Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve në Iran (CCTSI) u bëri thirrje mësuesve të bëjnë protesta në shkollat e tyre dhe t’i anullojnë orët e mësimit më 14 e 15 tetor. Organizata ka thënë që greva është bërë e domosdoshme për shkak të mungesës së masave për sa i përket debatit me Ministrinë e Arsimit për rrogat dhe zbritjet në buxhet.
CCTSI shfaqi shpresë se protestat do ta detyrojnë qeverinë të veprojë por paralajmëroi se nuk do të marrë fund me kaq nëse nuk ndodh asgjë. Këshilli tha: “Këtë tetor, protestat e qëndrimit ulur në shkolla janë vetëm fillimi: nëse nuk shohim ndryshime të shpejta, konstruktive, dhe konkrete në pagat e punonjësve aktivë dhe pensionistë të arsimit, dhe në financimin per-kapita të studentëve, do t’i përshkallëzojmë grevat tona të përgjithshme kur të vijë nëntori.”
Mësuesit janë të zemëruar se regjimi iranian ua mohon të rinjve të Iranit të drejtën e arsimimit për të gjithë. Kostot e rritura të mjeteve dhe librave shkollorë bëjnë që gjithnjë e më pak njerëz në vend mund ta përballojnë arsimimin.
Ndërkohë që kostoja e arsimimit po rritet, cilësia e jetës për mësuesit po përkeqësohet. Për më tepër, shumica e mësuesve jetojnë poshtë kufirit të varfërisë.
Mësuesit kanë mbështetjen e shumë njerëzve, duke përfshirë Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe udhëheqësen e tij Znj. Maryam Rajavi. Udhëheqësja e Rezistencës i ka nxitur të gjithë pjesëmarrësit në greva, jo vetëm mësuesit, por edhe shoferët e kamionëve që kanë bërë grevë për tre javë, që ta mbajnë këtë ritëm. Znj. Rajavi vuri në dukje se mësuesit në Iran po protestojnë kundër kushteve të rënda të jetesës së tyre si dhe kundër atmosferës represive në shkolla. Qëllimi i protestave, tha ajo, është që mësuesit të rifitojnë të drejtat e tyre të cilat janë shkelur nga regjimi iranian.
Heather Nauert, një zëdhënëse për Departamentin amerikan të Shtetit, i miratoi gjithashtu grevat që po ndodhin në mbarë Iranin. Në një mesazh në Twitter, ajo tha: “Po ndjekim raportimet e grevave mbarëkombëtare në #Iran. E mbështesim të drejtën e popullit iranian për të shprehur kërkesat e tyre të drejta në mënyrë paqësore. Këto greva kanë një mesazh për regjimin: mjaft e shpërdoruat pasurinë e Iranit jashtë shtetit, filloni të adresoni nevojat e popullit tuaj.”