“Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme”
“Poshtë diktatori, qoftë ai Shah-u apo Lideri (Khamenei)”
Në një varg veprimtarish në mbarë vendin, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) theksuan nevojën për ta shpërbërë Gardën Revolucionare (IRGC) nisur nga roli i saj në shtypjen e popullit iranian dhe në plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe aseteve të vendit. Ata kanë shkruar graffiti dhe kanë ngjitur postera dhe afishe në qytete të ndryshme. Ata kanë vënë gjithashtu foto të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe fragmente nga fjalimet e saj në pjesë të ndryshme të qyteteve në mbarë Iranin.
Ata kanë shkruar gjithashtu graffiti ku refuzojnë si Shahun, ashtu edhe diktaturën e klerikëve, duke shfaqur aspiratat e popullit për një republikë demokratike të bazuar në votat e popullit. Këto veprimtari janë kryer në Teheran, Karaj, Isfahan, Rasht, Shahriar, Khorramabad, Kerman, Ahvaz, Shiraz, Mashhad, Hamedan, Dorud, dhe Lahijan, mes qytetesh të tjera.
Disa nga slloganet e ngjitura apo të shkruara në vende publike janë: “IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit janë përgjegjës për krime,” “Shpërbërja e Gardës Revolucionare është domosdoshmëri për arritjen e fitores për popullin iranian,” “Në mënyrë që Koronavirusi të frenohet, diktatura fetare duhet të zhduket.” “Demokraci, liri me Maryam Rajavi,” “Poshtë Khamenei,” “Poshtë Khamenei, rroftë liria,” “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme,” “Përmbysja e regjimit klerikal është e mundshme me përpjekjet e Njësive të Rezistencës,” “As kurorën, as çallmën, mullahët janë në grahmat e fundit,” “Poshtë diktatori, qoftë ai Shahu apo Lideri (Khamenei),” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”
Teheran – veprimtaritë e mbështetësve të MEK- “Maryam Rajavi: Ngrihuni për përmbysjen e diktaturës së velayat-e faqih” – 4 tetor 2020
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës – 4 tetor 2020 Teheran dhe Lahijan – “Maryam Rajavi është frymëzim për gratë iraniane që kërkojnë lirinë”- 4 tetor 2020
Ahvaz – Graffiti nga një Njësi Rezistence: “Poshtë parimi i velayat-e faqih, rroftë liria” – 4 tetor 2020
Mashhad – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – Ngjitja e fletushkave në vende publike – 4 tetor 2020
Rasht dhe Kerman – “As Shahu, as lideri (Khamenei), nuk duam të zgjedhim midis të keqes dhe më të keqes” – 4 tetor 2020
Dorud dhe Lahijan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës: “Jo kurorës, jo çallmës, mullahët janë në grahmat e fundit” – 4 tetor 2020
Karaj – Ngjitja e posterit të Maryam Rajavi-t nga mbështetësit e MEK: “Ngrihuni për të përmbysur diktaturën fetare” – 1 tetor 2020
Teheran – poster i Maryam Rajavi-t nga Njësitë e Rezistencës: “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme” – 1 tetor 2020
Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në qytete të ndryshme – “Poshtë Khamenei, rroftë liria” – 1 tetor 2020
Qytete të ndryshme – IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit janë përgjegjës për kryerje krimesh” – 1 tetor 2020
Twitter shpalli të mërkurën se kishte fshirë afërsisht 130 llogari që me sa duket e kanë patur origjinën në Iran dhe përpiqeshin të krijonin trazira në bisedat rreth debatit të parë presidencial në SHBA. Kjo gjë tregon për një tendencë në vazhdim të përdorimit nga ana e regjimit iranian të taktikave të keqinformimit në mediat sociale, dhe se si lobuesit e Iranit në Perëndim po i keqpërdorin rrjetet sociale për të përhapur pikat e diskutimit të regjimit.
Në shkurt të këtij viti, u raportua se Facebook, ashtu siç ka bërë tani Twitter, kishte fshirë qindra llogari mashtruese që ishin të lidhura me Iranin dhe vende të tjera.
Këto bllokime llogarish nga Twitter dhe Facebook kanë ndodhur pothuajse rregullisht për disa vite. Vazhdimësia e kësaj dukurie edhe tani është një shenjë që tregon se sa i vështirë është të menaxhohet ky problem pasi kjo do të thotë se bot-et dhe troll-et janë rikthyer edhe pas fshirjes së miliona llogarive të tilla nga Twitter në një spastrim të madh nga këto platforma në maj e qershor 2018. Dhe kjo vështirësi mund të thuhet se shumëfishohet nga impakti që kanë profilet false e keqinformuese përtej ndërveprimeve të tyre të ngushta.
Që nga spastrimi i 2018-ës, Twitter dhe Facebook kanë bërë disa njoftime të mëtejshme për sa i përket fshirjes së llogarive të lidhura me Iranin, dhe me disa shtete të tjera. Në disa raste, raportet shoqëruese të mediave kanë treguar se para se të identifikoheshin si të rreme, disa nga llogaritë e fshira ia kanë dalë ta publikojnë përmbajtjen e tyre në outlet-e të ndryshme lokale lajmesh. Kjo paraqet potencialin që po kjo përmbajtje të citohet në media të tjera duke iu referuar direkt llogarive që janë ekspozuar tashmë si jo legjitime.
Kjo shpërndarje organike e pikave të fabrikuara të diskutimit është një taktikë që propagandistët iranianë e kanë përdorur, sipas raporteve, për përfitimet e veta. Kritikët e regjimit iranian, duke përfshirë opozitën kryesore demokratike, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), kanë shumë kohë që paralajmërojnë për faktin që Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) ushtron ndikim mbi mediat perëndimore me anë të agjentëve të saj dhe një “rrjeti gazetarësh miqësorë.”
Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'
MEK ka qenë shënjestra direkte e një pjese të madhe të kësaj influence. MOIS i ka kanalizuar pikat e bisedës rreth këtij grupi përmes lobuesve të saj në Perëndim dhe të ashtu-quajturve ish-anëtarë të MEK.
Mbizotërimi në rritje i mediave sociale e ka bërë më të lehtë e më të gjerë rekrutimin dhe operacionet e mëpasshme të MOIS. Ndërkohë që vendosja direkte e pikave të diskutimit të MOIS në mediat perëndimore mbetet me një vlerë unike, regjimi iranian mund të arrijë objektiva të ngjashme, edhe pse më të ngushta, thjesht duke i bombarduar rrjetet sociale me llogari të rreme me shpresën se pikat e tyre të diskutimit do të merren nga përdorues të tjerë derisa të shkojnë tek mediat profesionale dhe ndërgjegjja publike.
Është e pamundur të thuhet se cilat do të kishin qenë detajet e këtyre pikave të diskutimit nëse llogaritë e fshira së fundmi do të ishin lejuar të vazhdonin të operonin. Por është shumë e mundshme që përmbajtja e tyre do të kishte përfshirë njollosje të njohura kundër MEK, organizatë e cila ka shumë kohë që është identifikuar si zëri udhëheqës për demokracinë në Iran dhe kërcënimi kryesor ndaj mbajtjes së pushtetit për mullahët. Ky kërcënim vetëm sa është bërë më i qartë gjatë tre viteve të fundit, pasi edhe vetë zyrtarët e lartë të regjimit ia kanë atribuar MEK-ut udhëheqjen e dy kryengritjeve mbarëkombëtare anti-qeveritare.
Kjo gjë e ka bërë edhe më të domosdoshme për regjimin iranian prishjen e veprimtarive të MEK dhe de-legjitimizimin e saj. Në qershor 2018, dy operativë iranianë nën urdhrat e një diplomati të rangut të lartë tentuan të transportonin një pajisje shpërthyese drejt një tubimi pro-demokracisë në Francë, tubim i cili ishte organizuar nga koalicioni që përfshin MEK-un, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Pas parandalimit të këtij komploti nga autoritetet europiane, MEK raportoi një rritje të madhe në operacionet e propagandës të regjimit iranian, brenda dhe jashtë Iranit.
Kampi Ashraf, Irak.
Efektshmëria me raste e këtyre përpjekjeve është theksuar nga dy çështje gjyqësore në Gjermani, njëra në mars 2019 dhe tjetra në korrik 2020, të cilat rezultuan në dhënien e urdhërit që dy botime të famshme të fshinin akuzimet e rreme kundër MEK. Këto përmbajtje fyese përfshinin referenca ndaj abuzimeve ndaj anëtarëve të thjeshtë të grupit nga liderët e tij në kompleksin e tyre të ndërtuar vetë, Ashraf 3, në Shqipëri. Akuzime të tilla janë në thelb identike me ato që janë bërë lidhur me rezidencën e mëparshme të MEK në Irak, Kampin Ashraf.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, 4 tetor 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 116,000 njerëzve në 450 qytete në mbarë Iranin. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 27421 në Teheran, 8694 në Khorasan Razavi, 5834 në Isfahan, 5432 në Mazandaran (Qendër), 5142 në Lorestan, 4656 në Gilan, 3978 në Azerbaixhan Lindor, 3185 në Alborz, 3116 në Kurdistan, 3017 në Azerbaixhan Perëndimor, 2543 në Kermanshah, 1778 në Kerman, 1701 në Semnan, 1555 në Hormozgan, 1505 në Markazi (Qendër), 1410 në Bushehr, dhe 1098 në Zanjan. Kjo është krahas raporteve të marra nga provincat e tjera.
Dega e 2-të e Gjykatës Penale të Urmias ka dënuar Arash Ali Akbari-n me prerje të katër gishtave të dorës së djathtë për vjedhje. Babai 32-vjeçar është arrestuar në shtator 2019 për 16 akuza vjedhjeje dhe është gjykuar më 9 korrik. Dënimi me prerje të gishtave është shpallur më 28 korrik nga Gjykata Penale e Urmias.
Arash ka një diplomë dhe punon si saldator. Atij i është mohuar e drejta për të patur një avokat të zgjedhur vetë.
Shoqata e Miqësisë Shqiptaro-Iraniane u trondit kur dëgjoi për ekzekutimin e tmerrshëm të mundësit kampion 27-vjeçar Navid Afkari. Ne e dënojmë këtë akt të egër dhe mizor me indinjatën më të fortë.
Ekzekutimi i Navid, megjithë protestat ndërkombëtare kundër ekzekutimit, është një shenjë e dëshpërimit të regjimit për t’u përballur me protestat popullore dhe kryengritjen e afërt të popullit iranian që lufton për një Iran të lirë dhe demokratik dhe një jetë të lulëzuar.
Navid Afkari u arrestua në Shiraz, Iran, nën akuza të rreme për vrasjen e një punonjësi të qytetit gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2018. Injorimi i thirrjeve në të gjithë botën për mëshirë nga personalitete kryesore të sportit, politikanë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Amnistia Ndërkombëtare dhe presidenti i SHBA. Autoritetet Iraniane e torturuan Navidin për javë të tëra për ta detyruar për të bërë një deponim të rremë. Bazuar në vërejtjet e Z. Afkari dhe organizatave të të drejtave të njeriut, ai u torturua rëndë për të dhënë një deponim të rremë për vrasjen, por krimi i tij i vetëm ishte pjesëmarrja në protestat anti-qeveritare.
Ekzekutimi i Navid Afkari ishte i pamëshirshëm dhe arbitrar, i imponuar pas një procesi që nuk plotësonte as standardet më themelore ose proçedurale të gjykimit të drejtë.
Ne mbështesim thirrjen e zonjës Raxhavi drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe të gjitha autoriteteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të marrë masa praktike dhe efektive kundër regjimit klerik në Iran që ekzekutoi Navid Afkarin dhe dhjetëra e mijëra të ekzekutuar për arsye politike.
Ne gjithashtu nxisim Kombet e Bashkuara të dërgojnë një komitet hetimor në Iran për të hetuar situatën e të burgosurve veçanërisht të burgosurve politikë në burgje.
Është e vështirë të gjesh dikë që nuk e ndien se situata shoqërore dhe politike e Iranit është më e brishtë se kurdoherë tjetër. Pritet një shpërthim shumë i madh politik, i cili do të rezultonte në rrëzimin e regjimit të mullahëve pas 42 vitesh. Forca kryesore shtytëse e këtij ndryshimi janë të rinjtë e Iranit.
Protestat e mëdha të Iranit në nëntor 2019 dhe janar 2020 e shtynë regjimin deri në prag të rrëzimit. Këto kryengritje u nxitën nga probleme të tilla si rritja e papritur e çmimit të gazolinës në nëntor dhe rrëzimi nga regjimi i një avioni ukrainas pasagjerësh në janar. Por shpejt, protestat u bënë politike, duke u përhapur në mbarë Iranin, me njerëzit që kërkonin ndryshim regjimi. Një fakt mbresëlënës ishte prania e madhe e të rinjve në këto protesta. Në fakt, shumë nga 1500 dëshmorët e protestave iraniane në nëntor dhe mijëra të arrestuarit në të dyja këto kryengritje ishin të rinj.
Populli iraken kremtoi përvjetorin e parë të “Revolucionit të Tetorit” dhe fillimin e kryengritjes së tij mbarëkombëtare që vazhdon akoma kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve vdekjeprurëse të regjimit iranian në vendin e tij, të enjten.
Njerëz nga të gjitha sferat e jetës në qytete të ndryshme në mbarë Irakun morën pjesë në protestat e të enjtes. Studentët e universiteteve në Bagdad, në kryeqytetin iraken, thërrisnin me sllogane kundër regjimit iranian dhe grupeve terroriste proksi të tij e zyrtarëve të korruptuar të lidhur me të, duke mbajtur ndërkohë foto të dëshmorëve të kryengritjes së tyre.
Pjesëmarrësit në të gjitha këto protesta nëpër Irak theksuan se nuk do t’i ndalin protestat derisa ta arrijnë qëllimin e tyre dhe t’i japin fund pranisë ndjellakeqe të regjimit iranian në Irak.
Regjimi i ka përshkruar Irakun, Sirinë dhe Libanin si “thellësinë strategjike” të tij, si një nga shtyllat që e ndihmojnë të mbajë pushtetin. Roli kryesor i Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit dhe i Forcave Quds, me Qassem Soleimani si komandantin e tyre, ishte ta ruanin këtë thellësi strategjike. Regjimi i mullahëve ka plaçkitur pasurinë kombëtare për të fortifikuar “thellësinë strategjike” të tij, dhe i ka realizuar komplotet e tij përmes grupeve terroriste proksi.
Iraku me shumicën e tij Shi’ite është shumë i rëndësishëm për regjimin. Ambasadori i regjimit në Irak, Iraj Masjedi, vepron si guvernatori i fshehtë i Irakut. Soleimani dhe Masjedi kanë luajtur një rol kyç në shtypjen e kryengritjes së popullit iraken dhe në vrasjen e qytetarëve të pafajshëm duke përdorur grupet proksi të regjimit si Brigadat Badr, Kataib Hezbollah dhe Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF).
Për sa i përket veprimtarive të Forcave Quds në Irak, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), në një raport ekskluziv, ka shkruar: Gjatë luftës Iran-Irak, Mohsen Rezaei, komandanti i atëhershëm i Gardës Revolucionare, është përpjekur gradualisht t’i mbulojë të gjitha veprimtaritë terroriste të regjimit jashtë vendit dhe të komunikojë me grupet e huaja të mbështetura nga regjimi, kështu që i mori këto forca nën komandën e tij. Ky ishte hapi i parë serioz i marrë nga IRGC për t’i përfshirë plotësisht veprimtaritë terroriste, luftënxitëse, dhe ndërhyrëse të regjimit jashtë vendit. Për këtë qëllim, Rezaei formoi Brigadën e 9-të Badr, e cila përbëhej nga disa të burgosur irakenë të luftës dhe ata që ishin dëbuar nga Iraku. Hadi Ameri, kryetari aktual i grupit Badr, është një nga pjesët më kritike në formimin e forcave irakene Al Hashd-al Sha’bi.
Gjatë javës së shkuar, media të shumta perëndimore dhe arabe i kanë mbuluar veprimtaritë e Rezistencës Iraniane në përpjekjen e saj për ndryshim regjimi dhe për vendosjen e demokracisë në Iran.
Këto raportime nga mediat ishin lidhur me veprimtaritë e Njësive iraniane të Rezistencës, një rrjet i brendshëm i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe me konferencën transatlantike të ditëve të fundit të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), si dhe veprimtaritë e tjera të NCRI-së. Disa nga këto media kanë publikuar gjithashtu artikuj të shkruar nga Rezistenca Iraniane ose në mbështetje të përpjekjes së saj për ndryshim regjimi.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 3 tetor 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 115,100 njerëzve në 450 qytete në mbarë Iranin. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 27,201 në Teheran, 8584 në Khorasan Razavi, 7473 në Khuzestan, 5774 në Isfahan, 5097 në Lorestan, 3943 në Azerbaixhan Lindor, 3386 në Sistan& Baluchistan, 3101 në Fars, 3077 në Hamedan, 3002 në Azerbaixhan Perëndimor, 2034 në Khorasan Verior, 1356 në Ardabil, 1083 në Zanjan, 1069 në Qazvin, 960 në Ilam, 873 në Chaharmahal& Bakhtiari, dhe 837 në Khorasan Jugor. Kjo është krahas raporteve të marra nga provincat e tjera.
Terrorizmi shtetëror dhe përdorimi i tradhtarëve ose të përjashtuarve nga radhët e Rezistencës janë metoda të regjimit iranian për të ndjekur terrorizmin e tij dhe për të heshtur zërin e çdo opozite jashtë vendit. Regjimi iranian përdor një fushatë demonizuese për të përgatitur terrenin për operacionet e tij terroriste. Objektivi kryesor i fushatës demonizuese të regjimit dhe operacioneve pasuese terroriste janë anëtarët dhe mbështetësit e Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Që nga viti 2018, regjimi iranian dhe agjentët e tij në Shqipëri po ndjekin gjithashtu një fushatë poshtërimi dhe shpifjesh kundër shtëpisë së PMOI / MEK në Shqipëri, Ashraf3.
Ambasadat e regjimit iranian në Evropë janë qendrat kryesore të regjimit të spiunazhit dhe terrorizmit.
Një shembull është gjykimi aktual i diplomatit terrorist të regjimit Asadollah Assadi në Belgjikë. Gjyqi i Assadit dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij filloi më 14 qershor 2020, në Belgjikë. Të katër u arrestuan për përpjekjen për të bombarduar mbledhjen vjetore të NCRI “Irani i Lirë” në Paris në 30 qershor 2018. Para se të arrestohej, Assadi ishte Sekretari i Tretë në ambasadën e regjimit Iranian në Austri.
Assadollah Assadi, terroristi diplomat i regjimit Iranian
Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij, Amir Sadouni, gruaja e tij Nasimeh Naami dhe Mehrdad Arefani, po gjykohen për tentivë vrasje dhe pjesëmarrje në një bërthamë terroriste. Amir Sadouni dhe Nasimeh Naami u maskuan si mbështetës të MEK-ut për gati 12 vjet dhe u përpoqën të përdorin këtë pozicion për të çuar bombën në tubimin “Irani i Lirë” në Villepinte, Francë, por u arrestuan gjatë rrugës për në Paris.
Terroristi i tretë, Mehrdad Arefani, u arrestua në Francë, ndërsa Assadi u arrestua në Gjermani. Të dy u dorëzuan tek autoritetet belge.
Arefani kishte udhëtuar më parë në Ashraf 3, Shqipëri, kompleksi i MEK, me nënën e një dëshmori të MEK. Ai e përdori këtë maskim për mbledhjen e informacionit të mëtejshëm.
Iranian opposition warns against uptick in Tehran’s terrorist activities
Në tetor 2019, shefi i policisë shqiptare ekspozoi një nga bërthamat terroriste të regjimit iranian. Komandantët e Gardës Revolucionare të Forcave Quds (IRGC-QF) të regjimit po udhëzonin dhe komandonin këtë grup nga Irani.
Kjo bërthamë terroriste kishte për detyrë të kryente një shpërthim në festën e Vitit të Ri Persian të MEK-ut në Tiranë, në 22 Mars 2019, duke vendosur një kamion shpërthyes përpara ndërtesës.
Regjimi iranian kishte përdorur një person të quajtur Alireza Naghashzadeh për të mbledhur informacion. Ai kishte udhëtuar në Shqipëri, me pretekstin e takimit me të afërmit e tij, për të mbledhur informacionin e nevojshëm për komplotin e bombave.
Ambasada e regjimit iranian në Shqipëri kishte mbledhur më parë disa informacione primitive në lidhje me ngjarjet e mundshme të MEK-ut në vende të veçanta në Shqipëri. Ai më pas ia dha Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS).
Në atë kohë Mustafa Rudaki, shefi i stacionit të inteligjencës së regjimit ishte në ambasadën e regjimit në Tiranë, për të verifikuar dhe azhurnuar informacionin dhe për udhëzimet e vendndodhjes.
Gjithashtu, Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij Anne Singelton, dy agjentë të njohur të MOIS, janë përpjekur të mbledhin më shumë informacion rreth Ashraf 3 duke kontaktuar agjentë të tjerë në Tiranë, të cilët janë dëbuar nga MEK. MOIS ka ngarkuar Khodabandeh dhe gruan e tij që të kontaktojnë “gazetarët miqësorë” të mollahëve që t’i intervistojnë agjentët e tjerë të MOIS nën siglën e “ish anëtarëve të MEK” ose të përpiqen të mbledhin informacione rreth Ashraf 3, me pretekstin e përgatitjes së raporteve dhe dokumentarëve .
Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'
Komiteti i Sigurisë Kundër Terrorizmit i NCRI, në një deklaratë në 10 Gusht, 2020, zbuloi: “Pasi Qeveria e Shqipërisë dëboi Mohammad Ali Arz Peyma dhe Ahmad Hosseini Elsat, dy diplomatë të tjerë-terroristë të regjimit klerik, në Janar 2020 dhe ushtroi vigjilencë më të madhe në lidhje me aktivitetet e ambasadës së mullahëve, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e regjimit (MOIS) dhe Forcat terroriste Quds po kryejnë aktivitetet e tyre dhe komunikimet me agjentët e tyre indirekt nga Teherani, vendet e Ballkanit dhe të Evropës Perëndimore. ”
“Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij Anne Singleton, agjentët famëkeq të MOIS me qendër në Londër, janë dy persona që janë në kontakt të përditshëm me disa agjentë lokalë të MOIS në Shqipëri, përfshirë Gjergji Thanasin dhe Olsi Jazexhi. Thanasi dhe Jazexhi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me dezertorët e MEK të rekrutuar nga MOIS, duke përfshirë Hassan Heyrani. Agjentët lokalë rrijnë në një kafene në zonën e Freskut në Tiranë, ku ata koordinojnë aktivitetet e tyre të spiunazhit. Heyrani, i cili drejton kafenenë , gjithashtu paguan qiranë dhe kostot e tjera të përfshira. MOIS po organizon mercenarët e saj përmes dy dezertorëve, Hassan Heyrani dhe Gholamreza Shekari, të cilët po paraqiten si “ish-anëtarë” ose “anëtarë të ndarë” të MEK. Një tjetër agjent, Ehsan Bidi, i cili u ekspozua nga Komiteti i Sigurisë dhe Kundër Terrorizmit i NCRI, është vendosur në arrest shtëpiak në një kamp të mbyllur që nga gushti i vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe, ai mori para dhe udhëzime përmes agjentëve të tjerë të regjimit, “shtoi deklarata.
Një shembull tjetër se si regjimi iranian përpiqet të marrë informacion në lidhje me MEK duke dërguar agjentë të tij, të maskuar si mbështetës të MEK, është çështja e dy agjentëve të MOIS, Ahmad Reza Mohammadi Doostdar dhe Majid Ghorbani, të arrestuar nën akuzën e terrorizmit dhe spiunazhit.
Në një njoftim për shtyp më 15 janar 2020, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi: “Ahmadreza Mohammadi-Doostdar, 39 vjeç, një shtetas me dy nënshtetësi SHBA-Iran dhe Majid Ghorbani, 60 vjeç, një shtetas iranian dhe banor i Kalifornisë, janë dënuar me afate burgimi përkatësisht prej 38 muajsh dhe 30 muajsh, për dënimet e tyre penale në lidhje me sjelljen e tyre duke kryer mbikëqyrje dhe mbledhur informacion identifikues në lidhje me shtetasit amerikanë dhe personave me kombësi amerikane të cilët janë anëtarë të grupit Mujahedin-e Khalq (MEK). ”
Në një rast tjetër, MOIS dërgoi Meysam Panahi në Gjermani për të spiunuar Rezistencën Iraniane. Panahi u përjashtua nga MEK në vitin 2012 në Kampin e Lirisë, Irak. Në korrik 2016, një gjykatë në Gjermani e dënoi Panahi me dy vjet burg për spiunazh kundër MEK dhe NCRI.
Që nga vitet 1990, agjentët e MOIS janë përpjekur të mbledhin informacion në lidhje me Rezistencën Iraniane, duke u paraqitur si mbështetës të Rezistencës ose kundërshtarë të regjimit. Më poshtë janë disa shembuj se si regjimi përdori agjentët e tij për të mbledhur informacion për aktivitetet terroriste:
Dr. Kazem Raxhavi
Vrasja e Dr. Kazem Raxhavi, përfaqësuesi i NCRI në Zvicër, më 20 Prill 1990: Regjimi iranian përdori Saied Shahsavandi, një ish anëtar i MEK dhe agjent i MOIS, për të mbledhur informacion për komplotin e vrasjes kundër Dr. Raxhavi. Për të koordinuar lidhjet midis terroristëve, vrasësve dhe spiunëve të regjimit, Shahsavandi ngriti një degë të inteligjencës nën maskën e një librarie në Hamburg, Gjermani. MOIS e financoi këtë librari.
Në vitin 1994 Jamshid Abedini, një agjent i MOIS, u arrestua në Suedi me akuzat e infiltrimit dhe mbledhjes së informacionit për komplotet e vrasjes për llogari të regjimit iranian kundër zyrtarëve të MEK-ut në Suedi. Ai ishte maskuar si një mbështetës i MEK, duke fituar kështu një pjesë të besimit të mbështetësve të MEK, dhe mori disa informacione për komplotet terroriste të regjimit. Suedia dëboi tre nga terroristët diplomatë të regjimit në shkurt 2000 në lidhje me këtë rast.
Në një rast tjetër në Turqi, MOIS punësoi një burrë të quajtur Reza Masoumi në vitin 1994. Masoumi ishte në gjendje të fitonte besimin e mbështetësve të MEK dhe refugjatëve iranianë në Turqi duke u prezantuar si një kundërshtar i regjimit dhe një mbështetës i MEK. Ai iu afrua zyrtarëve të MEK, përfshirë zonjën Zahra Raxhabi, e cila kishte udhëtuar në Turqi për të ndihmuar refugjatët iranianë. Ai i dha MOIS informacionin që çoi në vrasjen e zonjës Raxhabi dhe mbështetësit të MEK Ali Moradi në vitin 1996 në Turqi.
Në janar të vitit 2001, MOIS caktoi një agjent tjetër, Hamid Khorsand, të infiltronte në radhët e mbështetësve të MEK në Gjermani. Ai mori të paktën dy herë nga 12,500 marka gjermane nga Ministria e Inteligjencës e regjimit për këtë mision. Një zyrtar i inteligjencës i lidhur me konsullatën iraniane në Berlin fillimisht drejtonte aktivitetet e Khorsand.