Regjimi i Iranit ua Merr Peng Jetët Njerëzve në Situatën e Koronavirusit për të Hequr Sanksionet, Ndërkohë që Vazhdon të Merret me Terrorizëm

736

Iran: Tehran Metro without social distancing amid coronavirus outbreak - April 202013 prill 2020

Iran: Metroja e Teheranit pa distancim social në mesin e shpërthimit të koronavirusit – prill 2020

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Iran, përveç fshehjes së fakteve brenda Iranit, organizatat diplomatike të regjimit si Ministria e Jashtme janë fokusuar tek fajësimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për vdekshmërinë e lartë në Iran.

Qendra Kërkimore Ara-Asra,” një think-tank i lidhur me liderin suprem të regjimit Ali Khamenei, në një raport të publikuar më 14 mars, i kishte këshilluar diplomatët e regjimit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të bënin përpjekje dhe të përdornin marrëdhëniet diplomatike jozyrtare për të nxitur heqjen e menjëhershme të të gjitha sanksioneve, duke përfshirë sanksionet amerikane, si dhe ta përdornin komunitetin mjekësor për ta portretizuar regjimin e Iranit si një “viktimë” e jo si epiqendër të sëmundjes. Dhe ndërkohë, pala tjetër duhet të akuzohet për bioterrorizëm.

Ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) ka marrë lajme nga brenda Gardës Revolucionare (IRGC) dhe  Forcave Quds të regjimit, lajme që tregojnë se Forcat Quds po vazhdojnë të transferojnë para tek Hezbollah në Liban. Një pjesë e parave dërgohen në formën e paketave të veçanta e valixheve që mbahen nga Oficerët e Mbrojtjes së Inteligjencës të Forcave Quds gjatë fluturimeve nga Teherani në Liban. Gjithashtu, një pjesë e parave të transferuara përdoren për të paguar për shpenzimet e forcave të Hezbollah në Liban, ndërsa pjesë të tjera përdoren për të paguar forcat e Hezbollah në Siri dhe familjet e tyre.
Këto veprime konfirmojnë se regjimi i ka mundësitë financiare për ta ndihmuar popullin iranian, e megjithatë, në vend që ta bëjnë këtë, mullahët po i përdorin burimet financiare të vendit për të financuar terrorizmin. Për më tepër, fondacionet gjigante financiare të lidhura me Khamenei-n, edhe pse kanë burime financiare, nuk e kanë ndihmuar popullin dhe janë munduar ta përdorin epideminë si një mundësi dhe si presion për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Rezistenca Iraniane e ka theksuar vazhdimisht se këto institucione gjigante financiare si Ekzekutimi i Urdhrit të Imam Khomeini-t (EIKO) dhe Astan Quds Razavi, duhet t’i vihen në dispozicion publikut për të luftuar koronavirusin.

E përditshmja shtetërore Jomhuri–e Eslami, në një editorial të shkruar nga kryeredaktori i saj që nga viti 1981, Massih Mohajer, shkruan: “Për sa i përket rënies ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, çfarë duhet të bëjnë institucionet e mëdha financiare si Ekzekutimi i Urdhrit të Imam Khomeini-t, Fondacioni Mostazafan i Revolucionit Islamik dhe Astan Quds nëse nuk i përdorin paratë e tyre për njerëzit e varfër?”

“Këto fuqi financiare përfshijnë Ekzekutimin e Urdhrit të Imam Khomeini-t, Fondacionin Mostazafan të Revolucionit Islamik dhe Astan Quds Razavi. Burimet e mëdha financiare dhe lehtësirat që posedojnë këto qendra, nëse përdoren për të ndihmuar sektorët e shoqërisë të dëmtuar nga koronavirusi, do t’i zgjidhin problemet e këtyre sektorëve me shpejtësi e në tërësi. Këto asete e lehtësira i përkasin popullit dhe duhet të përdoren pikërisht në situata të tilla për të zgjidhur problemet e popullit,” shton artikulli.

Para pandemisë së koronavirusit, Behzad Nabavi, një ministër i qeverisë në disa administrata, pati thënë në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve Alef më 21 shtator 2019: “Në vendin tonë ka katër institucione që kanë nën kontroll 60 përqind të pasurisë kombëtare. Ato përfshijnë Qendrën për Ekzekutimin e Urdhrit të Imamit (Setad Ejraie Farman Imam), Khatam-ol–Anbiay, Astan-e Quds dhe Fondacionin për të Shtypurit e Invalidët. Asnjë nga këto institucione nuk kanë lidhje me qeverinë apo parlamentin.”