Saturday, September 7, 2024

SHBA Paralajëron se Irani do të Përpiqet t’u Shmanget Sanksioneve Përmes Hileve

SHBA ka paralajmëruar, vetëm pak javë para se një raund tjetër sanksionesh ndëshkuese të godasë Iranin, se Regjimi Iranian mund të përdorë mënyra mashtruese (p.sh. kompani frontale, dokumenta të falsifikuara) për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të vazhduar të financojë terrorizmin.

Sigal Mandelker, nënsekretari i Thesarit për terrorizmin dhe inteligjencën financiare, ka thënë: “Çdo vend që e lejon bankën e tij qendrore të përfshihet në mashtrime në mbështetje të terrorizmit, kërkon nivelet më të larta të shqyrtimit, sidomos kur vetë ai vend është shteti më i madh sponsor i terrorizmit.”

Ky paralajmërim është pjesë e fushatës koordinuese të SHBA-së për t’i bindur bankat dhe bizneset në mbarë globin që t’i ndërpresin lidhjet me Iranin, jo thjesht për të vepruar në përputhje me sanksionet amerikane, por gjithashtu për arsye se Irani është shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin.

Sanksionet, që do të hyjnë në fuqi në nëntor, kanë në shënjestër indurstrinë iraniane të naftës, kompanitë e transportit dhe bankën qendrore. Ky është raundi i dytë i sanksioneve që janë vendosur nga administrata Donald Trump që kur SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës majin e shkuar. Raundi i parë i sanksioneve, i cili i ka ndaluar transaksionet që përfshijnë kartëmonedhat dollar, arin dhe produkte të tjera, hynë në fuqi në gusht.