Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 27,000 në 267 Qytete

714

Iran, coronavirus outbreak, a hospital in Tehran13 prill 2020

Iran, shpërthimi i koronavirusit, një spital në Teheran

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të hënën më 13 prill 2020 se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në Iran e ka tejkaluar shifrën 27,000 në 267 qytete në mbarë vendin.

Sipas njërit prej mjekëve në spitalin Baqiyatallah në Teheran, të paktën 4 nga 5 njerëz që vdesin nga infektimi me Koronavirus raportohet se kanë vdekur për shkak të një sëmundjeje akute të frymëmarrjes. Shumë pacientë që vdesin nga vështirësitë me frymëmarrjen raportohet se kanë vdekur nga një atak në zemër. Shumë pacientë me koronavirus lirohen para se të shërohen plotësisht, pa asnjë masë mbrojtëse ndaj përhapjes së sëmundjes.

Hassan Khalilabadi, një anëtar i Këshillit të Qytetit të Teheranit, paralajmëroi dje për situatën në Shahr-e-Rey dhe Kahrizak, në jug të Teheranit, “Kahrizak është zona e kuqe e përhapjes së Koronavirusit…. Disa nga viktimat janë varrosur në varrezat e vjetra të Shahr-e-Rey.” Një tjetër anëtar i Këshillit të Qytetit të Teheranit tha, “Numri i vdekjeve në Teheran, të cilin e dimë, në asnjë mënyrë nuk përputhet me shifrat e përgjithshme që shpallen zyrtarisht.”

Hossein-Ali Haji-Deligani, një deputet i parlamentit të regjimit, fjalët e të cilit drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financës janë publikuar në të përditshmen shtetërore Hamshari, tha, “Rreth 3,000 punonjës banke ishin infektuar me Koronavirus, dhe 42 prej tyre kishin vdekur.” Alireza Ghanadan, menaxheri i Organizatës për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e Taksive në Teheran, shpalli se 302 shoferë taksish janë infektuar me Koronavirus.

Njerëzit në shtëpi, nëpër rrugë, e në tregje tallen me atë që regjimi e quan plani i “Distancimit Inteligjent Social.” Edhe ekspertët e regjimit janë kundër rikthimit të detyruar të njerëzve në punë nën maskën e Distancimit Inteligjent Social, i cili nisi të shtunën. Sot, Abbas Aghazadeh Masrour, kryetari i Asemblesë së Përgjithshme të Organizatës së Sistemit Mjekësor, tha për të përditshmen Ressalat, “Besoj se Distancimi Inteligjent Social, siç e shohim ne, është i dënuar të dështojë në vënien nën kontroll të epidemisë së Koronavirusit, dhe numri i vdekjeve e i pacientëve të infektuar vazhdon të jetë shqetësues.”