11 prill 2020
Iran – Shpërthimi i Koronavirusit
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot, më 11 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 25,000 në 263 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Teheran është 3,200, Qom 2,480, Khorasan Razavi 2,270, Gilan 2,150, Isfahan 1,910, Khuzestan 1050, Alborz 970, Kermanshah 695, Hamedan 650, Azerbaixhani Lindor 610, Lorestan 590, Fars 515, Kurdistan 405, Kerman 380, Qazvin 375, Provinca Qendrore 345, Sistan e Baluchestan 255, Khorasan Verior 250, Chaharmahal e Bakhtiari 204, dhe Hormozgan 55.
Dje, Mohammad Reza Qadir, drejtori i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Qom, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve të regjimit se 300 pacientë janë shtruar në spital për shkak të problemeve akute të frymëmarrjes që dyshohet se vijnë nga infektimi me Koronavirus. 19 prej tyre janë fëmijë.
Hossein-Ali Shahriari, një deputet nga Zahedan, tha për televizionin shtetëror TV 5 të premten më 10 prill 2020: “Nëse i heqim karantinat më herët nga ç’ishte planifikuar, do të kemi një kulm më të lartë të përhapjes. Ka shumë rezultate pozitive në Sistan e Baluchestan, madje edhe në kaq pak ditë po ndodh kështu, dhe jemi të shqetësuar se do të ketë një kulm më të lartë. Numri i vdekjeve brenda stafit tonë mjekësor ka qenë më i lartë sesa në kohën e luftës.”