Thursday, March 28, 2024

Konferenca mbi politikën e Iranit në Parlamentin Evropian thekson nevojën për përgjegjësi mbi krimet e regjimit iranin

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion i grupeve iraniane pro-demokracisë, ka mbajtur një mori konferencash në internet muajt e fundit me qëllim zgjerimin e diskutimeve të politikës perëndimore në lidhje me Republikën Islamike. Grupi kryesor përbërës i NCRI, Organizata Muxhahedine e popullit te Iranit (PMOI / MEK),  ka qënë një forcë kryesore në nxitjen e kryengritjeve mbarëkombetare në 3 vitet e fundit, dhe konferencat kanë treguar shumë shpesh se ky trend është një mundësi për SHBA dhe BE që ta ndihmojnë popullin iranian të realizojë një ndryshim të një shkalle të lartë në vendin e tij.

Maryam Rajavi

Konferenca e fundit u zhvillua të Mërkurën, 7 Tetor 2020, organizuar nga Miqtë e Iranit të Lirë (FOFI) në Parlamentin Evropian dhe ishte përqëndruar në “politikën e saktë” dhe “detyrimet politike dhe etike” për kombet europiane përballë “krimeve të vazhdueshme kundër njerëzimit”. Në të morën pjesë afërsisht 36 anëtarë të Parlamentit Evropian, nga grupe të ndryshme politike të cilët rishikuan politikën aktuale të BE-së mbi Iranin.

Ata paralajmëruan për situatën në përkeqësim të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht për shkak të valës së re të ekzekutimeve të disidentëve dhe protestuesve iranianë, ndër to dhe varja e Navid Afkari, mundësit iranian i cili u var pasi mori pjesë në protestën e fundit kundër regjimit. Eurodeputetët nxitën një politikë më të fortë mbi Iranin me një fokus në të drejtat e njeriut.

Një numër pjesëmarrësish theksuan rolin e rëndësishëm që Rezistenca Iraniane ka luajtur duke iu referuar mbledhjes së Iranit të Lirë ne 2018 në Paris, kur operativët e regjimit iranian u përpoqën të kryenin një sulm terrorist në atë tubim, i cili u organizua nga NCRI. Megjithëse komploti u pengua me bashkëpunim nga autoritete të shumta evropiane, ai padyshim zbuloi shumë për lidhjen mes financimin terrorist të Iranit dhe aktiviteteve të tij zyrtare në politikën e jashtme.  Komploti gjithashtu demonstroi se regjimi klerik e shikon lëvizjen e Rezistencës si një kërcënim të vërtetë për mbajtjen e pushtetit.

Gjithashtu Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), drejtoi samitin në internet dhe propozoi një politikë të trefishtë, e cila përfshinte:

Së pari “Të drejtat e njeriut për njerëzit e Iranit, embargo gjithëpërfshirëse e regjimit diktatorial, dhe njohjen e Rezistencës së Popullit Iranian për liri dhe demokraci ”

Së dyti miratimin e një legjislacioni detyrues, për të dëbuar agjentët e regjimit iranian nga Europa, për të mbyllur ambasadat e regjimit në të gjitha vendet anëtare të BE, dhe për të njohur IRGC dhe përfaqësuesit e tij në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe vendet e tjera si grupe terroriste.

Dhe së treti krijimin e një misioni te pavarur ndërkombëtar i cili duhet të hetojë masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në Iran dhe therjen e më shumë se 1,500 protestuesve ne Khamenei gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019. Misioni duhet gjithashtu të hetojë gjendjen e burgjeve dhe të burgosurve në Iran, veçanërisht të burgosurit politikë duke kërkuar gjithashtu lirimin e këtyre te fundit.

Në rast të mosprishjes se komplotit, lista e viktimave do të kishte përfshirë personalitete të profilit të lartë evropian dhe / ose amerikan, duke përfshirë ndoshta disa nga eurodeputetët që kontribuan në konferencën e së mërkurës.

Sigurisht që pjesëmarrësit në Paris po interesohen personalisht në çështjen Assadi, por në rishikimin e tyre eurodeputetet theksuan më së shumti rëndësinë e mbajtjes së përgjegjësisë se regjimit iranian për historinë e tij të gjatë të terrorizmit, financimit të terrorizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit

Masakra e 30000 të burgosurve politikë në 1988 ka qenë në qendër të deklaratave të panumërta nga NCRI dhe nga grupet politike perëndimore që mbështesin ndjekjen e drejtësisë. Krimi 32-vjeçar kundër njerëzimit filloi kur “komisionet e vdekjes” u mblodhën në burgjet e shumta iraniane me qëllimin për të shtypur kundërshtimin e sistemit teokratik.

Në veçanti, MEK, u bë fokusi i marrjes në pyetje nga “komisionet e vdekjes” dhe në vetëm disa muaj anëtarët e saj përbënin pjesën më të madhe të viktimave,  30,000 viktima.

Deri më sot, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këto vrasje. Përkundrazi, autorët kryesorë janë shpërblyer vazhdimisht nga qeveria e tyre ndërsa janë injoruar në mënyrë direkte nga kundërshtarët e huaj të supozuar të Teheranit. Sot, autorët kryesorë të vrasjeve përfshijnë kreun e gjyqësorit iranian dhe Ministrin e Drejtësisë , së bashku me një mori zyrtarësh të tjerë. Keta luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e regjimit për t’u përballur me një lëvizje të Rezistencës e cila dështoi 32 vjet më parë.

Konferenca e së mërkurës theksoi situatën në Iran duke sugjeruar se është në interesin e vetë kombeve perëndimore të përballen me krimet aktuale dhe të kaluara të Teheranit, sepse ndjenja e mosndëshkimit i shtyn zyrtarët e regjimit të bëjnë përpjekje të mëtejshme mbi udhëheqësit e Rezistencës, duke rrezikuar jetën e shtetasve perëndimorë gjate ketij procesi.

Pjesëmarresit në konferencë gjithashtu këmbëngulën se edhe në mungesë të kërcënimeve për sigurinë e tyre, qeveritë perëndimore kanë përgjegjësi për të sanksionuar dhe izoluar diplomatikisht regjimin iranian për shtypjen me forcë të Rezistencës demokratike.

Për më tepër, rekomandimet e “politikës së saktë” që dolën nga konferenca përfshinin njohjen zyrtare të asaj lëvizjeje të Rezistencës. Disa nga folësit të mërkurën vunë në vëmendje planin e znj. Rajavi me 10 pika për të ardhmen e Iranit, i cili përshkruan një sistem të bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarjen e fesë nga shteti dhe mbrojtje të barabartë për gratë dhe pakicat. Disa argumentuan gjithashtu se ishte kjo platformë në veçanti ajo që ndihmoi për të motivuar një kryengritje mbarëkombëtare brenda Republikës Islamike në fillim të vitit 2018, e cila nga ana tjetër motivoi komplotin e terrorit të atij viti dhe e shtyu Teheranin të pranonte se Rezistenca Iraniane mbetet një sfidë serioze për sistemin.

Iran Ongoing Crimes Against Humanity