12 prill 2020
Maryam Rajavi: Për Khamenei-n dhe Rouhani-n, jeta dhe mirëqenia e popullit nuk ka asnjë vlerë
Ata duan vetëm ta mbrojnë regjimin nga rreziku i kryengritjeve. Vendimi kriminal për t’i nxjerrë njerëzit në punë është krim kundër njerëzimit dhe do të shkaktojë viktima të panumërta.
Lajme rreth koronavirusit në Iran: Një punëtor fëmijë detyrohet të dalë jashtë për të shitur pasi familja e tij nuk ka çfarë të hajë
“Po vdesim urie,” thotë një punëtor fëmijë, i cili detyrohet të vërë në rrezik jetën duke dalë në rrugë për të fituar sadopak para për familjen e tij.
Kjo është biseda me të:
-Hej shoku, çfarë po bën?
-Po punoj.
-A nuk ke frikë nga koronavirusi dhe se mund të sëmuresh?
-Po, kam frikë.
-Atëherë pse ke dalë?
-Po përpiqem të shes ca gjëra.
-Të lutem shko në shtëpi dhe bëj kujdes që të mos infektohesh.
-Nuk kemi asgjë në shtëpi. Nuk kemi as oriz, as vaj gatimi. Po vdesim urie.
-Jeni të uritur?
-Po vdesim urie.
“Zgjedhja e brezit të guximshëm të Iranit është përmbysja e sundimit të Khamenei-t”: Njësitë e Rezistencës të MEK
Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK shkruajnë graffiti nëpër qytetet e Iranit. Ata vënë postera të liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi. Ja shkrimet e tyre:
Teheran—Maryam Rajavi: “Mullahët mbjellin farën e pasivitetit dhe mungesës së shpresës. Duhet të rebelohemi kundër saj.”
Massoud Rajavi: “Zgjedhja e brezit të guximshëm të Iranit është përmbysja e sundimit të Khamenei-t.”
Isfahan—Maryam Rajavi: “Do të rezistojmë dhe do ta luftojmë edhe virusin, edhe teokracinë në pushtet.”
Semnan— “Shpërthimi i Koronavirusit ka ndodhur për faj të regjimit iranian & mullahëve.”
Borujerd—Massoud Rajavi: “Revoltë, Liri, Revoltë, Liri”. “Poshtë Khamenei.”
“Mullahët nuk e duan Iranin, dhe as Irani e iranianët nuk i duan mullahët”: rrjeti i PMOI/MEK
Anëtarët e rrjetit të opozitës iraniane PMOI/MEK vënë postera të liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi. Ata shkruajnë:
Teheran—Maryam Rajavi: “Mullahët nuk e duan Iranin, dhe as Irani e Iranianët nuk i duan mullahët.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Paratë e vjedhura të popullit iranian duhet të konfiskohen dhe t’i rikthehen popullit.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Sundimi i Khamenei-t duhet të përmbyset.”
Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 25,000 në 263 Qytete
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli sot, më 11 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 25,000 në 263 qytete të Iranit.
Iran – Shpërthimi i Koronavirusit
Numri i viktimave në Teheran është 3,200, Qom 2,480, Khorasan Razavi 2,270, Gilan 2,150, Isfahan 1,910, Khuzestan 1050, Alborz 970, Kermanshah 695, Hamedan 650, Azerbaixhani Lindor 610, Lorestan 590, Fars 515, Kurdistan 405, Kerman 380, Qazvin 375, Provinca Qendrore 345, Sistan e Baluchestan 255, Khorasan Verior 250, Chaharmahal e Bakhtiari 204, dhe Hormozgan 55.
Iran: Infektimi me Koronavirus i të Burgosurve në Burgjet Fashafouyeh dhe Evin
(Seria e pestë e dokumentave)
Një Krim Kundër Njerëzimit nga lideri suprem Khamenei dhe kryegjyqtari Ebrahim Raisi.
Thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta detyrojë regjimin t’i lirojë të burgosurit.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti për Sigurinë dhe Antiterrorizmin
Pas marrjes së lajmit për infektimet në burgje në mars 2020, Maryam Rajavi bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të burgosurve; përndryshe, do të ndodhë një katastrofë.
Komunitetet Iraniane në Vendet Nordike Mbajtën një Konferencë të Veçantë Online Lidhur me Shpërthimin e Koronavirusit
Pjesëmarrësit: Mullahët janë duke i fshehur përmasat e vërteta të pandemisë së Koronavirusit në Iran, nuk po ndajnë burime për t’u shpëtuar jetët njerëzve, po përpiqen ta shfrytëzojnë krizën për të përfituar zbutje të sanksioneve.
Në një konferencë të veçantë online, Iranianët që banojnë në vendet nordike, nga 235 zona, thanë se ka gjithnjë e më shumë prova se teokracia në pushtet ka ndërmarrë një fushatë madhore për t’i fshehur përmasat e vërteta të pandemisë së koronavirusit dhe numrin e viktimave në Iran.