12 prill 2020
Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në Qytetet Iraniane
Khamenei dhe IRGC janë shkaku i përhapjes së Koronavirusit
Zgjedhja e popullit iranian: Khamenei dhe regjimi i tij duhet të përmbysen
Ditët e fundit, Njësitë e Rezistencës, dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Teheran, Shiraz, dhe Karaj kanë shpërndarë mesazhet e Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, dhe thirrjet e Znj. Maryam Rajvi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për solidaritet kombëtar me viktimat e koronavirusit. Të rinjtë e rebeluar kanë shkruar graffiti në qytete të ndryshme, duke përfshirë Teheran, Mashhad, Behbahan, Isfahan, Kerman, Semnan, Boroujerd, dhe Shiraz, ku fajësojnë Khamenei-n dhe regjimin e tij të korruptuar për përhapjen e shpejtë të koronavirusit në Iran. Mbështetësit e MEK i bëjnë jehonë gjithashtu aspiratave të popullit iranian dhe vendosmërisë së tij për t’u revoltuar e për ta përmbysur regjimin, si dhe theksojnë nevojën për solidaritet kombëtar për të luftuar kundër dy viruseve njëkohësisht: koronavirusit dhe virusit të mullahëve.
Disa nga slloganet janë: “Massoud Rajvai: Me anë të rebelimeve e shtimit të veprimtarive, sundimi i klerikëve kriminalë do të shkatërrohet, dhe pranvera e madhe e lirisë do ta mposhtë errësirën dhe të ftohtin e dimrit.” “Massoud Rajavi: Pasuria e plaçkitur e popullit iranian duhet të vihet në shërbim të interesave të tij.”, “Massoud Rajavi: Ngrihuni për të fituar të drejtat tuaja nga teokracia çnjerëzore në pushtet.”, “Maryam Rajavi: Khamenei dhe Garda Revolucionare janë shkaku i përhapjes së koronavirusit, le ta drejtojmë zemërimin tonë kundër tyre.”, “Maryam Rajavi: Mullahët përhapin dëshpërimin e mungesën e shpresës, le të rebelohemi kundër kësaj.”, “Maryam Rajavi: Mullahët nuk e duan Iranin, dhe as Irani e iranianët nuk i duan mullahët.”, dhe “Maryam Rajavi: Ka vetëm një zgjidhje për ta hequr qafe koronavirusin, varfërinë, dhe represionin në Iran: ndryshimi i regjimit në tërësinë e tij.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
12 prill 2020