Friday, January 27, 2023

Torturimi dhe Poshtërimi i të Rinjve në Rrugët e Teheranit dhe Dënime Mesjetare me Urdhër nga Khamenei

 

Torturimi dhe Poshtërimi i të Rinjve në Rrugët e Teheranit

 

Dje, Gjykata Supreme e regjimit të mullahëve miratoi dënimin çnjerëzor me prerje të dorës së djathtë për dy vëllezërit Mehrdad dhe Shahab Teymouri, të cilët mbahen në Burgun Qendror të Urmia-s. Në një tjetër vendim kriminal, Dega e Dytë e Gjykatës së Urmia-s dënoi një tjetër të burgosur, 32-vjeçarin Arash Ali Akbari, me prerje të dorës së djathtë.

Gjithashtu të martën, 6 tetor, në një akt kriminal, Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) kanë torturuar dhe poshtëruar në publik pesë djem të rinj, me pretekstin se ishin “banditë,” pasi i kishin futur në pjesën e prapme të dy kamionçinave në zonën Moshiria të Teheranit. Më 29 shtator 2020, policia poshtëroi një tjetër djalë të ri në rrugë dhe e rrahu atë përpara kalimtarëve.

Në të njëjtën kohë, Gjenerali i Brigadës i IRGC-së Seyed Majid Mirahmadi, Zëvendës Shef i Shtabit për Inteligjencën dhe Sigurinë në forcat e armatosura të regjimit klerikal, e pranoi se këto akte kriminale janë kryer nën urdhrat e Khamenei-t. “Kërkesa kryesore e Khamenei-t është ta çrrënjosë pasigurinë në shoqëri,” citohet të ketë thënë ai në faqen e lajmeve Javan Online, e cila është e lidhur me IRGC-në. Mirahmadi shtoi: “Sot, problemi i prishjes së rehatisë së njerëzve nga banditët është një detyrë e rëndësishme që është përgjegjësi e të gjitha forcave të armatosura, duke përfshirë SSF.”