Friday, March 29, 2024

Iran: Tubim Proteste i Pensionistëve kundër varfërisë, situatës së rëndë të jetesës dhe kostove të larta

Mëngjesin e së martës, 16 tetor, një grup i madh pensionistësh protestuan përpara organizatës së programimit dhe buxhetit në Teheran.

Protestues nga provinca të ndryshme, duke përfshirë Fars dhe Kermanshah, kanë ardhur në Teheran për të kërkuar rritjen e rrogave të tyre në përputhje me inflacionin dhe kufirin e varfërisë, implementimin e një sistemi të koordinuar pagesash, balancimin e rrogave të tyre, dhe pagesën e premiumeve të sigurimeve.

Turmat thërrisnin me slogane: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen, studentët e burgosur duhet të lirohen, burgu nuk është vend për mësuesit, qajmë nga e gjithë kjo padrejtësi, kufiri i varfërisë është gjashtë milion; rrogat tona janë dy milion.” Sipas agjensive qeveritare të lajmeve, protestuesit kanë thënë se rrogat që marrin nuk mbulojnë as 10 ditë nga shpenzimet e tyre në një muaj. Zyrtarët e regjimit kanë shpallur muajt e fundit se pensionistët kanë humbur mbi dy të tretat e fuqisë së tyre blerëse. Kjo përveç faktit që fuqia e tyre blerëse ka rënë edhe më poshtë gjatë muajve të fundit.
Më 14 e 15 tetor, mësuesit dhe arsimtarët në mbarë vendin refuzuan të shkonin nëpër klasa dhe organizuan protestë për të marrë të drejtat e tyre minimale. Regjimi ka arrestuar një numër mësuesish për të parandaluar përhapjen e protestës. Në disa qytete, mësuesit thërrisnin, ‘mësuesit e burgosur duhet të lirohen’.