Friday, March 29, 2024

Lobet e Iranit në Perëndim dhe Pikat e Diskutimit të Regjimit Klerikal Kundër MEK

 

Leaving 1988 Massacre of MEK Unpunished Emboldens Iran’s Regime to Continue Human Right Abuses – Remarks by Dr. Alejo Vidal-QuadrasAshraf 3, Shqipëri, Shtëpia e anëtarëve të MEK – Konferenca Thirrje për Drejtësi, 19 Korrik

 

Pasi ka dështuar në përpjekjen për ta shkatërruar opozitën demokratike me një masakër ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën, dhe me ekzekutime e sulme më pas, regjimi i Iranit ka punuar me shumë mund për ta delegjitimizuar lëvizjen e Rezistencës në sytë e botës. Këto përpjekje përfshijnë një rrebesh të dendur lajmesh të rreme nga Ministria iraniane e Inteligjencës, lajme të rreme të cilat kanë në shënjestër grupin kryesor opozitar, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK). Por kjo propagandë brenda vendit është e efektshme vetëm në promovimin e objektivave më të gjera të regjimit, sepse depërton rregullisht në mediat globale, duke i turbulluar perspektivat ndërkombëtare për sa i përket mundësisë për ndryshim regjimi dhe qeverisje demokratike në Iran.

Kjo është pika ku përfshihen Lobet e Iranit në Perëndim. Ata i shpërndajnë me lehtësi pikat e diskutimit të regjimit klerikal kundër MEK, duke marrë pozicionin e gazetarëve apo ekspertëve mbi Iranin, në media apo në rrjetet sociale. Burimi i lajmit apo analizës, lobuesi, mund të duket legjitim, por duke gërmuar më thellë dhe duke vënë re pikat e tyre të diskutimit, bëhet e qartë që, prapa kravatës dhe pamjes perëndimore të “ekspertit mbi Iranin” apo “gazetarit,” mund të shohësh çallmën e mullahëve. Një etiketim i zakonshëm që ata përdorin dhe e përsërisin shumë shpesh kundër MEK-ut është narrativa e regjimit që e përshkruan MEK-un si një kult.

Që nga fundi i 2017-ës, Irani është shkundur nga dy kryengritje mbarëkombëtare anti-qeveritare dhe nga protesta të panumërta të një shkalle më të vogël. Vetë autoriteti më i lartë i vendit, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, e pranoi në një fjalim në janar 2018 se MEK kishte luajtur një rol udhëheqës në organizimin dhe lehtësimin e qindra demonstratave që vazhdonin ende. Sikur vetëm kjo gjë të merrej parasysh, duhej ta kishte shkatërruar narrativën e vjetër të regjimit që e përshkruan MEK-un si një “kult” dhe një “grup i vogël” i paefektshëm.

Problemi i dukshëm është thjesht se propaganda iraniane ka qenë e rrënjosur tepër thellë në mediat perëndimore për një kohë shumë të gjatë. MEK dhe mbështetësit e saj të ndryshëm perëndimorë kanë punuar për ta çrrënjosur këtë ndikim duke e ekspozuar rregullisht “rrjetin e gazetarëve miqësorë” të regjimit dhe asetet iraniane të inteligjencës që e prezantojnë veten nën maskën e ekspertëve mbi strategjinë e Lindjes së Mesme apo mbi Iranin dhe si ish-anëtarë të MEK.

Në Mars 2019 dhe sërish në korrik 2020, një gjykatë gjermane dha gjykime që miratuan kundërshtimet që koalicioni përfshirës i MEK, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), kishte paraqitur ndaj dy botimeve, Der Spiegel dhe Frankfurter Algemeine Zeitung. Të dyja këto gjyqe vërtetuan se propaganda iraniane vazhdon të ushtrojë ndikim të fortë mbi mediat perëndimore, pasi burime që dyshohen si asete të inteligjencës iraniane citoheshin në mënyrë jo-kritike në artikuj të cilët dukej se ishin të angazhuar për ta portretizuar MEK-un si një kult.