Shpërthimi i koronavirusit në Iran- prill 2020
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të premten, më 10 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 261 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 23,900. Numri i viktimave në Qom është 2,300, Khorasan Razavi 2,150, Isfahan 1,870, Mazandaran 1,800, Khuzestan 1,025, Golestan 900, Hamedan 625, Ardabil 520, Fars 480, Zanjan 405, Yazd të paktën 380, Provinca Qendrore 325, Sistan e Baluchestan 240, Kohgiluyeh e Boyer-Ahmad 160, Ilam 185, Bushehr 130, dhe Khorasan Jugor 60.
Në spitalet e Teheranit, duke përfshirë spitalin Khomeini, numri i të shtruarve është aq i lartë sa pacientëve u duhet të flenë në korridore pa marrë kujdesin mjekësor apo ilaçe. Seksioni i emergjencës e ka tejkaluar kapacitetin dhe refuzon të transferojë pacientë të tjerë në spital. Pajisjet e frymëmarrjes janë në mungesë në spitale dhe të kushtueshme për t’u përdorur (ndonjëherë shkojnë deri në 20 milion toman). Infermierët dhe stafi mjekësor ankohen për mungesën e maskave, dorezave, dhe dezinfektuesve. Edhe këto mjete gjenden rrallë në treg dhe shiten me çmime të larta. Plani i ekzaminimeve që po reklamohet është vetëm propagandë dhe nuk ka baza shkencore.
Shumë garnizone, si ato në Birjand, Quchan, Bojnourd, dhe Torbat-e-Jam, kanë një numër të madh ushtarësh të infektuar me virusin. Megjithatë, regjimi po përpiqet ta fshehë këtë çështje në mënyrë që të mos lejojë arratisjen e ushtarëve.
Ndërkohë që, duke nisur nga e shtuna, 11 prill 2020, Khamenei dhe Rouhani do t’i detyrojnë njerëzit t’i rikthehen punës, Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare të Luftimit të Koronavirusit (NCCT) në Teheran, tha për ILNA (agjenci shtetërore lajmesh), “Rreth 86.4 përqind e njerëzve preferojnë vënien e më shumë kufizimeve në Teheran në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll.”