Rouhani e Përshkruan të Vetmen Dritëz Shpëtimi për Regjimin Iranian si “Terapi Shprese”

394

 Rouhani, presidenti i regjimit klerikal, në një rrëfim të paprecedent gjatë një fjalimi në Universitetin e Teheranit më 14 tetor, e përshkroi regjimin e Velayat-e-Faqih (sundim klerikal) si në prag të vdekjes, dhe e quajti të vetmen dritëz shpëtimi si “terapi shprese”.

Duke përshkruar gjendjen e regjimit, ai tha: “Nëse një doktor i thotë pacientit që ke ardhur shumë vonë, situata është shumë e rëndë, lutu, ky është fundi, pacienti do të shkojë në prag të vdekjes, por për të njëjtin pacient, nëse doktori i thotë nuk është asgjë, shumë të tjerë e kanë patur këtë sëmundje dhe janë shëruar, është pak e vështirë por do t’ia dalësh, mos u shqetëso, jam pranë teje, kjo do të jetë OK me 20% … terapia e shpresës është e duhura. Tani, terapia e fjalës nuk është shumë e efektshme por terapia e shpresës i jep shpresë personit, thotë që ti nuk ke ndonjë problem, je gjallë dhe problemi yt do të zgjidhet.”

Duke i quajtur krizat e vazhdueshme e të shtuara të vendit si thashetheme, Rouhani tha: “Disa thashetheme, se si trashen e zmadhohen në hapësirën kibernetike dhe ndikojnë tek secili, së pari është një çështje psikologjike që vazhdon të na vërë nën presion të gjithëve.” Nën presionin e protestave, ai tha, “Kur bëjnë 10,12, 15 kritika në gazeta, në hapësirën kibernetike, unë them se mjafton për sot dhe e lë mënjanë.”

I frikësuar nga izolimi në rritje i regjimit dhe fundi i disa dekadave të politikës së paqësimit, ai tha: “Në Shtëpinë e Bardhë, janë mbledhur njerëzit më të këqinj … Ata filluan me luftën psikologjike. Lufta ekonomike është qëllimi i tyre afat-mesëm. Lufta për vendosmërinë e regjimit është objektivi i tyre i tretë. Delegjitimizimi i regjimit është objektivi final. “Ndryshimi i regjimit” arrihet përmes delegjitimizimit, përndryshe regjimi nuk ndryshon.

Prania e Rouhani-t në Universitetin e Teheranit u shoqërua me protestë nga studentët. Ata protestuan duke thirrur, “studenti vdes, por nuk pranon poshtërimin; çmime të larta, papunësi, përgjigju Rouhani”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 tetor 2018