13 prill 2020
Paaftësia e regjimit i ekspozon njerëzit ndaj rrezikut të koronavirusit
Ndërkohë që regjimi iranian vazhdon të financojë terrorizmin në rajon, pjesa më e madhe e popullit iranian nuk kanë çfarë të hanë dhe detyrohen të dalin nga shtëpia për të fituar $6 në ditë për familjet e tyre. Kjo është ajo që Ali Khamenei dhe Hassan Rouhani i imponojnë popullit: Të rrezikojnë infektimin me koronavirus vetëm për $6!!!
Kjo është vetëm njëra nga arsyet pse populli iranian dëshiron t’i përmbysë nga pushteti mullahët.
Mënyra se si fondacioni i lidhur me Khamenei-n financon grupin terrorist Fatemiyoun të Iranit në Siri
Në mars 2020, televizioni shtetëror Ofogh i regjimit iranian transmetoi një program me titull “Javanmard,” në të cilin kreu i Fondacionit Mostazafan (një nga fondacionet më të pasura në Iran nën Ali Khamenei-n) fliste për kujtimet e tij me Qassem Soleimani-n. Parviz Fattah thoshte se Qassem Soleimani i kishte kërkuar të paguante për proksit e regjimit në Siri, grupin terrorist Fatemiyoun. Parviz Fattah u përball më vonë me shumë kritika nga grupimet e regjimit për faktin se kishte bërë publike të fshehtat e regjimit.
Ky fakt tregon se si i gjithë regjimi punon për të financuar terrorizmin.
***
Institucione Gjigante Financiare nën Kontrollin e Liderit Suprem të Regjimit Iranian Nuk i Vijnë në Ndihmë Popullit për Situatën e Koronavirusit
Muzeu i Astan Quds Razavi
Koronavirusi hyri në Iran nga Kina në fund të janarit 2020 dhe u përhap në mbarë vendin për shkak të mosveprimit, gënjeshtrave dhe fshehjes së fakteve nga ana e regjimit iranian. Virusi ua ka marrë jetën deri tani më shumë se 26200 njerëzve. Regjimi i mullahëve, veçanërisht fondacionet gjigante të lidhura me udhëheqësin suprem të regjimit Ali Khamenei, edhe pse kanë burime financiare, nuk e kanë ndihmuar popullin dhe janë përpjekur ta përdorin këtë epidemi si një mundësi, dhe si presion për të hequr sanksionet ndërkombëtare.
Iran: Udhëzime Konfidenciale nga Monitorimi dhe Komanda Qendrore e Sigurisë së Shtetit për të Shtypur Çdo Protestë apo Kryengritje në Burgje
- Merrni masat e nevojshme parandaluese, saktësoni informacionet, përdorni kapacitetet e këshilleve provinciale të sigurisë dhe të rojave të burgjeve
- Merrni masa parandaluese për të mos lejuar asnjë kryengritje apo problem sigurie në burgje.
Forcat e Sigurisë së Republikës Islamike të Iranit (SSF).
Klasifikimi: Konfidencial
Data: 4 prill 2020
Nga: Komanda dhe Monitorimi Qendror
Drejtuar: Njësisë së specializuar të stacioneve të policisë
Subjekti: Udhëzime për vigjilencë lidhur me mundësinë e rebelimeve e kryengritjeve në burgjet e vendit.