Friday, January 27, 2023

Përmbledhje e Protestave në Iran: 30 Shtator – 7 Tetor

 

e hekurudhës në grevë në provincën Lorestan, Irani perëndimor – 5 tetor 2020

Raportet e mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se janë shtuar protestat nga klasa të ndryshme shoqërore në mbarë Iranin. Forca shtytëse e të gjitha këtyre protestave janë vështirësitë ekonomike.

Sipas MEK, të hënën, punëtorët e hekurudhës në provincën Lorestan të Iranit perëndimor refuzuan të shkonin në punë, dhe i detyruan zyrtarët e kompanisë t’u paguanin një pjesë të rrogave. Këta punëtorë refuzuan të shkonin në punë pas një thirrjeje për fillimin e një greve të hënën.

Për shkak të politikave të gabuara ekonomike të regjimit, çmimet e produkteve thelbësore vazhdojnë të rriten. Raportet nga Irani tregojnë se çmimi i bukës në qytetin Tabriz, në Iranin veri-perëndimor, është rritur me 30 deri në 50 përqind. Rritja e papritur e çmimit të bukës ka rezultuar në protesta. Gjithashtu, shumë furra buke në Tabriz janë mbyllur ngaqë u mungon mielli dhe zyrtarët e regjimit nuk ua kanë siguruar këtë produkt thelbësor.

Filmimet e marra nga MEK nga Urmia, në Iranin veri-perëndimor, tregojnë një numër të madh njerëzish që qëndrojnë në radhë që në orën 6 të mëngjesit, e megjithatë nuk arrijnë të blejnë bukë.

Të hënën, edukatoret e kopshteve në qytetin Izeh të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, zhvilluan një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit në Khuzestan. Ato kërkuan që statusi i tyre i punës të ndryshojë nga mësues me kontratë në mësues të përhershëm.