11 prill 2020
Mostafa Salimi
Pas 17 vitesh burg, mëngjesin e sotëm, Mostafa Salimi u var në burgun e Saqqez nga regjimi kriminal i mullahëve.
Salimi ishte arrestuar në vitin 2003 dhe ishte dënuar me 15 vite burg dhe ekzekutim. Ai u arratis gjatë kryengritjes në burgun e Saqqez më 27 mars 2020, së bashku me një numër të madh të burgosurish të tjerë. E arrestuan pak ditë më vonë dhe e varën mëngjesin e sotëm në burgun e Saqqez.
Rezistenca Iraniane i shpreh ngushëllimet e saj të afërmve dhe miqve të Mostafa Salimi, si dhe banorëve të Saqqez. Rezistenca nxit Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe raportuesit specialë, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që ta dënojnë këtë ekzekutim të urryer.