Friday, March 29, 2024

Justifikimi i ri i Teheranit për të shtypur protestat: Vënia nën kontroll e bandave të rrugëve

Students from different Iranian universities gathered for anti-regime protest rallies – Tehran January 2020Studentë nga universitete të ndryshme iraniane mblidhen për tubime protestuese anti-regjim – Teheran, janar 2020

Regjimi iranian përpiqet të përhapë frikë në shoqëri në mënyrë që të parandalojë një valë të re protestash mbarëkombëtare. Më 2 tetor, Gjeneral Brigadier Majid Mirahmadi, Zëvendës për Sigurinë i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura, tha për agjencinë e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcat Quds të Gardës Revolucionare (IRGC), “Sipas hetimeve, kemi gjetur të dhëna për grupe anti-revolucionare dhe disidente me bazë jashtë vendit, dhe për këtë arsye do të krijojmë baza për të luftuar banditët në provinca e qytete.”

Gjithashtu, Mohammad Motahari, komandant i të ashtu-quajturës Njësi e Veteranëve të Mbrojtjes së Shenjtë (lufta Iran-Irak), pretendoi se në provincën Kerman janë krijuar 40 batalione sigurie për t’iu kundërvënë rebelëve e për të vendosur “sigurinë” në qytete.

Taktikat e regjimit për të shtrembëruar imazhin e protestuesve

Krahas propagandës së regjimit dhe masave që merren për t’u mburrur me forcën e supozuar ushtarake, regjimi përpiqet ta shtrembërojë imazhin e protestuesve duke i quajtur ata rebelë e banditë. Regjimi i lidh qëllimisht problemet shoqërore që shkaktohen nga bandat e rrugëve nëpër qytete me lëvizjet protestuese dhe e përdor këtë vijë arsyetimi për t’i shtypur protestuesit, sidomos Njësitë e Rezistencës Iraniane, që janë rrjeti i brendshëm i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Institucionet e sigurisë të regjimit shpesh rekrutojnë dhe punësojnë banda rrugësh e banditë për të kryer bëmat e tyre. Këtyre grupeve të banditëve u jepet liri për të punuar jo zyrtarisht brenda kufijve të vendosura nga regjimi, dhe regjimi i përdor ato për të krijuar një atmosferë frike në shoqëri.

Përdorimi i banditëve për të shtypur forcat opozitare nuk është gjë e re në Iran. Në ditët e para pas revolucionit anti-monarkik të 1979-ës, Partia e Republikës Islamike njihej si “partia e banditëve.” Ajo i organizonte bandat që t’i sulmonin në mënyrë sistematike tubimet, grumbullimet dhe zyrat e MEK në Teheran e në mbarë vendin.