Thursday, March 28, 2024

Iran: Kërcënimet e përfaqësuesve të Khamenei-t përgatisin terrenin për represionin brutal ndaj grave

Kërcënimet e përfaqësuesve të Khamenei-t përgatisin terrenin për represionin brutal ndaj grave

Në një takim me Përfaqësuesin e Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura për Inteligjencën dhe Sigurinë, dhe me kreun e Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) të Isfahanit, të premten më 2 tetor, kleriku Yousef Tabatabai-Nejad, përfaqësuesi i Khamenei-t në Isfahan, kërcënoi gratë duke u mburrur: “Duhet ta bëjmë shoqërinë jo të sigurtë për gratë e pakta që nuk mbulohen si duhet dhe të mos i lejojmë ato t’i shkelin lehtë normat në rrugë e parqe… SSF-së duhet t’i jepet më shumë autoritet në trajtimin e njerëzve që thyejnë ligjin dhe normat. Nuk duhet të kemi frikë nga ndonjë veprim armiqësor kur merremi me shkelësit.” Ai tha, “Gjykatësit duhet të jenë pozitivisht të prirur ndaj atyre që nxisin të mirën dhe ndalojnë veset.”

Tabatabai-Nejad është një nga kriminelët që me deklaratat e tij kundër “keq-mbulimit” ka çuar në shtypjen e vajzave dhe grave në Isfahan, dhe spërkatjen me acid ndaj tyre. Asnjë nga autorët e këtyre sulmeve nuk janë përballur me drejtësinë.

Ndërkohë, kleriku Abolghasem Yaghoubi, udhëheqës i lutjeve të së premtes dhe përfaqësues i Khamenei-t në Khorasan-in Verior, tha: “Forcat e zbatimit të ligjit duhet t’ua bëjnë jetën të pasigurtë atyre që shkaktojnë trazira dhe që kanë qëllime të liga… Keq-mbulimi apo refuzimi për t’u mbuluar veprojnë si virus në shoqëri, dhe duhet t’i konfrontojmë ata që e bëjnë këtë… Krahas angazhimit të SSF-së dhe drejtësisë në luftimin e keq-mbulimit, edhe njerëzit duhet të përfshihen dhe të nxisin të mirën e të ndalojnë të keqen. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe për viruset e tjera dhe jo vetëm për Koronavirusin.”

Në një tjetër akt çnjerëzor, policia e “sigurisë morale” ka kërkuar paraqitjen e pronareve të shumë makinave duke u dërguar atyre mesazhe me urdhër kundër “keq-mbulimit” apo “mos mbajtjes së një shamie” gjatë javëve të fundit.