11 prill 2020
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian refuzon ndihmat e SHBA-së për luftimin e koronavirusit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian, Abbas Mousavi, i ka refuzuar ndihmat e SHBA-së ndërkohë që vazhdon të pretendojë se mullahët kanë probleme nga sanksionet për luftimin e koronavirusit. Ai tha: “Nuk i kemi bërë dhe nuk do t’i bëjmë asnjë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të sjellë ilaçe dhe ndihma mjekësore në Republikën Islamike të Iranit. Politika jonë është e tillë që të mos u kërkojmë ndihmë liderëve të regjimit amerikan.”
Shpërndarje ushqimesh për njerëzit në nevojë në Babol
Paketim ushqimesh nga banorët vendas për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve në situatën e shpërthimit të koronavirusit në Iran.
Rastet e koronavirusit nuk janë kontrolluar sipas udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë: thotë një zyrtar
Qom—Rastet e koronavirusit nuk janë kontrolluar sipas udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, thotë një zyrtar në Qom:
“Më 19 shkurt pati disa pacientë që vdiqën në terapi intensive në një nga spitalet tona.
Diagnoza jonë ishte se duhej të ekzaminoheshin për koronavirusin dhe këmbëngulëm në këtë diagnozë. Kishim patur një rast një javë më parë, një pacient i diagnostikuar me korona, në fakt, me diagnozën e COVID19 ose infeksion me koronavirus. Nuk u kontrollua sipas atyre udhëzimeve, ndërkohë që kishim raste të ngjashme në 15 provinca të tjera në të njëjtën kohë, por Qom e kërkoi këtë ekzaminim me këmbëngulje, dhe u bë. Kishte raste edhe në provinca të tjera, por ne e ekzaminuam dhe arritëm në një përfundim. Po të ishin përpjekur të kryenin një testim, në kundërshtim me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, pa dyshim që do ta kishin diagnostikuar me koronavirus.
Si përfundim, diagnoza e parë ishte në Qom. Nuk do të thotë që rasti i parë ishte në Qom, por që u diagnostikua për herë të parë në Qom.
Mendoj se të gjitha vendet duhet të jenë mirënjohës ndaj mjekëve të Qom të cilëve u shkoi në mend kjo sëmundje dhe bënë diagnozën e cila u konfirmua, duke krijuar kështu ndjeshmërinë në mbarë vendin për të qenë të ndërgjegjshëm që kjo sëmundje po përhapet edhe në Iran.”
***
Maryam Rajavi: Përkujtojmë mjekët dhe infermierët që kanë humbur jetën duke u kujdesur për pacientët me Koronavirus
Përkujtojmë mjekët dhe infermierët që kanë humbur jetën duke u kujdesur për pacientët me koronavirus. Ata vënë në rrezik jetën e vet ndërkohë që të drejtat bazë u janë shkelur për vite të tëra nën sundimin e mullahëve. Të gjithë ndihemi borxhlinj ndaj këtyre grave e burrave vetëmohues.
Paga Minimale e Punëtorëve në Vitin e Ri Iranian Është Tre deri në Pesë Herë më e Ulët sesa Pragu i Varfërisë
Pagat minimale të punëtorëve rriten me gjysmën e inflacionit zyrtar dhe me një të pestën e inflacionit të vërtetë.
Pas një vonese prej 18 muajsh, Mohammad Shariatmadari, Ministri i Kooperativave, Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpalli më 9 prill 2020: “Pas më shumë se 40 orësh negociatash mbi pagën minimale, Këshilli Suprem i Punës e ka rritur pagën minimale me 21 përqind krahasuar me vitin e shkuar, dhe kjo pagë ka shkuar në rreth $260.00” (faqja Tabnak, 9 prill 2020).