me akuzën e djegies së fotografive të Khomeini-t dhe Khamenei-t, dhe të shkrimit të sloganit “Vdekje Khamenei-t – Rroftë Rajavi”
Kreu i drejtësisë së regjimit në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, mullahu kriminel Mazarei, ka shpallur se gjashtë të paditur, të lidhur me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) janë “dënuar me burgim dhe dëbim nga vendi nga 8 deri në 18 vjet” me akuzën se kanë shkruar slogane, kanë thënë blasfemi (kundër liderit suprem) dhe kanë djegur “banderola propagande me fotografitë e figurave kombëtare dhe fetare”.
(Agjensia e Lajmeve ISNA – 17 tetor, 2018).
Sipas tij, “armiqtë e shtetit … i kanë marrë në foto dhe video këto akte sabotimi dhe ua kanë dërguar liderëve të tyre pas kryerjes së krimit.”
“Arrestimi i këtyre njerëzve është një nga providencat e veçanta të Zotit dhe të Lartësisë Vali- Asr [imami i 12-të i Shiitëve] ndaj këtij sistemi,” tha Mazarei në mënyrë idiote.
Ai tha gjithashtu me një gjest qesharak e bosh: “Gjykata dhe zyra e përgjithshme e inteligjencës së provincës arritën të kenë akses në fotot dhe videot e dërguara nga ky grup kundërshtar, dhe i arrestuan ata në një operacion surprizë, përmes monitorimit, përhapjes së informatave, dhe aplikimit të teknikave teknike”!
Fakti është se këto arrestime kanë ndodhur qershorin e shkuar. Me “shkrimin e sloganeve” dhe djegien e “imazheve të figurave kombëtare e fetare”, ai nënkupton shkrimin “Vdekje Khamenei-t – Rroftë Rajavi” dhe “djegien e imazheve të shëmtuara të Khomeini-t dhe Khamenei-t”. Për më tepër, ka patur shumë arrestime të tjera të ngjashme, të pranuara tashmë nga regjimi, të cilat Rezistenca Iraniane i ka raportuar që më parë me detaje tek organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke lëshuar verdikte kriminale për të krijuar frikë, regjimi i mullahëve përpiqet dëshpërimisht t’i kundërvihet kryengritjes popullore dhe përhapjes në rritje të kundërshtimit ndaj fashizmit fetar, dhe sidomos të frikësojë rininë në Gachsaran e Yasuj.
Rezistenca Iraniane u bën thirrje autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa kundër arrestimeve arbitrare dhe gjyqeve mesjetare të regjimit diktatorial, si dhe të veprojnë për lirimin e të burgosurve politikë, sidomos të atyre që janë arrestuar gjatë kryengritjes.
Ky është regjimi që është dënuar tashmë nga 64 rezoluta të Kombeve të Bashkuara për abuzimet ndaj të drejtave njerëzore, gjyqet mizore, si dhe për torturimin e trajtimin çnjerëzor të të burgosurve.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI)
18 tetor 2011