Mbrojtësi i të drejtave njerëzore Arash Sadeghi është i sëmurë në gjendje kritike në një burg iranian. 38-vjeçari ka një formë të rrallë të kancerit të kockave dhe është operuar pak më shumë se një muaj më parë.
Gjashtë Përkrahës të PMOI/MEK Dënohen me 8 Deri në 18 Vjet Burgim dhe Dëbim nga Vendi
me akuzën e djegies së fotografive të Khomeini-t dhe Khamenei-t, dhe të shkrimit të sloganit “Vdekje Khamenei-t – Rroftë Rajavi”
Kreu i drejtësisë së regjimit në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, mullahu kriminel Mazarei, ka shpallur se gjashtë të paditur, të lidhur me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) janë “dënuar me burgim dhe dëbim nga vendi nga 8 deri në 18 vjet” me akuzën se kanë shkruar slogane, kanë thënë blasfemi (kundër liderit suprem) dhe kanë djegur “banderola propagande me fotografitë e figurave kombëtare dhe fetare”.
Varfëria e Iranit Është Rezultat i Korrupsionit të Regjimit
Irani ka rezervat e treta apo të katërta më të mëdha të naftës, rezervat e dyta më të mëdha të gazit, dhe është në pesëmbëdhjetëshen e parë të vendeve mineral-prodhuese në botë, por ka vetëm 1% të popullsisë së botës.
Rouhani e Përshkruan të Vetmen Dritëz Shpëtimi për Regjimin Iranian si “Terapi Shprese”
Rouhani, presidenti i regjimit klerikal, në një rrëfim të paprecedent gjatë një fjalimi në Universitetin e Teheranit më 14 tetor, e përshkroi regjimin e Velayat-e-Faqih (sundim klerikal) si në prag të vdekjes, dhe e quajti të vetmen dritëz shpëtimi si “terapi shprese”.
Iran: Tubim Proteste i Pensionistëve kundër varfërisë, situatës së rëndë të jetesës dhe kostove të larta
Mëngjesin e së martës, 16 tetor, një grup i madh pensionistësh protestuan përpara organizatës së programimit dhe buxhetit në Teheran.
Shtetet e Bashkuara Mbështesin Mësuesit Grevistë në Iran
Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve në Iran (CCTSI) u bëri thirrje mësuesve të bëjnë protesta në shkollat e tyre dhe t’i anullojnë orët e mësimit më 14 e 15 tetor. Organizata ka thënë që greva është bërë e domosdoshme për shkak të mungesës së masave për sa i përket debatit me Ministrinë e Arsimit për rrogat dhe zbritjet në buxhet.
E Burgosura Politike Iraniane, së Cilës nuk i Lejohen Vizitat Familjare, i Shkruan një Letër për Ditëlindje Vajzës së Saj 13-Vjeçare
Një e burgosur politike iraniane, e cila ka qenë në burg për nëntë vjet, dhe që para pak kohësh iu ndaluan vizitat familjare, i ka shkruar së bijës një letër ku i uron 13-vjetorin e lindjes.
Unioni Iranian i Mësuesve Bën Thirrje për një Grevë të Përgjithshme
Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve në Iran (CCTSI) ka bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare të mësuesve dhe anëtarëve të tjerë të stafit akademik më 14 dhe 15 tetor,
SHBA Paralajëron se Irani do të Përpiqet t’u Shmanget Sanksioneve Përmes Hileve
SHBA ka paralajmëruar, vetëm pak javë para se një raund tjetër sanksionesh ndëshkuese të godasë Iranin, se Regjimi Iranian mund të përdorë mënyra mashtruese (p.sh. kompani frontale, dokumenta të falsifikuara) për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të vazhduar të financojë terrorizmin.
Trump Betohet se do t’ua Ndreqë Vendeve që Shkelin Sanksionet mbi Iranin
Donald Trump tha javën e shkuar se SHBA do “t’ua ndreqë” vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë iraniane pas fillimit të sanksioneve më 4 nëntor, duke treguar kështu se ai është i gatshëm ta rrisë trysninë ekonomike mbi Iranin.




















