OKB Duhet t’i Hetojë Krimet Madhore të Iranit

Iran, IRGC, Iran Protests, MEK, NCRI, executionIsh-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Ken Blackwell, në një shkrim të tij në Townhall të mërkurën, ka dënuar heshtjen e komunitetit ndërkombëtar lidhur me masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë iranianë. Ambasadori Blackwell nënvizoi se heshtja e komunitetit botëror e ka trimëruar regjimin e mullahëve për të vazhduar me shkeljet e të drejtave njerëzore deri në ditët e sotme.

Ky është teksti i plotë në Townhall:

OKB Duhet t’i Hetojë Krimet Madhore të Iranit

Në 1988-ën, kur sunduesit e Iranit ekzekutuan brutalisht mbi 30,000 të burgosur politikë, përfshirë adoleshentë e gra shtatzëna, komuniteti botëror heshti. Në fakt, deri më sot, Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e ka hetuar asnjëherë zyrtarisht këtë krim të paprecedent kundër njerëzimit.
Ata që e kanë studiuar historinë e dinë se kjo çështje u ngrit në atë kohë por komuniteti diplomatik refuzoi t’i kushtonte vëmendjen e duhur dhe nuk u kërkoi llogari ajatollahëve për atë që një numër ekspertësh e kanë përshkruar si krimi më i rëndë kundër njerëzimit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të për përfitime politike. Dhe historia e ka vërtetuar se ky ka qenë një gabim i madh me pasoja të rënda për popullin iranian.

Ajo që ndodhi në 1988-ën nuk është thjesht një relike e shekullit të shkuar. Përkundrazi, ka lidhje të drejtpërdrejtë me situatën aktuale në Iran, në mënyrë tragjike.

Në nëntor 2019, kur forcat iraniane të sigurisë qëlluan mizorisht për vdekje 1,500 njerëz gjatë protestave mbarëkombëtare, komuniteti botëror, përsëri, nuk reagoi në mënyrën e duhur. OKB dhe shtetet anëtare të saj nuk vepruan me vendosmëri, duke e lejuar kështu Teheranin që t’i shtonte me shkathtësi shkelje të tjera regjistrit të tij tronditës të të drejtave njerëzore.

Dhe përsëri, ky mosveprim pati pasoja shkatërrimtare. Amnesty International ka raportuar këtë muaj se regjimi ka ushtruar “torturë në masë të gjerë, duke përfshirë rrahje, goditje me kamxhik, shok elektrik … imitim ekzekutimi … dhunë seksuale,” mes shumë abuzimeve të tjera.
Me pandëshkueshmëri të pamerituar, mullahët i kanë përshkallëzuar abuzimet e tyre gjatë viteve. Sa përgjegjësi mban OKB për vuajtjen katastrofike dhe humbjen e jetëve që ka rezultuar prej kësaj?

Neni i parë i Kartës së OKB-së thotë se, mes qëllimeve të saj është “promovimi dhe nxitja e respektit për të drejtat njerëzore dhe për liritë themelore.” Nuk do të ishte gjë tjetër veçse një iluzion i bukur nëse OKB do të priste që vetë Irani të ndërmerrte “hetime të paanshme” në sjelljen e vet, siç u kërkua nga OKB në dhjetor 2019. Kjo është njësoj sikur të ftoje zjarrvënësin të hetonte një zjarrvënie.

OKB duhet të marrë përsipër zhvillimin e hetimeve të menjëhershme, të paanshme e të pavarura mbi masakrën e 1988-ës si dhe mbi vrasjet e qytetarëve të thjeshtë të sponsorizuara nga shteti në nëntor 2019. Askush nuk duhet të lejohet të torturohet apo të ekzekutohet për shkak të besimeve të tij. E megjithatë, duke ndjerë pandëshkueshmërinë, regjimi vazhdon të ekzekutojë protestues pro demokracisë si Navid Afkari.

Është koha që sunduesve të Teheranit t’u kërkohet llogari për sjelljen e tyre të përçmueshme.

Më 18 shtator, Samiti Trans-Atlantik mbi Politikën ndaj Iranit, i sponsorizuar nga opozita demokratike e Iranit, mblodhi bashkë një larmi parlamentarësh e ish-zyrtarësh të lartë nga Europa dhe SHBA nga tendenca të ndryshme politike, të bashkuar në një thirrje: OKB duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë së mullahëve dhe t’i kërkojë llogari regjimit për krimet e tij kundër njerëzimit. Në këtë event folën nëntë senatorë amerikanë dhe 22 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga të dy partitë.

Ky samit global lidhi bashkë dhjetëra mijëra njerëz në 10,000 lokalitete në mbarë botën. Ai ofroi një raport mirë-informues lidhur me zhvillimet në Iran. Folësja kryesore në event, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Aktualisht, një numër të burgosurish që mbështesin [opozitën kryesore Mujahedin-e Khalq] MEK janë akuzuar për Moharebeh (luftë kundër Zotit) dhe janë dënuar me vdekje nga Gjykata e [burgut] Evin. Ata janë në rrezik ekzekutimi.”

Shtetet anëtare duhet ta përdorin mbledhjen e këtij muaji të Asemblesë së Përgjithshme për të shpëtuar jetët e të burgosurve politikë në Iran. Nuk mjafton thjesht të japin deklarata dënuese. Qeveritë e përgjegjshme që janë të përkushtuara ndaj parimeve humanitare duhet të marrin masa të menjëhershme e domethënëse, duke përfshirë diskutimin e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi në Këshillin e Sigurisë.

Nuk ka kohë për të humbur. Siç pati thënë dikur Martin Luther King Jr.: “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.” Është koha të veprojmë pa vonesë dhe t’u kërkojmë llogari sunduesve të Iranit për mohimin e të drejtave më themelore të popullit iranian për 41 vite.

Përfaqësuesja demokratike Sheila Jackson Lee tha në Samitin Trans-Atlantik: “Duhet ta bëjmë OKB-në t’i hetojë këto abuzime ndaj të drejtave njerëzore.” Në një shfaqje të natyrës jo-partiake të kësaj çështjeje, kolegu i saj republikan, Përfaqësuesi Tom McClintock, pohoi gjithashtu: “Nëse nuk i kërkojmë llogari këtij regjimi vagabond, nuk dihet se ç’mund të vendosë të bëjë më pas ai.”

Ja çfarë duhet bërë: Si hap i parë, shtetet anëtare duhet ta nxisin OKB-në që t’i japë fund pandëshkueshmërisë për abuzuesit e të drejtave në Iran. Dosjet e masakrës së 1988-ës dhe të vrasjeve të nëntorit 2019 duhet t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së për marrjen e masave të duhura.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm, Këshilli i Sigurimit, dhe Këshilli i të Drejtave Njerëzore i OKB-së duhet të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve politikë që torturohen apo që janë në pritje të ekzekutimit. Gjithashtu, është e domosdoshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet e Iranit dhe të burgosurit politikë. Një komision hetimi i udhëhequr nga OKB duhet të bëjë atë që nevojitet për të siguruar garancitë e mos-përsëritjes së torturës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave. Pas 32 vitesh, komuniteti botëror nuk duhet të ndërmarrë rrugën e lehtë. Ai duhet të ndërmarrë rrugën e drejtë e të moralshme.

 

OJQ dhe aktivistë bëjnë thirrje që t’i jepet fund “masakrimit të vazhdueshëm” të disidentëve në Iran

 

A rally of Iranian opposition PMOI/MEK supporters in front of the UN European headquarters in Geneva Një tubim i mbështetësve të opozitës iraniane PMOI/MEK përpara zyrave qendrore europiane të OKB-së në Gjenevë  

Njëzet e një OJQ nxitën Komisioneren e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, më 14 shtator, që të mbështeste nisjen e misioneve të pavarura të gjetjes së fakteve me fokus masakrën e 1988-ës në Iran dhe masakrën ndaj protestuesve iranianë kohët e fundit.

Në një letër të përbashkët të dërguar në seancën e dyzet e pestë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, OJQ-të u bënë apel Procedurave Speciale të OKB, në veçanti Javaid Rehman, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, dhe Fabian Salvioli, Raportuesit Special për promovimin e të vërtetës, drejtësisë, kompensimeve dhe garancive të mospërsëritjes, që të hetonin masakrën e 1988-ës në Iran si pjesë e mandateve të tyre.

Mes këtyre OJQ-ve ishin: Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave, Edmund Rice International Limited, France Libertes : Fondation Danielle Mitterrand, HANDS OFF CAIN, Nouveaux Droits de l’Homme (France), Drejtësi për Viktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran (JVMI), Association des femmes Iraniennes en France (AFIF), Comité de Soutien aux Droits de l’Homme en Iran (CSDHI), Association delle Donne Democratiche Iraniane in Italia, Shoqata e Grave Anglo-Iraniane në Mbretërinë e Bashkkuar, Iran Libero e Democratico (Italia), Shoqata e rinisë iraniane në Zvicër, Association des Refugiés politiques en France, Associazione Medici e FarmacistiDemocraticiIraniani in Italia, Association des jeunesIraniens pour la démocratie et la liberté-Luxembourg, Association IranRef (Belgique), IranskaKvinnosamfundeti Sverige (Suedi), Anglo-Iranian Professionals, dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë Iranianë-Mbretëri e Bashkuar.

Navid Afkari, a 27-year old wrestling champion in Iran, was executed by the mullahs’ regime on charges of participating in peaceful protests NavidAfkari, një kampion 27-vjeçar i mundjes në Iran, është ekzekutuar nga regjimi i mullahëve, i akuzuar për pjesëmarrje në protesta paqësore

Mostafa Salehi, a political prisoner arrested during the December 2017 nationwide uprising in Isfahan, was executed on August 5. He is survived by his wife and two small children. Mostafa Salehi, një i burgosur politik i arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të dhjetorit 2017 në Isfahan, është ekzekutuar më 5 gusht. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.

Në një letër tjetër të dërguar më 13 shtator, 17 fitues të çmimit Nobel nxitën Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, që ta dënojë ekzekutimin e Navid Afkari dhe të dërgojë përfaqësues për të vizituar burgjet iraniane e për t’u takuar me të burgosurit politikë që mbahen në kushte çnjerëzore.


Lista e grave të vrara gjatë protestave iraniane në nëntor 2019

 

List of women killed during Iran protests in November 2019Lista e grave të vrara gjatë protestave iraniane në nëntor 2019. Të paktën 400 gra kanë rënë për liri gjatë protestave iraniane në nëntor 2019.

Shkarko tekstin e plotë

Më 15 dhjetor 2019, Rezistenca Iraniane shpalli se numri i të vrarëve nga forcat e sigurisë gjatë protestave të Iranit shkon përtej shifrës 1,500. Të paktën 4,000 njerëz janë plagosur dhe të paktën 12,000 janë arrestuar.

Më 23 dhjetor 2019, duke cituar burime brenda regjimit klerikal, Reuters konfirmoi se 1,500 njerëz janë vrarë në Iran brenda më pak se dy javëve plot trazira që nisën më 15 nëntor. Reuters kishte mësuar se mes të vrarëve janë rreth 400 gra dhe 17 adoleshentë. Zyrtarët iranianë që ua kishin dhënë shifrat Reuters-it, kishin thënë se këto shifra janë të bazuara mbi informacione të mbledhura nga forcat e sigurisë, morgjet, spitalet dhe zyrat mjeko-ligjore.

Reuters thotë se urdhri i Khamenei-t për të “bërë çfarëdo të jetë nevoja për t’i ndaluar (protestuesit),” është konfirmuar nga tre burime të afërta me rrethin e brendshëm të liderit suprem, si dhe një zyrtar i katërt.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka mbledhur emrat dhe raporton listën e grave të vrara nga forcat e sigurisë gjatë kryengritjes së Iranit në nëntor 2019.

Lista e grave të vrara gjatë protestave të Iranit në nëntor 2019

List of women killed in November 2019 uprising

 

Protestat vazhdojnë në qytetet iraniane ndërkohë që zyrtarët paralajmërojnë për përkeqësim të kushteve ekonomike

Representatives of medical students rallied in front of the regime’s Majlis (parliament)-Tehran, Iran—September 24, 2020Përfaqësues të studentëve të mjekësisë grumbullohen përpara Majlis (parlamentit) të regjimit – Teheran, Iran—24 shtator 2020

Në seancën parlamentare të së martës, Shiva Ghassemipour, deputete nga provinca Kurdistan, tha, “Kështu si po shkojnë gjërat, pak muaj më vonë buka do të zhduket nga tryezat e njerëzve, siç ka ndodhur me mishin dhe vezët.”

Deputetja shtoi: “Pas gjithë këtyre viteve duhet të pyesim veten, a nuk kishte asnjë zgjidhje për këtë situatë?… Zyrtarët tanë nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar segmentet e varfra të shoqërisë, të cilat po shtohen në numër çdo ditë. Kur kemi premtuar se do të krijonim limane për të pasurit, të strehonim të korruptuarit, dhe t’i privonim të varfrit nga fuqia për të blerë vezë?”

Ghassemipour tha: “Qeveria krenohet se ka i ka plotësuar të gjitha nevojat e popullit, po me çfarë çmimi? Kur njerëzit nuk kanë fuqi blerëse, nuk ia vlen… E kemi parë herë pas here se zyrtarët që flasin në televizionin kombëtar as nuk i dinë fare çmimet e të mirave, nuk e dinë se njerëzit janë kaq të dëshpëruar saqë po shesin organet e trupit për të fituar bukën… A përputhen rrogat e vogla me shpërthimin e çmimeve?”

Ghassemipour e mbylli fjalën e saj duke paralajmëruar kundër vdekjeve të vazhdueshme të hamejve, vetëvrasjeve të të rinjve, largimit të intelektualëve nga vendi, dhe probleme të tjera shoqërore që kanë pllakosur vendin.

Ndërkohë që Irani arrin në mbi 108,800 vdekje, Khamenei krahason krizën e COVID-19 me luftën Iran-Irak duke e quajtur bekim

Iran, IRGC, Iran Protests, mek, coronavirus, war, khameneiGjatë fjalimit të tij në përvjetorin e luftës Iran-Irak, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei e pranoi edhe një herë politikën kriminale të regjimit për përdorimin e COVID-19 për ta vënë nën kontroll shoqërinë, duke e krahasuar situatën me kohën e luftës e duke thënë se ka qenë bekim për regjimin.

“Lufta është natyrisht një dukuri e tmerrshme dhe e dhunshme. Por kjo dukuri e dhunshme dhe e tmerrshme që zgjati tetë vite solli bekime për ne, siç i numërova më herët, dhe mund të thuhet edhe më shumë për këtë. Me fjalë të tjera, ne fituam të mira e freski nga ajo.”

Khamenei e krahasoi situatën aktuale në Iran me kohën e luftës, duke konfirmuar kështu se ka ndërmend ta përdorë koronavirusin vdekjeprurës për ta mbajtur të shtypur shoqërinë e trazuar iraniane, ashtu si pararendësi i tij, Ruhollah Khomeini.

Lufta Iran-Irak, të cilën Khomeini e zgjati për tetë vite, rezultoi në vdekjen e një milion iranianëve, plagosjen e dy milion njerëzve dhe shpërnguljen e dy milion njerëzve të tjerë nëpër Iran. Edhe pse qeveria irakene propozoi një armëpushim pas shumë muajsh shkatërrimi më 17 qershor 1982, Khomeini nuk e pranoi ofertën. Khomeini e mirëpriti luftën si një gjë të miër, duke e quajtur atë “një bekim hyjnor,” teksa e përdorte në mënyrë demagogjike për të goditur çdo kundërshtim ndaj regjimit të tij duke e quajtur kolonë të pestë irakene.

Khamenei e ka quajtur pandeminë e COVID-19 një “sprovë dhe bekim” edhe prillin e shkuar duke thënë: “Për sa i përket problemit aktual të vendit – shpërthimit të koronavirusit – epo, kjo është një epidemi dhe një sprovë. Ka patur sprova edhe më të mëdha, i kemi parë disa edhe në vendin tonë. Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme. Këto incidente ndodhin nëpër vende, megjithëse nuk po përpiqem ta minimizoj problemin, por nuk duhet ta ekzagjerojmë. Kjo është diçka që ka ndodhur dhe do të kalojë. Por eksperiencat që do të fitojmë nga kjo sprovë, veprimtaritë e njerëzve dhe organizatave mund të kthehen në një mundësi. Nëse i mbajmë këto mundësi, kjo sprovë do të kthehet në një bekim dhe ky kërcënim do të kthehet në një mundësi.”

Një student iranian në luftën Iran-Irak

Ministria e Arsimit e regjimit pati shpallur më 5 janar 1989 se gjatë luftës kishte dërguar 440,000 studentë në vijat e para në fushat e minuara. Në mënyrë të ngjashme, në 2020-ën regjimi zhvilloi provimet e pranimit në universitete në gusht dhe rihapi shkollat, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga profesionistët e shëndetit se kjo gjë mund ta rrisë më tej numrin e infektimeve me COVID-19 dhe numrin e vdekjeve mes studentëve.

Mbi 250 Parlamentarë Europianë e Arabë Mbështesin Sanksionet e OKB mbi Regjimin e Iranit

 

Iran, IRGC, Iran Protests, nuclearNë një njoftim për shtyp të martën, Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) shpalli mbështetjen e mbi 250 parlamentarëve nga Europa e vendet arabe për rikthimin e të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi regjimin iranian për veprimtaritë e tij të paligjshme dhe për përpjekjen për të ndërtuar armë bërthamore. Nënshkruesit e kësaj deklarate bënë thirrje gjithashtu për etiketimin ndërkombëtar të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit dhe për mbështetje për popullin iranian e lëvizjen e tij të rezistencës.

Iranianët dhe Mbështetësit e MEK në SHBA dhe Europë Mirëpresin Sanksionet mbi Regjimin Iranian

 

Iranianë mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbajtën një tubim përpara Shtëpisë së Bardhë të martën në mbështetje të sanksioneve mbi regjimin e mullahëve. Ata nxitën gjithashtu komunitetin ndërkombëtar që t’i kërkojë llogari regjimit iranian për krimet e tij kundër njerëzimit. Ata përsëritën edhe një herë se fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk u ka kërkuar llogari mullahëve për masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë iranianë e ka trimëruar regjimin për të vazhduar me shkeljet e të drejtave njerëzore, veçanërisht vrasjen e 1500 protestuesve gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor 2019 dhe ekzekutimin e kampionit të mundjes Navid Afkari.

Mbështetësit e MEK dhe pjesëtarët e diasporës iraniane e zhvilluan këtë tubim njëkohësisht me fjalimet vjetore të Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Iranianët në këtë tubim përsëritën faktin se regjimi i mullahëve kupton vetëm gjuhën e rreptësisë dhe paqësimi i këtij regjimi mesjetar e terrorist vetëm sa do ta shtojë vuajtjen e popullit iranian dhe përhapjen e terrorizmit në mbarë globin.

Rikthimi i Sanksioneve dhe Aktivizimi i Mekanizmit ‘Snapback’: Pasojat për Regjimin e Iranit

 

Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar mekanizmin ‘snapback’, një provizo e paktit bërthamor të 2015-ës të Iranit me fuqitë botërore, duke dhënë si shkak veprimtaritë e paligjshme të regjimit iranian dhe shkeljet e vazhdueshme të detyrimeve të tij nën kushtet e marrëveshjes. Rivendosja e sanksioneve do të ketë pasoja të rënda për regjimin.

Të hënën, Sekretarët amerikanë të Shtetit, Mbrojtjes dhe Thesarit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, shpallën rivendosjen e vargut të parë të këtyre sanksioneve mbi regjimin e mullahëve. Ata shpallën vënien e sanksioneve të reja, sipas një Urdhri Ekzekutiv nga Presidenti amerikan Donald J. Trump, për sa i përket rikthimit të të gjitha sanksioneve mbi regjimin iranian.

Gjithashtu, gjatë konferencës për shtyp të hënën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, duke kritikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore në 2015-ën, e quajti atë “një ushtrim në paqësim,” i cili “i dhuroi biliona regjimit dhe përgatiti terrenin që Irani të bëhej tregtari i zgjedhur i armëve për grupe terroriste e diktatorë në mbarë botën brenda vetëm pesë vitesh.”

Regjimi iranian ka qenë nën këto sanksione më përpara, por cili është ndryshimi këtë herë? A do të rikthehet situata e regjimit në atë që ka qenë para nënshkrimit të paktit bërthamor?

  1. Siç e ka përmendur Sekretari Pompeo, regjimi iranian e ka gëzuar për vite të tëra politikën e paqësimit nga qeveritë perëndimore. Për shkak të politikës së paqësimit, shumë nga sanksionet nuk janë implementuar plotësisht, dhe regjimi e ka përdorur këtë mundësi për të vazhduar me veprimtaritë e tij të paligjshme.
  2. Ç’është më e rëndësishmja, situata e shoqërisë iraniane ka ndryshuar shumë. Dy protesta të mëdha iraniane në 2018-ën dhe 2019-ën i kanë shkundur themelet e regjimit. Populli iranian, veçanërisht gjatë protestave të nëntorit, duke sakrifikuar mbi 1500 dëshmorë, tregoi dëshirën e tij për ndryshim regjimi. Kjo dëshirë dhe vendosmëri u reflektuan edhe në slloganet e tyre si “vdekje diktatorit.” Ata refuzuan gjithashtu politikat luftënxitëse të regjimit duke thirrur “As Gaza, as Libani, jeta ime vetëm për Iranin.”
  3. Për shumë vite, regjimi iranian e ka përdorur politikën e paqësimit të qeverive perëndimore dhe luftërat në rajon për të vazhduar me politikat e tij luftënxitëse dhe për të eksportuar kaosin e brendshëm jashtë vendit. Duke i quajtur Irakun, Jemenin, Libanin, dhe Sirinë “thellësinë strategjike” të tij, regjimi iranian e ka përdorur mundësinë, veçanërisht Luftën e Dytë të Gjirit Persik, për ta rritur praninë dhe dominimin e tij vdekjeprurës në rajon. Forcat Quds të Gardës Revolucionare (IRGC)dhe komandanti i tyre, Qassem Soleimani, kanë avancuar plotësisht me politikat luftënxitëse të mullahëve dhe kanë përhapur frikë e kaos në Lindjen e Mesme. Eliminimi i Qassem Soleimani-t dhe protestat e vazhdueshme në Irak, Liban e Siri, si dhe krijimi i një fronti ndërkombëtar kundër terrorizmit të regjimit, e kanë shkatërruar tashmë “thellësinë strategjike” të regjimit.
  4. Për shkak të korrupsionit të institucionalizuar, keqpërdorimit të pasurisë kombëtare për të financuar terrorizmin, dhe politikave të gabuara ekonomike, regjimi iranian është në prag të një asfiksimi ekonomik. Sanksionet i kanë tharë burimet e mullahëve për ndjekjen e veprimtarive të paligjshme në rajon. Politikat e gabuara ekonomike të regjimit dhe korrupsioni i kanë shtyrë drejt varfërisë edhe më shumë qytetarë iranianë, duke e shndërruar kështu shoqërinë iraniane në një fuçi baruti.
  5. Krahas krizave ekonomike e shoqërore, regjimi iranian dhe populli po luftojnë tani kundër pandemisë së COVID-19. Politika e regjimit për t’i përdorur viktimat në masë të COVID-19-ës për të parandaluar një tjetër kryengritje, politikë si pjesë e së cilës mullahët kanë vazhduar me mosveprimin e fshehjen kriminale të fakteve, ka dështuar për shkak të njohurive në rritje të popullit dhe protestave të tij të vazhdueshme.

Pikat e mësipërme tregojnë se nga rikthimi i sanksioneve dhe aktivizimi i mekanizmit ‘snapback,’ pasojat për regjimin e Iranit do të jenë krejtësisht ndryshe nga situata nën sanksionet e mëparshme.

SHBA Vë Sanksione të Reja mbi Regjimin Iranian, Njëkohësisht me Aktivizimin e Mekanizmit ‘Snapback’

Më 21 shtator, Departamentet e Shtetit, Thesarit, dhe Tregtisë të Shteteve të Bashkuara vunë sanksione të reja mbi regjimin iranian për veprimtaritë e tij malinje dhe përpjekjet e tij për të patur një bombë bërthamore. Këto veprime u shpallën në një deklaratë të nxjerrë nga Departamenti i Shtetit të hënën.

“Regjimi e përdor programin e tij bërthamor për ta zhvatur komunitetin ndërkombëtar dhe për të kërcënuar sigurinë rajonale e ndërkombëtare. Irani posedon forcën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme, dhe u ka eksportuar raketa dhe teknologji të prodhimit të raketave aktorëve të dhunshëm jo-shtetërorë si militantët Houthi në Jemen dhe terroristët e Hizballah në Liban e Siri. SHBA dhe forcat partnere i kanë ndaluar vazhdimisht armët iraniane të drejtuara për tek Houthi-t gjatë vitit të shkuar, gjë që tregon se regjimi vazhdon ta përdorë arsenalin e tij të armëve konvencionale për ta destabilizuar Lindjen e Mesme dhe për të nxitur dhunë sektare e terrorizëm në rajon,” lexon deklarata.

“Këto veprime theksojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ngurrojnë t’u kundërvihen kërcënimeve bërthamore, të raketave, e të armëve konvencionale të Iranit të cilat bënë që Këshilli i Sigurimit i OKB të vendoste unanimisht sanksione mbi Iranin për herë të parë duke filluar në vitin 2006. Këto masa janë përsëri në fuqi kundër Iranit, falë rikthimit të sanksioneve bazuar në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB,” shton deklarata, duke iu referuar mekanizmit ‘snapback’.

 

Komunitetet iraniane në shtete të ndryshme bëjnë thirrje për sanksione kundër Teheranit

300 Iranian communities from the U.S., Europe, Australia, and Canada call for sanctions against Iran's regime300 komunitete iraniane nga SHBA, Europa, Australia, dhe Kanadaja bëjnë thirrje për sanksione kundër regjimit të Iranit

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 21 shtator 2020—Teksa regjimi iranian vazhdon t’i intensifikojë abuzimet ndaj të drejtave njerëzore brenda vendit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit, gjithnjë e më shumë iranianë po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vërë sanksione mbi regjimin dhe të marrë anën e popullit iranian, i cili ka kohë që bën thirrje shumë qartë për ndryshim regjimi në vend.

Në një letër të hapur nga 300 komunitete iraniane në Europë, Shtetet e Bashkuara, Australi, dhe Kanada, nënshkruesit përsëritën se e vetmja mënyrë për t’u përballur me kërcënimin që përbën regjimi iranian është mbështetja për dëshirën e popullit iranian për liri e demokraci.

“Gjatë kryengritjeve të 2017-ës, si dhe në nëntor 2019 e janar 2020, populli iranian e shprehu dëshirën e vet për ta përmbysur regjimin me slloganet ‘Vdekje Khamenei-t, Rouhani-t,’ ‘Reformist, principlist, loja mbaroi,’ dhe ‘Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo udhëheqësi,’” lexon letra.

Komunitetet iraniane përsërisin gjithashtu se populli i Iranit nuk mund ta durojë më faktin që regjimi e shpërdoron pasurinë e popullit për luftërat proksi në vendet e rajonit. “

Atëherë si mund të ndihmojë komuniteti ndërkombëtar? Komunitetet iraniane theksojnë tre masa thelbësore:

  1. Një embargo e plotë armësh mbi regjimin dhe rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe i të gjitha sanksioneve të OKB. “Ideja se sanksionet kanë në shënjestër popullin është demagogjike,” shkruajnë nënshkruesit e letrës, duke shtuar se të ardhurat e Iranit nga nafta “shpenzohen plotësisht për represion e nxitje për luftë, ose vidhen nga liderët e regjimit. Çdo plumb që i shitet regjimit përdoret kundër popullit iranian dhe kundër paqes në rajon.”
  2. Mbyllja e ambasadave të regjimit iranian në Europë si “qendra aktesh terroriste” dhe dëbimi i të gjithë agjentëve të regjimit që veprojnë si diplomatë.
  3. Njohja e të drejtës së popullit iranian për të luftuar kundër fashizmit fetar dhe për të themeluar demokracinë dhe sundimin e popullit në Iran. “Zgjidhja përfundimtare për krizën iraniane është përmbysja e regjimit klerikal nga populli iranian dhe rezistenca iraniane,” shkruhet në një pjesë të letrës.

Në mbyllje të letrës, komunitetet iraniane përsërisin se, mbështetja për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe për Njësitë e Rezistencës është “detyrim kombëtar i çdokujt që është i përkushtuar ndaj lirisë së Iranit.”

“Plani me dhjetë pika i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), për Iranin e së ardhmes, i bazuar në një republikë pluraliste që mbështetet tek ndarja e fesë nga shteti, barazia mes burrave dhe grave, liria e shprehjes dhe mendimit, barazia dhe të drejtat e të gjitha kombësive dhe ndjekësve të të gjitha feve, dhe një Iran jo-bërthamor, thekson garancinë për demokraci në Iran dhe paqe e miqësi në rajon e në botë,” shkruajnë komunitetet iraniane.