Friday, March 29, 2024

Këngëtari ikonik  iranian Mohammad Reza Shajarian ndërron jetë

Më 8 tetor, humbja e Mohammad Reza Shajarian i zhyti qytetarët iranianë në hidhërim dhe në zi. Ngjarja gjithashtu nxiti zemërimin e njerëzve kundër televizionit shtetëror, i cili nuk dha asnjë lajm mbi vdekjen e tij.

Në këtë drejtim, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të demonstruar zemërimin e tyre kundër censurës së regjimit. Në parullat e tyre, protestuesit iu drejtuan Organizatës së Transmetimit të Republikës Islamike (IRIB) duke brohëritur: “IRIB-ja jonë është turpi ynë”.

Duhet theksuar se IRIB drejtohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësit suprem Ali Khamenei i cili është një kundërshtar i kulturës, artit, civilizimit, këngës dhe muzikës persiane ashtu si paraardhësi i tij Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i parë suprem.

Për këtë arsye, njerëzit gjithashtu brohorisnin kundër Khamenei, duke treguar zemërimin e tyre kundër të gjithë sistemit qeverisës. “Vdekje diktatorit”, thërrisnin protestuesit. Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit po tregonin tërbimin e tyre kundër Khamenei dhe regjimit të tij shtypës dhe të vjetëruar.

Në ndryshim nga ajatullahët, opozita e koalicionit iranian ishte ndër individët dhe grupet e para dhe që i shprehën ngushëllimet familjes Shajarian dhe popullit iranian.

“Mohammad Reza Shajarian, një nga mjeshtrat më të njohur të muzikës dhe këngëve tradicionale persiane, ndërroi jetë pas një periudhe të gjatë i sëmurë,” deklaroi znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) .

“Ngushëllimet e mia për popullin iranian, komunitetin e arteve të Iranit dhe për familjen e miqtë e z. Shajarian, për humbjen e një prej artistëve më të mëdhenj të Iranit. Puna e shkëlqyer dhe muzika e Shajarian janë të përjetshme dhe ndër thesaret më të çmuara të artit tonë kombëtar, “shtoi ajo.

Në mesazhin e saj, presidentja e NCRI vazhdoi:

Që nga fillimi i viteve 1970, Shajarian ishte ndër artistët që shpikën metoda të reja në muzikë dhe përdori krijimtarinë dhe talentin e tij të trashëguar për të transformuar muzikën autentike të Iranit dhe tingujt vokalë përmes performancave të tij, duke ruajtur parimet dhe bazat thelbësore.

Mullahët që kundërshtojnë të gjitha format e artit dhe nuk mund të tolerojnë asnjë zë tjetër, reaguan me hakmarrje kundër Shajarian duke e ndaluar atë për të performuar koncerte. Ata gjithashtu hoqën lutjet e tij të famshme të Ramazanit nga radio dhe televizioni shtetëror.

October 8 Tehran, Iran Regime security forces attack people gathering in memory of legendary Ira

Shajarian në mënyrë të hapur dhe të përsëritur tha në shumë prej intervistave të tij se ai ishte përballur me një regjim diktatorial, i cili kërkonte ta detyronte atë të pendohej dhe të dorëzohej, dhe se ai nuk ishte i gatshëm ta pranonte atë.

Në Prill 2015, në një ceremoni për nder të poetit legjendar iranian Hafez, Shajarian iu përgjigj audiencës që e inkurajoi atë të këndonte duke thënë: “Unë jetoj në një vend, ku prej disa vitesh më është ndaluar të këndoj për njerëzit e mi ”.

Kufizimet dhe presionet e mullahëve në pushtet nuk kanë mundur dhe kurrë nuk do të mund të zhdukin statusin e tij dhe kontributet e tij të mëdha në skenën e artit dhe muzikës së Iranit.

Pa dyshim, komuniteti i arteve të Iranit dhe ata që kujdesen për muzikën e Iranit do të mbështeten në kontributet, mësimet dhe risitë e tij si kurrë më parë dhe do të shtojnë thesaret e pakonkurueshme të arteve dhe kulturës së Iranit. Vokalet e z. Shajarian janë pritur ngrohtësisht në zemrat e miliona iranianëve për disa breza dhe nuk mund të shuhen

October 8 Tehran, Iran People gathering in memory of legendary Iranian artist Mohammad Reza Shaj