që refuzon t’i lirojë të burgosurit, qoftë edhe përkohësisht, por vazhdon të futë në burg njerëz të tjerë pa i karantinuar ata.

Për ta shtypur kryengritjen, Garda Revolucionare dhe forca të tjera represive hapën zjarr mbi të burgosurit, duke plagosur disa prej tyre. Mund të shihej tymi që ngrihej nga brenda burgut, si dhe dëgjoheshin të shtënat e sirenat e ambulancave.

Javën e kaluar, disa të burgosur në burgun Parsilon në Khorramabad dhe në burgun Aligudarz u ngritën në protestë kundër ekspozimit ndaj virusit dhe u përpoqën të arratiseshin nga burgu pasi i kishin çarmatosur rojat.

Ndërkohë që numri i viktimave të koronavirusit rritet eksponencialisht, disa të burgosur janë infektuar. Gjashtë të burgosur kanë vdekur nga koronavirusi në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ku mungojnë kushtet më minimale higjienike. Pacientët e infektuar me koronavirus nuk izolohen, dhe as nuk karantinohen në burg.

Edhe në Burgun Ghezel Hesar ka të burgosur të infektuar nga koronavirusi, dhe disa prej tyre kanë vdekur. Në kushte të ngjashme gjenden edhe burgjet Gohardasht dhe Evin, si dhe Burgu i Grave Qarchak e dhjetëra burgje të tjera në Teheran e në provincën Alborz. Në burgjet e provincave të tjera, situata është edhe më keq. Shumica e burgjeve të Iranit janë të mbushura deri në dy apo trefishin e kapacitetit të tyre.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se vdekja e të burgosurve në burgun Fashafuyeh do të jetë fillimi i një zinxhiri vdekjesh që përbëjnë një krim të konsiderueshëm kundër njerëzimit, të kryer nga regjimi i mullahëve pasi ai refuzon t’i lirojë të burgosurit. Ajo përsëriti nevojën për ndërhyrje dhe aksion urgjent nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar lirimin e të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë, dhe për të mos lejuar viktimizimin e mijëra të burgosurve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

26 mars 2020

Ligjvënësit Italianë Shprehin Solidaritetin e Tyre me Popullit e Iranit, Dënojnë Fshehtësinë e Regjimit Lidhur me Përhapjen e Koronavirusit

 

Italian parlimant

Shkruar nga Mahmoud Hakamian

25 Mars 2020

Parlamenti italian

Komiteti i Parlamentarëve italianë për një Iran të Lirë, në një letër drejtuar Michelle Bachelet, Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, shpreh shqetësim lidhur me numrin në rritje të viktimave të koronavirusit në Iran, për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga regjimi. Ligjvënësit italianë shprehin gjithashtu mbështetjen e tyre të plotë për rezistencën iraniane, dhe solidaritetin e tyre me popullin iranian. Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës.

 

 

Miqtë Kanadezë të një Irani Demokratik Shprehin Mbështetje për të Burgosurit Iranianë Mes Krizës së Koronavirusit

 

The letter of the Canadian Friends of a Democratic Iran to Javaid RehmanShkruar nga Mahmoud Hakamian

25 Mars 2020

Letra e Miqve Kanadezë të një Irani Demokratik drejtuar Javaid Rehman-it

Miqtë Kanadezë të një Irani Demokratik, në një letër drejtuar Javaid Rehman-it, Raportuesit Special mbi Situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran, shprehin shqetësim lidhur me gjendjen e të burgosurve politikë iranianë gjatë krizës së COVID-19, për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga regjimi.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 11,500 në 222 Qytete

 

Iran: Increase of the casualties of the COVID-19 Outbreak

25 Mars 2020

Maryam Rajavi: Pajisjet mjekësore dhe burimet financiare të IRGC-së dhe Zyrës së Khamenei-t duhet t’u vihen në dispozicion të varfërve

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, 25 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën më shumë se 11,500 njerëzve në 222 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Khorasan Razavi është 980, në Khorasan-in Verior 59, në Khuzestan 500, në Isfahan 1360, në Kermanshah 280, në Yazd 230, në Lorestan 230, në Hamadan 240, në Zanjan 150, dhe në Sistan e Baluchistan 70.

Ndërkohë që raportet dhe deklaratat e zyrtarëve të regjimit flasin për një përshkallëzim të përhapjes së virusit, viktimave, dhe mungesave të mëdha në lehtësira mjekësore, Hassan Rouhani deklaron, “Deri më sot, nuk kemi patur mungesa shtretërish, infermierësh, apo mjekësh. Madje edhe në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), në shumicën e qyteteve e provincave, kemi rezerva. Dje isha veçanërisht i shqetësuar për Mashhad-in në këto ditë; por rezulton që 30% përqind e shtretërve në ICU janë bosh. Është bërë një planifikim i mirë”!

Presidenti i regjimit tha gjithashtu dje se, “Shtrimi në spitale (për Koronavirusin) është pakësuar dhe numri i vdekjeve po ulet.”

Ndërkohë sot, Ministria e Shëndetësisë e regjimit shpalli se numri i pacientëve të rinj të infektuar në 24 orët e fundit është 2,206, d.m.th. është rritur 25% nga dje, dhe 130% më shumë se të shtunën e kaluar.

Sot, Guvernatori i Azerbaixhanit Perëndimor tha se numri i pacientëve dhe mbartësve të virusit është disa herë më i madh se numri i raportuar.

Mohammad Hossein Ghorbani, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gilan, tha, “Gilan mbetet ende epiqendra e krizës së Koronavirusit … Nëse fillon vala e dytë e shpërthimit të virusit, dëmet do të jenë shumë më të mëdha se në fazën e parë … Jemi të shqetësuar sepse stafi ynë mjekësor është i rraskapitur nga javë të tëra pune të rëndë e të pandalur.”

Të hënën, më 23 mars 2020, e përditshmja shtetërore Shargh citoi Grupin e Punës të Ministrisë së Shëndetësisë për Analizën Epidemiologjike, i cili thotë se deri në mes të majit, 811,000 deri në 1.16 milion njerëz do të jenë infektuar nga virusi në Iran.

Majid Farahani, një anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit, i ka shkruar Rouhani-t se, “Kina e nisi karantinën pasi kishin humbur jetën 30 njerëz, Spanja pas 200 vdekjesh, dhe Franca pasi 175 vdekjesh. Edhe sa njerëz duhet të vdesin në Iran?” “Njerëzit shprehin shpesh pakënaqësinë e tyre lidhur me rihapjen e zyrave. Nga njëra anë u thuhet të rrinë në shtëpi e të vetëkarantinohen, por nga ana tjetër, hapen zyrat,” tha Fatemeh Zolghadr, një deputete në parlament.

Duke iu referuar komenteve të paturpshme të Rouhani-t, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Mullahët i kanë mbushur varrezat ndërkohë që pretendojnë në mënyrë të rreme sikur spitalet janë bosh. Ata kanë përjashtuar organizatën Doctors Without Borders, duke u mburrur se kanë mjaftueshëm kapacitete. Në të njëjtën kohë, ata thonë se sanksionet e kanë shkaktuar përhapjen e koronavirusit. Prandaj, burimet e mëdha mjekësore e financiare në duart e IRGC-së dhe zyrës së Khamenei-t duhet t’u vihen në dispozicion të varfërve.

Znj. Rajavi u kujtoi atyre që derdhin lot krokodili për fashizmin fetar që sundon Iranin për shkak të sanksioneve, se duhet të tregojnë pak keqardhje edhe për popullin iranian. Dhe nëse duan t’ia dinë vërtet, duhet ta detyrojnë regjimin të lejojë në vend gazetarë, vrojtues, misione e ndihma nga jashtë, si dhe të lejojë që nevojtarët të kenë akses tek ndihmat pa ndërmjetës. Ata duhet gjithashtu ta shtyjnë regjimin që t’i lirojë të gjithë të burgosurit dhe t’i ndalë arrestimet, torturën e ekzekutimet, dhe sidomos ta detyrojnë regjimin që t’i lejojë të rinjtë e rebeluar t’i ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

25 mars 2020