12 prill 2020
Numri i vdekjeve në Teheran dhe Shiraz po rritet me shpejtësi
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të dielën më 12 prill 2020 se numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 26,200 në 266 qytete të Iranit.
Sot, Mojtaba Yazdani, zëvendës-kryetari i bashkisë së Teheranit tha për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA se është krijuar një sektor i ri në varrezat Behesht-e Zahra të Teheranit për njerëzit që kanë humbur jetën nga Koronavirusi, me “10,000 varre në përmasa të reja.” Ai shpalli gjithashtu se dhomat e ftohta dhe dy frigoriferët 12-metërsh, si dhe strehët e krizës janë të pajisura e të përgatitura. Më përpara, NCRI kishte njoftuar se ishte firmosur një kontratë për të “ndërtuar 10,000 varre të reja në Behesht-e Zahra.”
Megjithatë sot, Hassan Rouhani u përpoq edhe një herë ta justifikonte vendimin kriminal për t’i rikthyer njerëzit në punë dhe deklaroi në mënyrë qesharake se situata e regjimit në luftimin e Koronavirusit është më e mirë se ajo e vendeve europiane. Gjithashtu, ai iu referua me nënkuptim mungesës së ushqimeve, duke thënë: “Disa vende që shitnin dhe eksportonin grurë deri vonë, po bëhen koprace dhe refuzojnë të shesin.”